
Trajneri i Holandës, Ronald Kuman, është shfaqur i kënaqur me shortin e Botërorit 2026, që vuri ekipin e tij në Grupin F, përkrah Japonisë, Tunizisë dhe fitueses së play-off europian në të cilin bën pjesë edhe Shqipëria.
Ai e cilësoi këtë një “short të mirë”, duke thënë se ishte “i kënaqur” me verdiktin që kishin dhënë goglat.
“Të gjithë grupet janë mjaft të ekuilibruar, përfshirë grupin tonë. Japonia ka gjithmonë një ekip futbolli të përgatitur, me atleticizëm, Tunizia është një sfidë për ne aktualisht.
Dhe skuadra e tretë është nga Europa dhe mund të jetë përsëri Polonia, me të cilën kemi luajtur në kualifikuese. Një skuadër europiane, të paktën, dhe kemi një mundësi më të mirë për të fituar. Mund të jemi të kënaqur, megjithëse çdo gjë përbën sfidë. Nuk ka më vende të vogla”, tha ai.
Holanda ka nisur prej kohësh punën për Botërorin dhe Kuman zbuloi se përfaqësues të federatës kishin qenë në SHBA duke kërkuar një vendndodhje për bazën e ekipit. Duke qenë në Grupin F, tashmë dihet edhe në cilën pjesë të SHBA do të luhen ndeshjet, apo edhe në Meksikë.
“Është shumë vapë atje, edhe me keq në Monterrej të Meksikës. Do të duhet të kemi kujdes. Përfaqësuesit tanë kanë qenë disa herë në SHBA, po udhëtojmë duke parë vendndodhje të ndryshme dhe duhet të vendosim destinacionin tonë përfundimtar sa më shpejt të jetë e mundur. Do të përgatitemi me detaje, gjithsesi”, tha trajneri i Holandës pas shortit.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
6 Dhjetor07:12
Duel Kosovë-Shqipëri në Botëror? Një skenar i çmendur dhuron një ndeshje historike me 1 korrik në Siatëll
Shqipëria dhe Kosova janë pjesëmarrëse në play-off të Kupës së Botës dhe padyshim do të duhet të kalojn...
SPORT
5 Dhjetor20:51
Shorti i Kupës së Botës 2026, Kosova mëson kundërshtarët! Nëse kalojnë play-off “Dardanët” përballen me këto skuadra
Kosova mund të shkruajë historinë nëse arrin të kalojë Sllovakinë në gjysmëfinalen e plejofit të Botërori...
SPORT
5 Dhjetor20:10
Hidhet shorti i Botërorit, përcaktohet grupi i Shqipërisë... nëse kualifikohet. Këto janë tre shtetet
Në “Kennedy Center” në Uashington të SHBA-së, u hodh shorti për fazën finale të Kupës së Botës 202...
SPORT
5 Dhjetor19:01
Trump nderohet me “çmimin e paqes FIFA”
Në Washington po mbahet shorti i botërorit 2026. Prezent në ceremoni është edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili së...
SPORT
5 Dhjetor18:48
BOTËRORI 2026/ Nis ceremonia e hedhjes së shortit me Shqipërinë pjesëmarrëse për herë të parë
Futbolli botëror ka sot të gjithë vëmendjen në “Kennedy Center” në Uashington, ku FIFA hedh shortin për fazë...
SPORT
5 Dhjetor17:42
‘Topi i Artë 2025’, çmimet që do të ndajë FSHF-ja në mbrëmjen Gala
Edicioni i katërt i Mbrëmjes Gala “Topi i Artë 2025” do të mbahet më 15 dhjetor në Teatrin e Operas dhe Baletit. N&e...
SPORT
5 Dhjetor16:02
Van Dijk “sulmon” Salah/ Kapiteni i Liverpool: Askush nuk ka kredite të pakufizuara
Te Liverpuli tensioni dhe presioni duket se po rriten dhe këtë herë në qendër të vëmendjes është bërë S...
SPORT
5 Dhjetor15:36
Milani del nga Kupa e Italisë, Lazio dhe Bologna sigurojnë çerekfinalet. Ja përballjet
Turneu i Kupës së Italisë zhvilloi mbrëmjen e së enjtes dy ndeshje vendimtare të fazës së 1/8-ave, të cilat soll&...
SPORT
5 Dhjetor14:42
“Mund të fitojmë Botërorin”, Messi: Nuk do jetë e lehtë, të gjithë duan të na mposhtin
Leo Messi dhe Argjentina e tij mbeten mes ekipeve favorite për të triumfuar në Botëror, por “pleshti” është i vet&eu...
SPORT
5 Dhjetor14:01
Tronditje për futbollin turk, arrestohet kapiteni i Fenerbahçes dhe lojtari i Gallatasarajt
Futbolli turk është tronditur sot, pasi prokuroria e Stambollit ka urdhëruar arrestimin e 46 personave në kuadër të një het...