
Mesfushori i Francës, Adrien Rabiot, ka reaguar ndaj deklaratave të yllit spanjoll Lamine Yamal në prag të gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026, duke theksuar se “Les Bleus” nuk kanë frikë nga asnjë kundërshtar.
“Sigurisht që nuk kemi frikë nga askush. Duke parë rrugëtimin që kemi bërë deri tani, mendoj se kemi mbërritur në gjysmëfinale në gjendjen më të mirë të mundshme. Vështirë se mund të ishim në një formë më të mirë”, deklaroi Rabiot.
Këto komente vijnë si përgjigje ndaj fjalëve të Lamine Yamal, i cili pak ditë më parë ishte shprehur se, nëse Franca duhet të ketë frikë nga dikush, ai është Spanja. Rabiot bëri të qartë se Franca nuk do të përgatisë një strategji të veçantë vetëm për talentin 19-vjeçar.
“Nuk do të ketë një plan anti-Yamal. Ne do të përqendrohemi te e gjithë skuadra e Spanjës. E dimë që janë të rrezikshëm në çdo aspekt, qoftë me Yamalin, me repartin ofensiv, me kontrollin e topit, lojën në hapësira të ngushta pranë zonës apo kombinimet e tyre. Prandaj duhet të jemi të përqendruar te e gjithë skuadra dhe jo vetëm te një lojtar”, u shpreh mesfushori francez.
Rabiot foli edhe për atmosferën brenda kampit të Francës, duke theksuar se uniteti i grupit ka qenë një nga faktorët kryesorë të suksesit në këtë Botëror.
“Mes nesh ekziston një harmoni dhe një frymë e shkëlqyer skuadre. Edhe jashtë fushës gjithçka shkon shumë mirë dhe mendoj se kjo ka një rol të rëndësishëm në suksesin tonë. Na kanë bashkuar edhe momentet e vështira, si ato që përjetoi trajneri Didier Deschamps, i cili humbi nënën gjatë turneut. E dimë gjithashtu se kjo është gara e fundit e tij në krye të kombëtares franceze. Janë shumë gjëra që na bëjnë të besojmë se ky është momenti ynë”, përfundoi Rabiot.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
14 Korrik15:35
UEFA Conference League/ Vllaznia kërkon biletën për në raundin e dytë, nesër sfida vendimtare ndaj Malishevës
Vllaznia do të luajë nesër një nga sfidat më të rëndësishme të këtij fillimi sezoni, teksa do të pë...
SPORT
14 Korrik15:25
Haaland rikthehet nga Kupa e Botës me një “suvenir” të pazakontë, rakuni me uiski bëhet viral në rrjet, ja emri që i zgjodhën fansat
Edhe pse aventura e Erling Haaland me Norvegjinë në Kupën e Botës ka përfunduar, sulmuesi norvegjez vazhdon të jetë në...
SPORT
14 Korrik14:57
Dibu Martinez, zemra angleze e Argjentinës: Nga vështirësitë në Premier League te siguria në Botëror
Emiliano Martinez, i njohur si “Dibu” për shkak të një ngjashmërie rinore me një personazh vizatimor, është por...
SPORT
14 Korrik14:48
Kupa e Botës 2026/ Trondit Senegali, mësohet se doktori i kombëtares ishte gjinekolog
Senegali zyrtarisht shkarkoi mjekun e ekipit Fedior, pasi zbuloi, dhjetë vjet më vonë, se profesionisti ishte në fakt gjinekolog me specia...
SPORT
14 Korrik14:35
Oslo pritje madhështore për heronjtë e Norvegjisë, mbi 90 mijë tifozë nderojnë yjet e tyre
Oslo u kthye mbrëmjen e së martës në një festë të madhe për kombëtaren e Norvegjisë, e cila u rikthye në...
SPORT
14 Korrik14:09
Lula "sulmon" Brazilin pas eliminimit nga Botërori: Ancelotti duhet të marrë një robot për të fituar Kupën
Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva e kritikoi ashpër performancën e “Canarinhas” në Kupën e...
SPORT
14 Korrik13:18
Angli-Argjentinë, polemika për arbitrin/ Mediat angleze: Messi mori gjyqtarin që donte. Ngrihen dyshime për favorizim
Emërimi i arbitrit Ismail Elfath për të drejtuar sfidën mes Anglisë dhe Argjentinës ka hapur debat në mediat britanike vet&...
SPORT
14 Korrik12:26
Yamal sfidon Francën: Për ditëlindje dua fitoren dhe biletën për në finalen e Botërorit
Ylli i ri i Spanjës, Lamine Yamal, është shfaqur plot besim në prag të gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 ...
SPORT
14 Korrik11:41
Kupa e Botës/ Rekordet që Scaloni, Deschamps, Tuchel dhe De la Fuente po ndjekin
Katër gjysmëfinalistët, të gjithë ish-kampionë bote, kanë kredencialet dhe përvojën për të fituar, por ...
SPORT
14 Korrik10:28
“Urime Anglisë… dhe arbitrit”, tifozja norvegjeze ironizon gjykimin pas eliminimit nga Botërori
Eliminimi i Norvegjisë nga Anglia në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026 vazhdon të shkaktojë polemika, ndë...