Shqipëria vijon të digjet, 25 vatra zjarri në 24 orë, 5 mbeten aktive
25 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 5 prej tyre vijojnë të j...
25 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 5 prej tyre vijojnë të j...
Zjarri në zonën e Drenies në Mallakastër është riaktivizuar gjatë ditës së sotme, kryesisht në pjesën v...
Deputetja e Reform UK, Sarah Pochin, ka kërkuar që qeveria britanike t’i vendosë Shqipërisë një ultimatum për të...
Kurora e gjelbër e qytetit të Pukës është rrezikuar seriozisht mëngjesin e kësaj të marte, pasi një vatër zj...
Me flokët e saj të kuq të çrregullt, sytë e gjelbër plot gjallëri dhe pamjen joshëse, 23-vjeçarja Anna Chapma...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka firmosur një urdhër që kërkon reduktimin e numrit të vaksinave të rekomanduara p&eum...
Kruja vijon të përballet me flakët, ndërsa gjatë gjithë natës ka vijuar lufta për shuarjen e zjarrit mbi Zidoll dhe n&...
Qeveria shqiptare po përgatitet të shtetëzojë koncesionin e kontrollit mjekësor bazë në shtator, duke ia kaluar shërbi...
Presidenti amerikan Donald Trump u transportua fshehurazi larg samitit të NATO-s muajin e kaluar në Ankara të Turqis&e...
Spitalet vijojnë të kenë mangësi në pajisje, përveç mungesëa së konstatuar dhe të ngritur si problematik&e...
Berat Gjimshiti i ka dhënë fund një prej kapitujve më të rëndësishëm të karrierës së tij. Kapiteni i Kombëtares shqiptare është larguar nga Atalanta pas 10 vitesh në klubin italian, duke nisur tashmë një aventurë të re me Al-Diriyah në Arabinë Saudite.
Përpara largimit nga Bergamo, Gjimshiti ka zgjedhur t’i drejtohet tifozëve dhe të gjithë njerëzve që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të tij me një mesazh të gjatë të publikuar në Instagram.
Futbollisti shqiptar kujton mbërritjen në Bergamo dhjetë vite më parë, kur ishte një lojtar i ri me dëshirën për të provuar vlerën e tij. Sot, pas një dekade, ai largohet nga Italia duke e konsideruar Bergamon shtëpinë e tij.
“U rrita këtu si lojtar, si burrë dhe si baba. Familja ime u rrit këtu. Bergamo është bërë shtëpia ime dhe Atalanta është shumë më tepër sesa një ekip”, shkruan Gjimshiti.
Në mesazhin e tij, kapiteni kuqezi kujton vitet e kaluara me Atalantën, nga fitoret dhe humbjet te ndeshjet dhe momentet që, sipas tij, dikur dukeshin vetëm si ëndrra. Për Gjimshitin, mbi rezultatet dhe trofetë mbeten njerëzit që e shoqëruan gjatë kësaj periudhe.
Ai ka falënderuar shokët e skuadrës, trajnerët, stafin, drejtuesit e klubit, familjen Percassi, tifozët dhe banorët e Bergamos për mbështetjen gjatë këtyre viteve.
“Gjatë këtyre dhjetë viteve, kemi përjetuar fitore, humbje, netë të paharrueshme dhe gola që ndoshta dikur vetëm i ëndërronim. Por ajo që do të marr me vete më shumë se çdo gjë tjetër janë njerëzit”, shkruan ai.
Gjimshiti e lidh historinë e tij me Atalantën edhe me punën dhe sakrificat që e shoqëruan këtë periudhë. Sipas tij, ajo që u arrit gjatë këtyre viteve u ndërtua së bashku, përmes punës, disiplinës dhe përkushtimit.
Tashmë për mbrojtësin shqiptar nis një tjetër kapitull në karrierë. Ai do të vijojë rrugëtimin në Arabinë Saudite me Al-Diriyah, ndërsa kujtimet e një dekade në Bergamo do të mbeten pjesë e historisë së tij.
“Mund të largohesh nga një ekip. Mund të largohesh nga një qytet. Por ne mbajmë një shtëpi brenda vetes. Faleminderit për gjithçka, Bergamo. Faleminderit për gjithçka, Atalanta. Përgjithmonë në zemrat tona”, përfundon Gjimshiti.
Dhjetë klube shqiptare i nisën kualifikimet për garat evropiane, duke nisur nga Liga e Kampionëve, te Liga e Evropës e deri...
Liverpooli ka marrë miratimin përfundimtar nga Bradley Barcola për kushtet personale, ndërsa negociatat me Paris Saint-Germainin për tr...
Harry Kane pritet të vazhdojë aventurën e tij te Bayern Munichu, me sulmuesin anglez që është pranë nënshkrimit të ...
Një gazetar sportiv turk i cili mbulon kryesisht klubin e Gallatasarajt, Burhan Can Terzi, është arrestuar pas një hetimi të nisur mbi ...
Myrto Uzuni ka dhuruar një paraqitje spektakolare me fanellën e Austin, duke shënuar të tre golat e fitores 3-0 ndaj Puebla në League...
Klubi i Skënderbeut ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Korçë, ku 20-vjeçari Joan Zyko u vra me armë zjarri nga...
Familja e Lionel Messit është në zi të thellë pas humbjes së Jorge Messit në moshën 68-vjeçare. Kohët e fund...
Triumfi i Spanjës në Kupën e Botës 2026 ka ndryshuar ndjeshëm garën për Topin e Artë. Në prag dhe gjatë turneu...
Një situatë që ngre pikëpyetje në futbollin shqiptar dhe në procedurat për marrjen e shtetësisë. Dhjetë fut...
Rezultati i finales së Kupës së Botës me triumfin e Spanjës ka ndryshuar rrënjësisht kartat në garën pë...