FC Malisheva i ka paraqitur një ofertë zyrtare trajnerit spanjoll Josep “Pep” Guardiola.
Oferta, e nënshkruar nga zëvendëspresidenti i klubit, Afrim Bytyqi, parasheh një pagë vjetore prej 650 mijë euro bruto, ndërsa kontrata përfshin edhe bonuse të konsiderueshme në rast të arritjes së objektivave sportive, shkruan Indeksonline.
Sipas ofertës së FC Malisheva, Guardiola do të përfitonte:
100 mijë euro bruto nëse shpallet kampion i Kosovës;
300 mijë euro bruto për kualifikimin në fazën e ligës së UEFA Champions League;
200 mijë euro bruto për kualifikimin në fazën e ligës së UEFA Europa League;
100 mijë euro bruto për kualifikimin në fazën e ligës së UEFA Conference League.
Kështu, në rast të fitimit të titullit kampion dhe kualifikimit në fazën e ligës së UEFA Champions League, vlera vjetore e kontratës do të arrinte në 1.05 milionë euro bruto.
Në rast të titullit kampion dhe kualifikimit në Europa League, Guardiola do të përfitonte deri në 950 mijë euro bruto, ndërsa kombinimi i titullit kampion me Conference League do ta çonte shumën në 850 mijë euro bruto.
Në ofertë sqarohet se bonuset për Champions League, Europa League dhe Conference League nuk kumulohen mes tyre, ndërsa bonuset evropiane paguhen në bazë të kompeticionit në të cilin klubi arrin fazën e ligës.
“Kushtet e tjera të kontratës dhe mënyra e pagesës do të përcaktohen me marrëveshje ndërmjet palëve”, thuhet në ofertën e klubit.
Guardiola aktualisht është pa angazhim, pas përfundimit të periudhës së tij te Manchester City, ku ndërtoi një nga epokat më të suksesshme në historinë e klubit anglez.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
7 Tetor23:25
Modriç hap derën për rikthimin te Real Madridi: Është shtëpia ime, klubi i jetës sime, por…
Luka Modriç nuk e ka mbyllur derën për një rikthim te Real Madridi.
Mesfushori kroat, i cili aktualisht aktivizohet te Milani, ka pranuar...
SPORT
7 Tetor23:15
Kosova ngjitet në vendin e 76-të në renditjen e FIFA-s
Kosova ka shënuar një tjetër ngritje në renditjen botërore të FIFA-s.
Në renditjen e re të publikuar sot, 7 tetor 202...
SPORT
7 Tetor22:22
“Kandidoj për të sjellë reforma në futboll”/ Ish-mbrojtësi i Tottenhamit sfidon Infantinon për postin e Presidentit të FIFA-s
Ish-mbrojtësi i Tottenhamit dhe i Kombëtares së Zvicrës, Ramon Vega, ka bërë të ditur se synon të kandidojë pë...
SPORT
7 Tetor21:57
Edhe Ronaldo nderon Messin: Ke shkruar një histori që do mbetet përgjithmonë
Nuk mund të mungonte një mesazh i Cristiano Ronaldos për Lionel Messin, i cili luajti mbrëmjen e djeshme ndeshjen e fundit me fanellën ...
SPORT
7 Tetor21:28
Shqipëria avancon në renditjen e FIFA-s, Kosova regjistron pozicionin më të lartë në histori
Rezultatet e fundit në fushë kanë sjellë ndryshime edhe në renditjen botërore të FIFA-s, ku si Shqipëria ashtu edhe Koso...
SPORT
7 Tetor20:27
Arabia Saudite dënon me vdekje një emigrant për një postim në Facebook
Një 24-vjeçar nga Sri Lanka është dënuar me vdekje në Arabinë Saudite për një koment në Facebook. Anojan Siv...
SPORT
7 Tetor18:25
Video/ Momenti i sikletshëm i të resë gjatë lamtumirës së Messit. Ja çfarë bëri kur kamerat e fiksuan
Një çift i ri ka tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe është bërë viral në rrjet gjatë ndeshjes së fun...
SPORT
7 Tetor16:43
FIFA publikon renditjen e re/ Shqipëria ngjitet një vend, Kosova vendos rekord historik
FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve pas ndeshjeve të fundit ndërkombëtare, me Shqipërinë që ka regjistruar n...
SPORT
7 Tetor15:39
VIDEO/ Ronaldo u largua nga Portugalia pas sherrit me Jesus, trajneri “arratiset” menjëherë pas deklaratës
Përplasja mes Cristiano Ronaldos dhe Jorge Jesus vazhdon të trazojë ambientin e Kombëtares së Portugalisë. Pas rrëfimit t&eum...
SPORT
7 Tetor14:53
125 ndeshje me Anglinë, Harry Kane arrin legjendën Shilton
Anglia vijoi serinë e fitoreve në Nations League. Pas triumfit spektakolar 7-0 ndaj Kroacisë, “Tre Luanët” siguruan një tje...