SPORT

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, rrëfehet Jasir Asani: U zhgënjeva në Botëror, futbolli i padrejtë

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Prill 2026, 22:21
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, rrëfehet

Eliminimi nga faza play-off e Botërorit 2026 la pas shumë lot dhe analizë. Në Varshavë, Shqipëria preku kufijtë e historisë, por u ndal nga detajet.

Jasir Asani, njeriu që ka dhuruar rregullisht emocione me të majtën e tij, këtë herë e ndoqi dramën nga tribunat. Sot, mes stërvitjeve te Partizani dhe ankthit për situatën në Iran ku aktivizohet me Esteghlalin, Asani thyen heshtjen. Për shumëkënd, Shqipëria luajti si e barabartë, por rezultati në tabelë nuk e pasqyroi atë që u dha në fushë. Asani tregon se si u përjetua brenda grupit ai moment ku fati na ktheu shpinën.

Me thënë të drejtën ka qenë në përgjithësi një rrugëtim i mirë, pasi kemi fituar ndeshje të rëndësishme dhe arritëm deri në play-off, por ndonjëherë futbolli është i padrejtë. Në Poloni ne patëm rastet tona për të bërë golin e dytë por në futboll siç i thonë asaj shprehje, po nuk shënove do e pësosh. Kur je në tribunë e sheh ndryshe, Bajrami bëri çdo gjë shumë mirë, por ndonjëherë nuk shkon topi në portë, nuk ke fat. Ai është i mërzitur shumë, kishte shansin të bënte golin e dytë, por nuk ka qenë e shkruar”, Jasar Asani, futbollist i Kombëtares.

Edhe pse qëndrimi në tribunë mund të krijonte hatërmbetje, Jasir Asani tregon pjekuri profesionale duke vlerësuar punën e teknikut brazilian dhe unitetin e skuadrës, pavarësisht zgjedhjeve teknike.

Kush nuk ka qejf me qenë në fushë, unë mund të isha pak i mërzitur sepse edhe mund të luaja, por për atë vend trajneri vendos. Unë i jam shumë falënderues Sylvinhos sepse ai më solli në kombëtare. Ai që kur ka ardhur ka bërë një punë të jashtëzakonshme, u kualifikuam në Europian, tani ishim shumë afër play-off-it dhe merita i shkon atij. Grupin e ka pasur gjithmonë me vete dhe e ka”, shton ai.

Larg fushës së blertë të kombëtares, jeta e Asanit është ndërlikuar nga situata gjeopolitike në Lindjen e Mesme. I bllokuar në Tiranë, ai tregon vështirësitë e komunikimit me klubin e tij dhe pasigurinë e kontratës në një vend në luftë.

“Kontakte kam me lojtarët dhe klubin, por shumë pak sepse ata nuk kanë internet gjithë ditën, kanë vetëm 3-4 orë. Ishalla sa më shpejt vjen paqja. Ata nuk duan që të iki, më duan aty, por mbetet për t’u parë se sa duhet të pres sepse kështu pa stërvitje është shumë e vështirë. Rroga vazhdon, por është problem se s’ke si me e marrë rrogën se atje është luftë. Atje nuk funksionon tani asgjë”, theksoi ai.

Në këtë periudhë pritjeje, sulmuesi i është rikthyer rrënjëve në Shqipëri. Stërvitja me Partizanin nuk është vetëm çështje forme, por një nevojë shpirtërore për t’u ndjerë sërish pjesë e një familjeje.

Normal ajo është shtëpia ime, në Shqipëri e kam thënë vetëm Partizani. Stërvitja te Partizani është një ambient që e njoh, këtu kam dalë kampion dhe ndihem shumë mirë. Ishalla del Partizani kampion, por duhet me i marrë ndeshjet një nga një, sidomos me ndeshjet e vogla se janë ato që ta humbin kampionatin”, përfundoi Asani.

Për Jasir Asanin, kjo pranverë e vitit 2026 nuk ngjan me asnjë tjetër. Mes nostalgjisë për atë gol që nuk erdhi në Varshavë dhe shpresës për t’u rikthyer në fushë diku ku ka paqe, ai mbetet i fokusuar. Siç thotë edhe vetë: Futbolli ka dhe të mirat dhe të këqijat që duhet t’i mbash vetë përsipër. Tani, i mbetet kohës të vendosë se ku do të jetë destinacioni i radhës i “mëngjarashit” të kuqezi.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan