
Cape Verde (Kepi i Gjelbër) ka shkruar një nga historitë më të bukura të Kupës së Botës, duke u bërë kombi më i vogël në histori që arrin në fazën me eliminim direkt të turneut.
Përfaqësuesja e arkipelagut me vetëm rreth 525 mijë banorë siguroi vendin e dytë në Grupin H pas barazimit 0-0 me Arabinë Saudite, ndërsa priti me ankth rezultatin e sfidës mes Spanjës dhe Uruguait. Futbollistët u mblodhën rreth një telefoni celular në fushë për të ndjekur minutat e fundit të ndeshjes dhe, sapo u konfirmua fitorja e Spanjës, shpërthyen në lot gëzimi.
Ky sukses i jashtëzakonshëm i siguron Cape Verdes një përballje ëndrrash në fazën e 32-shes, ku do të sfidojë kampionët në fuqi të botës, Argjentinën.
Rrugëtimi i “Peshkaqenëve Blu” ka qenë mbresëlënës. Ata e nisën turneun me një barazim pa gola ndaj Spanjës, ku portieri 40-vjeçar Vozinha ishte protagonisti kryesor, më pas morën një pikë të vlefshme edhe ndaj Uruguait, duke treguar se mund të rivalizojnë me ekipet më të mëdha.
Një nga sekretet e suksesit të Cape Verdes është strategjia e Federatës së Futbollit për të përfshirë lojtarë me origjinë nga diaspora. Plot 14 nga 26 futbollistët e grumbulluar kanë lindur jashtë vendit, ndërsa gjashtë prej tyre vijnë nga Roterdami në Holandë.
Mes tyre është edhe sulmuesi Dailon Livramento, autor i golit vendimtar në fitoren ndaj Kamerunit në eliminatore, rezultat që i hapi rrugën Botërorit.
Një tjetër faktor kyç ka qenë puna e trajnerit Bubista, i cili drejton ekipin që prej vitit 2020.
Nën drejtimin e tij, Cape Verde është shndërruar në një skuadër të organizuar, të disiplinuar dhe të vështirë për t’u mposhtur. Në ndeshjen ndaj Spanjës, ekipi bëri vetëm një faull gjatë gjithë takimit, një statistikë rekord në historinë e Kupës së Botës që nga viti 1966.
Bubista, i shpallur trajneri më i mirë i Afrikës për vitin 2025 nga Konfederata Afrikane e Futbollit, kishte deklaruar vite më parë se besonte se Cape Verde do të luante një ditë në Kupën e Botës. Tashmë jo vetëm që e ka realizuar këtë objektiv, por ka udhëhequr ekipin drejt një arritjeje historike.
Tani ëndrra vazhdon. Përballë do të jetë Argjentina, por Cape Verde ka treguar se nuk njeh kufij kur bëhet fjalë për të sfiduar favoritët.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
28 Qershor16:02
Ja pse Ronaldo nuk pranon të dalë nga fusha dhe trajneri e mbështet!
Debati nëse Cristiano Ronaldo duhet të luajë çdo minutë apo të kursehet për ndeshjet e ardhshme duket se ka marrë nj...
SPORT
28 Qershor12:59
Ndizet Botërori! Konfirmohen çiftet e fazës me eliminim direkt
Faza e grupeve e Botërorit 2026 ka ulur siparin dhe tashmë janë konfirmuar të gjitha 16 përballjet e fazës tjetër.
Një...
SPORT
28 Qershor09:03
“3 Luanët” likuidojnë me 2 gola Panamanë dhe ruajnë vendin e parë
Anglia siguroi vendin e parë në Grupin L me një fitore 2-0 ndaj Panamasë pa asnjë fitore, në stadiumin “MetLife”, du...
SPORT
27 Qershor18:58
INCIDENTI/ Dua Lipa ”ndërpret” konferencën për shtyp të Portugalisë
Një incident i pazakontë shoqëroi konferencën për shtyp të Portugalisë përpara ndeshjes së fundit në fazë...
SPORT
27 Qershor13:32
Alarm në Egjipt/ Mohamed Salah del i dëmtuar mes ndeshjes me Iranin
Kombëtarja e Egjiptit po përballet me shqetësim për gjendjen fizike të Mohamed Salah, pas ndeshjes së fundit të fazës s&...
SPORT
27 Qershor12:47
Dembélé mund të lërë pas Messin dhe Zidane, francezi pranë një arritjeje që askush nuk e ka realizuar
Ousmane Dembélé është shumë pranë një arritjeje që mund ta vendosë emrin e tij në historinë e futboll...
SPORT
27 Qershor09:10
Video që bëri të qajë bota/ Ja si babai i tregoi djalit të verbër golin e Ronaldos
Futbolli ka pushuar prej kohësh të jetë thjesht një lojë, dhe videoja e fundit që përmbyti rrjetet sociale e vërteton k&...
SPORT
26 Qershor23:22
Franca tregon fuqinë e saj para një Norvegjie ‘të dorëzuar’, shkëlqen Dembele
Franca ka regjistruar një fitore të rëndësishme 4-1 ndaj Norvegjisë në kuadër të raundit të tretë të faz&...
SPORT
26 Qershor22:30
Milan thyen rekordin historik, transferon yllin e PSG-së për më shumë se 50 mln euro
Eksperti i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, ka lëshuar thirrjen e tij të famshme “Here we go”, duke konfirmuar se Milan ka arritur...
SPORT
26 Qershor19:25
Milani arrin marrëveshje me PSG-në për "pasardhësin" e Ronaldos, transferim rekord në historinë e klubit
Dikur i cilësuar si një nga pasardhësit më premtues të Cristiano Ronaldos në futbollin portugez, Gonçalo Ramos ësht&eu...