Lagjja e mbuluar nga ujërat e zeza, qytetarët ngrenë alarmin në Elbasan
Banorët e lagjes Partizani në Elbasan kanë ngritur alarmin për një problem që sipas tyre po zgjat prej kohësh dhe po kthehe...
Banorët e lagjes Partizani në Elbasan kanë ngritur alarmin për një problem që sipas tyre po zgjat prej kohësh dhe po kthehe...
Një skandal i vërtetë duket se ka përfshirë sistemin e shëndetësisë në vend, lidhur me udhëzimin e ri mjek&e...
Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vdekjen e Eglant Koçit, trupi i pajetë i të cilit u gjet në fshatin Cerrujë pas ...
Tensionet politike në vend kanë arritur një nivel të ri, teksa përfaqësues të opozitës kanë denoncuar ashpër...
Mund të mos ketë një supertifoz më simpatik të Kupës së Botës se ai që endet rrugëve të ...
Në shtator të vitit 2020, Isa Aliu, 54 vjeç nga Elbasani, shkëmbeu një makinë për një tokë me vlerë 4.1 mi...
Eurodeputetja italiane, Cristina Guarda ka reaguar në lidhje me atë çka po ndodh në Shqipëri, ku qytetarët janë ngritur n...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82 lekë dhe do shitet me 83 lekë. Ndërkoh&e...
Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave për taksën e re te pasuritë e paluajtshme, te banesa e parë, pavarësisht zbritjes ...
Qytetarët shqiptarë do të zbresin sërish sot në shesh e rrugë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi ...

Olise dhuroi paraqitje mjaft të mirë në suksesin 2-1 të Bayern ndaj Realit në Champions. Sulmuesi anësor francez ishte protagonisti i vërtetë i mbrëmjes, duke dominuar skenën me një paraqitje që e vuri vazhdimisht në vështirësi mbrojtjen spanjolle.
Emblematike ishte pamja e Alvaro Carreras, shpesh i lënë pa ndihmë dhe i paaftë për të frenuar shpërthimet e numrit ofensiv bavarez. Bayern insistoi me vendosmëri në atë krah, duke kërkuar vazhdimisht Olise dhe duke i besuar detyrën për të krijuar epërsi numerike. Rezultati ishte i dukshëm: driblime, cilësi në zgjedhje dhe një asist vendimtar për golin e fitores të Harry Kane.
Nga Chelsea te Bayern, lindja e një fenomeni
Megjithatë, historia e Olise nis nga larg. Ai nuk u rrit nën dritat e reflektorëve, por në akademitë më konkurruese të Anglisë. I rritur mes akademive të Chelsea dhe Manchester City, dy prej shkollave më kërkuese në Europë, ai zhvilloi që në moshë shumë të re një teknikë jashtëzakonisht të lartë. Megjithatë, rruga e tij nuk ishte lineare: pikërisht niveli i lartë i atyre realiteteve e shtyu të kërkonte hapësirë diku tjetër për të shpërthyer vërtet.
Kthesa erdhi te Reading, larg skenave të mëdha, por perfekt për t’u formuar. Në Championship ai nisi të tregojë të gjitha cilësitë e tij: vizion loje, driblime, aftësi për të finalizuar aksionet dhe gjithashtu një qetësi të madhe para portës. Paraqitje që i siguruan kalimin në Premier League te Crystal Palace.
Në Londër ai bëri hapin e parë të madh cilësor. Me Palace u bë një nga anësorët më të paparashikueshëm të kampionatit, i aftë të ndizte ndeshjet me veprime vendimtare. Pavarësisht disa problemeve fizike, talenti i tij ishte i dukshëm dhe e bëri një nga profilet më interesante të brezit të tij.
Si u bë Olise anësori më i mirë në botë
Bayern Munich vendosi kështu të investojë tek ai në verën e vitit 2024, duke shpenzuar një shumë të rëndësishme. Një zgjedhje që fillimisht u diskutua, por që rezultoi fituese brenda pak muajsh. Në Gjermani, Olise gjeti vazhdimësi dhe stabilitet fizik, duke përfunduar rrugëtimin e tij të rritjes.
Në sistemin ofensiv bavarez ai u bë menjëherë qendror: niset nga krahu, futet në qendër me të majtën, krijon epërsi dhe prodhon shifra si një lojtar i nivelit më të lartë mes golave dhe asistimeve. Në Madrid ai ofroi përmbledhjen perfekte të gjithë kësaj, duke rezultuar vendimtar në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.
Sot, në moshën 24-vjeçare, ai konsiderohet një nga sulmuesit anësorë më të kompletuar në botë. Nga vështirësitë e fillimit në akademitë elitare deri te kurorëzimi ndërkombëtar, rruga e tij tregon talent, durim dhe rritje të vazhdueshme. Dhe ndjesia, pas një nate si ajo në “Bernabeu”, është se më e mira ende nuk ka ardhur.
Real Madridi pëson më shumë humbje me trajnerin aktual, Alvaro Arbeloa sesa me paraardhësin Xabi Alonso, i cili kishte statistika shum&eum...
Një moment i pazakontë ka tronditur ndeshjen mes Italisë dhe Bosnjës, duke bërë xhiron e botës. Një djalë 14-vje&...
Kjo është një nga çështjet kryesore në sagën e pafundme të stadiumit të PSG-së. Me 48.000 vende, Parc des ...
Raketat kanë ndalur pas armëpushimit në konfliktin e SHBA dhe Izraelit me Iranin, por “lufta” vazhdon në futboll. Ndryshe nga ...
Partizani nuk ia doli në ndeshjen e zhvilluar në “Arenën e Demave” ndaj Vllaznisë, duke u mposhtur me rezultatin 0-2 pas dy go...
7 pikë diferencë në 7 javë nuk janë një hendek i vogël, por as e pamundur. Në Napoli, pas suksesit kundër Milan, ...
Pas katastrofës së Italisë në Kupën e Botës, Carlo Ancelotti është shfaqur si një nga emrat për të drej...
SPANJE - Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, nuk donte të dorëzohej pas humbjes (1-2) kundër Bayernit të martën në ndeshje...
Të martën, Komiteti Teknik i Gjyqtarëve (CTA), vendosi që Gerard Martin duhej të ishte përjashtuar të shtunën&nbs...
Silvinjo nuk do të jetë trajneri i ri i Korinthians. Zërat për të firmosur kontratën e re te klubi brazilian zgjatën pak, pas...