
Përballja e fundit El Clasico në Superkupën e Spanjës dhuroi një mbrëmje historike, duke thyer disa rekorde që nuk ishin parë kurrë më parë në shekullin XXI.
Për herë të parë, u shënuan tre gola në kohën shtesë të pjesës së parë (nga minuta e 45-të e lart) në një Klasike në çdo kompeticion, duke e bërë fundin e fraksionit të parë absolutisht spektakolar.
Një nga protagonistët ishte Gonzalo Garsia, i cili në moshën 21 vjeç e 293 ditë u bë spanjolli më i ri që nis titullar në një Klasike ndaj Barcelonës që nga Marko Asensio në vitin 2017. Debutimi i tij tregoi besimin e madh të stafit teknik dhe potencialin e jashtëzakonshëm që ai ka për të ardhmen e Real Madridit.
Por ylli absolut i mbrëmjes ishte Rafinja Sulmuesi brazilian realizoi një paraqitje të jashtëzakonshme duke shënuar katër gola në këtë edicion të Superkupës së Spanjës. Ai u bë vetëm lojtari i dytë në histori që arrin këtë shifër, pas Aritz Aduriz, i cili e bëri këtë në vitin 2015 kundër Barcelonës.
Ky “poker” golash e konfirmon Rafinjën si një nga lojtarët më vendimtarë në skenën e madhe, sidomos në ndeshje të presionit maksimal si El Clasico. Ai jo vetëm që bëri diferencën në rezultat, por edhe shkroi emrin e tij në librat e historisë së turneut.
Me rekorde të thyera, talente të rinj që shfaqen dhe yje që shkëlqejnë, kjo ndeshje e Superkupës do të mbahet mend gjatë si një nga Klasiket më spektakolarë të dekadës.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
11 Janar22:25
Barcelona superkampione e Spanjës, katalanasit mundin Realin në El Clasico dhe fitojnë trofeun e parë të sezonit
Barcelona është fituesja e Superkupës së Spanjës, duke mundur Realin e Madridit në Xhedah me rezultatin 3-2.
Pjesa e parë ...
SPORT
11 Janar20:59
Liverpool, Arne Slot: Nuk nënvlerësoj askënd, Barnsley na ka mundur herën e fundit
Trajneri i Liverpool, Arne Slot tha para ndeshjes ndaj Barnsley, se nuk e ka ndërmend të nënvlerësojë rivalin në FA Cup.
&ldquo...
SPORT
11 Janar20:51
Barcelona-Real Madrid, zhbllokohet rezultati në finalen e Superkupës së Spanjës
Real Madridi dhe Barcelona kërkojnë trofeun e parë të vitit 2026, Superkupën e Spanjës, në finalen që po zhvillohet n&...
SPORT
11 Janar20:46
Brajan Gruda i shënon Manchester United në FA Cup
Brajan Gruda ka shënuar sërish me fanellën e Brighton-it, këtë herë në ndeshjen e FA Cup.
Sulmuesi realizoi golin e avanta...
SPORT
11 Janar19:32
Tetë gola ndaj Wolfsburg, Bayern argëtohet në Bundesligë
Bayern fitoi 8-1 ndaj Wolfsburg, duke marrë 3 pikë në Bundesligë. Për bavarezët, ky është suksesi i dytë radhazi,...
SPORT
11 Janar19:20
E ardhmja e Mario Mitajt, drejtori sportiv zbulon ofertat nga Premier Ligë dhe Spanja
E ardhmja e Mario Mitajt shfaqet larg Al Itihad, ndërsa është konfirmuar se klube nga Premier Ligë dhe Spanja janë ofruar për ta...
SPORT
11 Janar18:50
“Një shoqatë kriminelësh drejtonte futbollin”, Moratti: Niveli i arbitrimit jo i lartë
Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti para ndeshjes së zikaltërve ndaj Napolit, foli për Calciopolin, arbitrimin dhe për sfidën e...
SPORT
11 Janar18:35
Zyrtare, Dinamo ndërpret bashkëpunimin me lojtarin
Dinamo ka ndarë rrugët me Fjoart Jonuzin. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjete...
SPORT
11 Janar18:15
Drejt rinovimit me Bajernin, zbulohet klauzola për Upamekanon
Negociatat për kontratën mes Dajot Upamekanos dhe Bajernit janë në fazën përfundimtare. Sipas raportimeve, francezi do ta zgjas ...
SPORT
11 Janar17:41
Dy gola në Serie A, Nkunku shpëton Milanin ndaj Fiorentinës
Milan barazoi 1-1 me Fiorentinën, në ndeshjen e Serie A.
Skuadra nga Firence shënoi e para me Comuzzon, në minutën e 66-të.
Ku...