Zinedin Zidane, në prapaskenë po punon për Francën e Botërorit të ardhshëm…
Ndërsa “Les Bleus” janë në mes të Kupës së Botës, Zinédine Zidane, trajneri i mundshëm i ardhsh&eum...
Ndërsa “Les Bleus” janë në mes të Kupës së Botës, Zinédine Zidane, trajneri i mundshëm i ardhsh&eum...
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Seman , në afërsi të vendit té quajt...
Pas një pushimi të shkurtër ka rinisur procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Ilir Meta në Gjykatën e Posaçme. Gjatë...
Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në hyrje t&eum...
SPAK ka goditur rreth një muaj më parë një tjetër grup kriminal, një rrjet të dyshuar ndërkombëtar të trafik...
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka lëshuar akuza të forta ndaj Izraelit gjatë një takimi të partisë së tij, duke dekla...
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Laert Haxhiu, i akuzuar...
Një mega operacion i Prokurorisë së Posaçme çoi në lëshimin e 10 urdhër arresteve te emrave të njohur të...
Temperaturat e larta të verës paraqesin rrezik të shtuar për shëndetin, veçanërisht për të moshuarit, fëmi...
Grupi politik Partia Demokratike Evropiane ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës në intervistën e tij për Financial Times, ku shau...

Edhe pse potenciali dhe dëshira e tij premtonin një karrierë të gjatë dhe të suksesshme si futbollist, ish-portieri i njohur beratas Josel Shtrepi u detyrua të mbyllë shumë herët kapitullin e futbollit aktiv. I formuar te Shkëndija e Tiranës, ku hodhi bazat e një portieri modern, Shtrepi u aktivizua më pas edhe me Tomorin dhe Lushnjën, por rrethana të ndryshme e shtynë të largohej nga fusha në një moshë fare të re.
Megjithatë, largimi nga futbolli nuk do të thoshte ndarje nga pasioni. Përkundrazi, Shtrepi vendosi të qëndrojë pranë lojës, duke iu përkushtuar një roli po aq të rëndësishëm, përgatitjes së portierëve. Pas ndjekjes së disa kurseve specializimi dhe një pune të vazhdueshme në aspektin profesional, sot, në moshën 31-vjeçare, ai vlerësohet si një nga trajnerët e portierëve më seriozë dhe më të kërkuar në kampionatet shqiptare, në të gjitha kategoritë. Aktualisht, Josel Shtrepi është pjesë e stafit teknik të Sopotit, ku ushtron detyrën e përgatitësit të portierëve. Ai ishte i pranishëm edhe në ndeshjen miqësore të zhvilluar fundjavën e kaluar ndaj Tomorit në Berat, një përballje me ngarkesë emocionale për të, duke qenë se bëhej fjalë për skuadrën e vendlindjes. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Shtrepi ndalet gjatë te filozofia e tij e punës dhe rëndësia që ka roli i portierit në futbollin modern. Sipas tij, portieri nuk është thjesht lojtari i fundit i mbrojtjes, por një element kyç në ndërtimin e lojës dhe ekuilibrin e skuadrës.
Prononcimi- “Futbolli luhet me 11 lojtarë, por portieri mbetet gjysma e ekipit. Për këtë arsye, përgatitja e tij duhet të jetë e gjithanshme, teknike, fizike dhe mendore. Talenti, sado i madh të jetë, zhvillohet vetëm përmes punës së përditshme dhe disiplinës. Ky është misioni i trajnerit të portierëve dhe këtë rol e kam përqafuar menjëherë pasi u largova nga fusha”, shprehet Shtrepi. Ish-portieri beratas nuk e fsheh keqardhjen për mënyrën se si u mbyll karriera e tij si futbollist, duke theksuar mungesën e mbështetjes te Tomori, skuadra e vendlindjes, në një moment vendimtar. Ai kujton me respekt vitet e formimit te Shkëndija e Tiranës dhe trajnerët që kanë ndikuar në rritjen e tij, mes të cilëve veçon Shpendi Kumbarçen. Hapat e parë si trajner i portierëve i hodhi te një akademi private, ku punoi krah emrave të njohur të futbollit shqiptar si Alban Bushi dhe Redi Jupi. Më pas, rrugëtimi i tij profesional vijoi te Apolonia, nën drejtimin e trajnerëve të respektuar Artan Mërgjyshi dhe Nikolin Çoçlli, ku punoi me portierë të nivelit të lartë si Harizaj dhe Leonard Kaçaj, duke fituar përvojë dhe besim në punën e tij.
“Te Sopoti gjeta një projekt serioz, një klub të organizuar dhe një ambient shumë pozitiv. Objektivi është i qartë, ngjitja në Kategorinë e Parë, dhe grupi ka cilësi për ta realizuar. Kënaqësia dhe përgjegjësia janë të mëdha, por edhe motivimi është maksimal”, thekson Shtrepi. Në planin personal, ambiciet e tij janë të mëdha, por realiste. Ai synon që në një të ardhme të afërt të jetë pjesë e një skuadre të njohur të Superiores, ndërsa ëndrra më e madhe mbetet angazhimi me përfaqësueset kombëtare të moshave. “Do të ishte kulmi i karrierës sime si trajner të kontribuoja për ekipet kombëtare. Një dëshirë tjetër e fortë është t’i shërbej një ditë Tomorit dhe ta shoh skuadrën e vendlindjes të rikthehet aty ku e meriton, larg kësaj gjendjeje të vështirë ku ndodhet sot”, përfundon Josel Shtrepi.
Në Dakar, Mane me shokë u priten si heronj të vërtetë pas triumfit në Kupën e Afrikës. Me mijëra tifozë pus...
Karlo Ançeloti nuk e harron Real Madridin, klubin ku fitoi shumë trofe.Trajneri i Brazilit ndodhej mbrëmë më “Santiago Bernab...
Liverpooli e konsideron hungarezin Dominik Szoboszlai një nga lojtarët kyç të së ardhmes dhe një kandidat për t’u b...
Sonte do të luhen ndeshjet e tjera të raundit të 7-të në Ligën e Kampioneve. Në fushë do të zbresin Barcelona e ...
Leon Jakirovic është praktikisht një lojtar i ri i Interit. Lajmi është konfirmuar nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, i cili k...
Berat Gjimshiti ka kapërcyer dëmtimin e pësuar më 10 janar në përballjen Atalanta–Torino dhe këtë javë &eum...
Bodo/Glimt ka siguruar fitoren e parë sezonale në Champions League, duke dhuruar një surprizë të madhe ndaj Manchester Cityt. Në...
Reali i Madridit edhe pse në një periudhë të vështirë ka arritur të shkëlqejë në Ligën e Kampionëv...
Dy golat e shënuar nga Kilian Mbape në pjesën e parë të ndeshjes ndaj ish-skuadrës së tij, Monako, kanë bërë...
FIFA ka bërë publike ditën e sotme renditjen e parë të kombëtareve për vitin 2026. Shqipëria e nis vitin e ri futbollist...