SPORT

“Muçi dhe Mehmeti të luajnë nga fillimi”, rrëfimi special i Altin Lalës: Ja si ja dalim ndaj Polonisë

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Mars 2026, 08:07

“Muçi dhe Mehmeti të luajnë nga fillimi”,

Ish-kapiteni i Kombëtares, Altin Lala, ka folur në prag të duelit që Shqipëria do të zhvillojë ditën e enjte ndaj Polonisë, të vlefshme për “play off”-in e Botërorit. Në një lidhje LIVE për emisionin “Mega Sport”, legjenda kuqezi, analizoi këtë përballje, teksa ndau mendimin se Muçi dhe Mehmeti e meritojnë që të luajnë titullar, me performancën që kanë treguar me klubet e tyre.

“Është një nga ndeshjet më të rëndësishme që ka pasur Kombëtarja në historinë e vetë. Kemi shanse të shkojmë në Botëror, janë 2 ndeshje, të vështira. Polonia është ndeshja e parë që duhet të luhet dhe të fitohet. Mendoj që shanset e kemi. Polonia do të ketë më shumë presion. Ne kemi vetëm çfarë të fitojmë nga kjo ndeshje. Shpresojmë që të gjithë çunat të jenë në formë dhe të kemi një ditë të mirë së bashku.

Muçi dhe Mehmeti, të dy lojtarët, kanë dhënë performancë jashtëzakonisht të mirë në skuadrat ku aktivizohen. Lojtarët që kanë formën më të mirë duhet të grumbullohen në Kombëtare dhe të kenë shanset e tyre dhe të luajnë nga fillimi. Të dy janë lojtarë cilësorë. Kanë rendiment dhe formë të mirë.

Silvinjo shpeshherë ka bërë surpriza në formacion, kur i gjithë publiku kanë pritur një lojtarë ose tjetrin, ai ka marrë vendimet e tij. Unë jo gjithmon kam qenë në të njëjtin mendim me 11-shen që ai ka aktivizuar. Por ai në fund të fare është trajneri dhe vendos. Jam kureshtar. Mendoj që Muçi dhe Mehmeti e meritonin ardhjen në Kombëtare dhe pse jo ndoshta mund të kemi ndonjë surprizë, Muçi ka shënuar gjithë ato gola.

Taktike është relative, ne duhet t’i ngushtojmë ato repartet me njëra-tjetreën, duhet ta mbajmë kundërshtarin larg 16-shes, sepse Levandovski është lojtar i rrezikshëm në zonë, ka dhe ai moshën e vetë. Shpresoj që me kundërsulmet tona t’i kemi shanset edhe të shënojmë pse jo. Ne duhet të guxojmë, është vetëm një lojë. Siç e thashë më përpara, Polonia e ka presionin. Mund të ketë hapësira, mund të luajë edhe Uzuni ose Broja përpara, lojtarë të shpejtë të cilët mund të rrezikojnë dhe të shënojnë.

Do jem në Poloni, patjetër. Unë kam qenë autentik, kam qenë gjithmonë i hapur edhe me tifozët. Jam munduar të jap maksimumin, kam marrë shumë nga tifozët.

Kam shpresë që lojtarët kyç të jenë në formë. Për mendimin tim Gjimshiti, Asllani, janë lojtarë shumë të rëndësishëm. Këta të dy janë një pikë kryesore e Kombëtares.

Basha dhe Abrashi kanë qenë dy shkatërrues mjaft të mirë pas meje, Abrashi më ka ngjasuar më shumë.

Unë blej biletat e mia dhe shkoj në çdo ndeshje të Hanoverit, jam prezent në stadium, jam afër klubit. Me presidentin kam marrëdhënie shumë të mira, jam si në shtëpinë time.

Jam aktiv me lojtarët, nuk kam agjensi të madhe, kam lojtarë të prespektivë. Është dhe Mario Dajsinani dhe Grei Kuqi nga Teuta, një djalë i ri që premton. Mundohem t’iu jap suport më tepër. Dajsinani ka bërë shumë mirë, në verë mund të ketë mundësi për t’u transferuar. Akoma nuk ka gjë konkrete, shpresojmë t’i gjejmë një ekip të mirë.

Lojtarët e rinj nuk duhet të zgjedhin portofolin, deri në moshën 23-vjeç duhet të shikojnë të bëjnë hapa në karrierë, paraja vjen automatikisht. E shikoj të rrezikshme që lojtarët e rinj të shikojnë paranë e madhe. Rëndësi ka minutazhi dhe që të forcohen.

Në mesfushë do të preferoja Laçin dhe Asllanin, pse jo dhe Muçin edhe si numër 8 mund ta futësh.

Sa më shumë ta ruajmë rezultatin 0 me 0, aq më shumë probleme do t’i hapim Polonisë. Mendoj se do të ketë hapësira. T’i kemi repartet e ngushta mos ketë shumë hapësira dhe të vrapojmë shumë. Me kundërsulm mund t’i ndëshkojmë. Duhen 2-3 lojtarë të shpejt. Atëherë është mjaftueshëm.

Lojtarët duhet të kenë minutazh në këmbë, do jetë lojë me intesitet, ata që kanë minuta, duhet ta bëjnë më mirë.

Po të fitojmë do të kënaqemi jashtë mase, e kam pasur gjithmonë ëndërr Botërorin.

Kombëtarja bashkon gjithë shqiptarët. Unë e ndjej veten pjesë e një trungu. Është gjëja më fantastike. Kështu duhet të jemi gjithmonë.

Shkojmë jashtëzakonisht mirë me ish-ët e Kombëtares. Kemi qenë një grup shumë i mirë edhe nga ana shoqërore. Unë e shikoj Kombëtaren si puna e Iphon-it, çdo gjë evoluon. Ne kemi pasur grup shumë të mirë, një moment më ka mbetur pishman, kur kishim Rusinë, Zvicrën, Irlandën. Aty kemi pasur fazën dhe grupin më të mirë, me Brigelin. Me pak më tepër sforco, kishim shanse që të kualifikoheshim. Grupi jonë theu disa komplekse, kur humbisnim 2 me 0 themi kemi luajtur mirë. Ka ndryshuar mentaliteti, kur të futesh në lojë duhet të japësh 120 %.

Marrëdhëniet me Dukën i kam pasur dhe i kam shumë të mira. Vij shpesh në Shqipëri”, përfundoi Lala.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan