
Shqipëria ka nisur pas ditën e djeshme përgatitjet për ndeshjen ndaj Andorrës, e planifikuar të luhet në datën 13 nëntor në Andorra.
Kuqezinjtë do të zbresin në fushë për ndeshjen e 13 nëntorit ku fitorja është padyshim detyrim për skuadrën tonë, ndërkohë që vetëm 3 ditë më vonë do të luhet ndeshja ndaj Anglisë. Kuqezinjtë do të rikthehen në Tiranë pas ndeshjes dhe do të përgatisin takimin kundër anglezëve, e planifikuar të luhet në “Air Albania” më 16 nëntor.
GRUMBULLIMI- Skuadra është grumbulluar në Barcelonë të Spanjës, aty ku edhe do të qëndrojë deri në një ditë para ndeshjes, e më pas do të udhëtojë drejt qytetit ku do të zhvillohet ndeshja. Duke parë që nuk ka fluturime direkte nga Tirana për në Andorra, kuqezinjtë kanë menduar që të grumbullohen në Spanjë për këtë ndeshje të rëndësishme ku do të përgatisin takimin deri në detaje, pasi mund të vuloset gjithçka.
STËRVITJA E PARË- Kuqezinjtë kanë zbritur në fushë pasditen e djeshme, ku kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore. Grupi ka qenë i cunguar në stërvitjen e parë, pasi kanë munguar Strakosha, Bajrami dhe Mirlind Daku. Sipas asaj që vetë FSHF ka komunikuar, të tre futbollistët janë bashkuar me skuadrën mbrëmjen e djeshme dhe do të jenë të gatshëm për stërvitjen që do të zhvillohet sot. Ndërkohë, Arbër Hoxha dhe Berat Gjimshiti janë stërvitur individualisht. Të dy lojtarët janë aktivizuar me klubet e tyre të dielën dhe stafi ka menduar t’i ketë në stërvitje individuale në mënyrë që të rikuperohen për stërvitjen e sotme, që pritet të jetë me skuadër të plotë.
BILETAT- Interesimi për ndeshjen Andorra-Shqipëri është i jashtëzakonshëm dhe natyrisht, tifozët shqiptarë kanë treguar një interes të madh. Një fitore e jona, me shumë gjasa na kualifikon për në “Play Off”, ndërkohë që të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët tonë, janë shitur. Vetëm pak orë pasi kanë dalë në shitje, u njoftua se biletat kanë përfunduar. Veç tribunës së dedikuar për Shqipërinë, pritet që në stadium të ketë më shumë tifozë shqiptarë sesa vendës, pasi janë blerë bileta nga kuqezinjtë në çdo tribunë.
GJENDJA- Futbollistët nuk kanë shfaqur probleme në seancën e parë stërvitore duke qenë në gjendje optimale, pavarësisht stërvitjeve individuale që kanë krye. Të njëjtën gjë, pritet të bëjnë edhe lojtarët që u bashkuan me skuadrën më vonë se të tjerët.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
11 Nëntor09:05
534 ditë pa luajtur me Juven/ Polaku shihet në finalet e ATP-së: Çfarë ka ndodhur me sulmuesin Arkadiusz Milik?
Arkadiusz Milik nuk ka luajtur për Juventusin për më shumë se një vit e gjysmë. Por, në orët e fundit, sulmuesi nd&eum...
SPORT
10 Nëntor18:32
“Mësuesja më e mirë e matematikës në botë” është argjentinase, ajo i vlerëson nxënësit e saj me fotografi të Leo Messit
Është një video e shkurtër e postuar thjesht kështu, "thjesht për të ndarë" me komunitetin e TikTok-ut "nj&e...
SPORT
10 Nëntor15:05
FORMULA 1/ Max Verstappen pranon humbjen në garën për kampionatin
Një ndër pilotët më të mirë në Formula 1, Max Vershtapen ka deklaruar së fundmi se është e pamundur që ...
SPORT
10 Nëntor13:55
Eleminatoret 2026/ Mitaj flet para sfidës me Andorrën: Duhet të jemi të fokusuar, nuk është kundërshtar i lehtë
Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin në Barcelonë, në prag të dy ndeshjeve të fundit të fazës kualifikuese ndaj ...
SPORT
10 Nëntor12:36
Sfida me Shqipërinë, kombëtares së Anglisë do ti mugojnë tre lojtarë
Shqipëria pret Anglinë për ndeshjen e eleminatoreve, kjo është ndeshja e kthimit pasi Anglezët triumfuan në vendin e tyre m...
SPORT
10 Nëntor11:14
Maroku vendos rekord në Kupën e Botës për U-17, fiton 16-0
Maroku siguroi fitoren më të madhe në historinë e Kupës së Botës U-17 vjeç të dielën, duke shkatërrua...
SPORT
10 Nëntor10:56
Përzgjidhet formacioni dhe trajneri i javës së 11-të në Superiore
Java e 11-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll pasditen e së shtunës, me dy sfidat e fundit: Teuta-Partizani dhe AF Elbasa...
SPORT
10 Nëntor09:48
Aston Villa fiton me rezultat të thellë dhe ngjitet në renditje, Newcastle humbet sërish
Aston Villa e mposhti me goleadë Bournemouth-in 4-0, duke përfituar nga barazimi pa gola mes Crystal Palace dhe Brighton-it.
Skuadra e Unai Emery z...
SPORT
10 Nëntor09:33
Xabi Alonso shpjegon pse Real Madridi nuk arriti të mposhtte Rayo Vallecano-n
Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, komentoi barazimin 0-0 të skuadrës së tij ndaj Rayo Vallecano, duke theksuar vështirësitë...
SPORT
10 Nëntor09:20
Botërori, kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese
Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për në Botëror, ku në datën 13 nëntor, kuqezinjtë do...