“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë këtë muaj ndeshjen vendimtare me Serbinë, e vlefshme për Grupin K kualifikues për Botërorib 2026. Pas publikimit të listës me 25 lojtarë të thirrur nga tekniku Sylvinho, ku vihet re risia e grumbullimit për herë të parë të Klinsman Cakes dhe mungesa e Ernest Muçit, ka qenë vetë braziliani që ditën e sotme ka mbajtur një konferencë për shtyp, për të dhënë shpjegime pikërisht për lojtarët e thirrur si dhe se çfarë presim nga dy sfidat e radhës ajo ndaj Serbisë dhe miqësores ndaj Jordanisë.
“Pikë së pari, është një listë me 25 lojtarë dhe kemi një situatë pak më ndryshe, e dini që Ismajli pësoi një dëmtim katër ditë më parë, nuk luan në fundjavë, nuk udhëton për ndeshjen ndaj Lacios. Ne presim stafin mjekësor të klubit, të bien dakord me doktorin Stesina, Është i dëmtuar, të shohim në fundjavë situatën për të kuptuar sa më qartësisht. Nuk ka çfarë të fshihet këtu.
“Besoj absolutisht te lojtarët tonë. Nuk është momenti i eksperimenteve. Është një moment shumë i rëndësishëm i kualifikimit, ne njohim shumë mirë lojtarët. Padyshim që për dëmtim kemi Klisman Caken që hyn në grup. Sepse është momenti i lojtarëve me eksperiencë, jo për ata me 20-21-22 vjet. Besoj shumë te të gjithë, jam absolutisht i kënaqur nga kjo listë lojtarësh të grumbulluar”.
“Është një ndeshje shumë e vështirë për të dy skuadrat, e rëndësishme. Ne shkojmë atje në garë, në gjendje për t’u kualifikuar, ata janë të fortë, me shumë eksperiencë. Siç e themi gjithmonë, futbolli luhet 90 minuta, nuk fitohet në 10-15-25. Duhet të bëjmë një ndeshje të plotë 90 minuta, është ndeshje e rëndësishme e jemi të ndërgjegjshëm çfarë duhet të bëjmë. Unë kam shumë besim te ky grup. Lojtarët kur janë në këtë nivel besimi dhe një grup që më kënaq, që mund të shkojë kudo e bëjë ndeshje të shumë të bukur, e kemi bërë në Pragë, Varshavë, kudo. Jemi të përqendruar 100% në këtë ndeshje, e përsërit që janë 90 minuta shumë të rëndësishme për ne, për të dy skuadrat”, tha ndër të tjera trajneri.
A vendos kjo ndeshje nëse shkojmë në Botëror dhe çfarë do u thonit lojtarëve?
Është një ndeshje shumë e rëndësishme, për të mbetur gjallë në objektivin për t’u kualifikuar në Botëror. Nuk është definitive sepse janë edhe dy të tjera përveçse me Serbinë. Duhet të kalojmë këtë ndeshje, e vështirë sigurisht. Sipas meje është një ndeshje shumë e rëndësishme, duhet të përgatitemi për fitoren si në çdo ndeshje. Nuk është e fundit. Nëse çdo gjë shkon mirë është edhe “play-off”. Objektivi në këtë moment është të përfundojmë në vendin e dytë, Anglia është shumë e fortë. Tani duhet të përqendrohemi 100% te Serbia. Është pengesë e vështirë, por që do të japim maksimumin.
Çfarë duhet të bëjnë më shumë Seferi, Gripshi dhe Mehmeti për t’u përfshirë në skuadër?
Fillimisht kemi ndeshje të dytë dhe mund të kemi ndryshime. Unë zgjedh për të mos shkuar me 28 lojtarë në Serbi. Preferoj me aq lojtarë të punoj, me 25. Me lojtarë në tribunë është e shëmtuar. Gripshin e kam parë prej 6 muajsh dhe më pëlqen. Mehmetin e kemi vizituar, por ne kemi shumë lojtarë në krahun e majtë. Ne e kemi marrë Mehmetin këtu, ka luajtur në të djathtë. Me ekipin e tij luan në krahun e majtë, ne e kemi pozicionuar në krahun e djathtë. Bëhen shumë lojtarë. Nuk mund të dërgoj 27-28 lojtarë në Serbi, është zgjedhja ime. Seferi ka bërë mirë, por jam shumë i kënaqur me të gjithë. Çokaj më ka pëlqyer shumë, por në thelb kjo është lista.
Përgatitje psikologjike? 11 vite më parë ndodhi një incident, mendoj se futbolli ka bërë një hap para në të gjithë drejtimet. Ne do të përgatitemi të shkojmë të bëjmë një ndeshje futbolli. Mendoj se do të shohim një ndeshje të bukur nga të dy palët. Do të përgatitim ndeshjen mirë. Të thuash që është një ndeshje normale, nuk luhet… Do të shkojmë që të luajmë me përqendrim 100%. Nuk shkojmë me 26-27 lojtarë, pasi duhet të jemi të përqendruar vetëm te ndeshja. Unë preferoj mesazhin për ekipin, mund të shkosh fort, e përgatitësh mirë ndeshjen. Kemi 5-6 ditë radhazi për të punuar me të gjithë edhe në nivel individual.
Berisha? Ne shkojmë me këta tre portierë që kanë bërë mirë, ia kam thënë Ilir Bozhiqit, përgatitësit tonë, më ka pëlqyer stërvitja e tyre. Dajsinani po bën shumë mirë. Simoni është një lojtar që duhet të përgatitemi për të ardhmen. Kur e mora në Europian, e bëra sepse te Simoni kam besim shumë që në të ardhmen mund të marrë një vend në këtë Kombëtare dhe të ecë shumë parë. Në futboll ndodh kështu, ka ndryshim brezash. Edhe mua, një trajner i rëndësishëm më tha Silvio… Shoh listën dhe sa shumë të rinj ka, jemi shumë të lumtur me këta njerëz dhe do të shkojmë me këta lojtarë të përgatitim ndeshjen, do të shkojmë me këta portierë.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit tetor, sfidën...
Presidenti i organit qeverisës së futbollit botëror (FIFA), Gianni Infantino, ka thënë të enjten se futbolli nuk mund t’i zg...
Për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror, kombëtarja e Zvicrës ka grumbulluar tre lojtarë me origjinë shqiptare. P...
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të rikthehet në aksion për ndeshjen e radhës kualifikuese të Kupës së Botës 2...
Futbollisti shqiptar Granit Xhaka është përfshirë në listën e ngushtë prej gjashtë emrash që konkurrojnë p&e...
Dueli mes Serbisë dhe Shqipërisë është konsideruar si një ndeshje me rrezikshmëri të lartë dhe për kët&eu...
Drejtoria Teknike e FSHF ka vlerësuar teknikun e Egnatias, Edlir Tetova, si “Trajnerin e muajit shtator”, pas ecurisë fantastike të s...
Igli Tare rrëfen për sfidat, emocionet dhe planet e tij, mes trofeve legjendarë të kuqezinjve. Sot në drejtimin e një prej klubev...
Dy ekipe shqiptare, Drita e Kosovës dhe Shkëndija e Maqedonisë së Veriut, do të debutojnë për herë të parë n...
Europa League vazhdon këtë të enjte me raundin e dytë të fazë së ligës. Në orën 18:45 do të luhen n&eu...