Situatë e rrezikshme në Krujë/ Denoncimi i banorëve: Flakët po i afrohen depove të dinamitit
Një vatër zjarri është përhapur mbrëmjen e sotme në zonën e Krasës, duke alarmuar banorët e Krujës. Nj&...
Një vatër zjarri është përhapur mbrëmjen e sotme në zonën e Krasës, duke alarmuar banorët e Krujës. Nj&...
Një video e dërguar në redaksinë e Piranjat News, tregon momentin ku shfaqet organizatori grek i eventeve dhe menaxheri i marrëdhë...
Situata me zjarret vijon të jetë problematike në Mallakastër, veçanërisht në krahun e Drenies, ku era e fortë e nisu...
Detyrimet e prapambetura të institucioneve publike vijuan të rriten edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, në një...
Një tjetër vatër zjarri është riaktivizuar në Krujë, duke rrezikuar një biznes në zonë. Aktualisht, në...
SPAK ka kryer një kontroll në ambientet e kompanisë “Atelier 4”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj is...
Një zjarr masiv përfshiu mbrëmjen e së shtunës qytetin e Krujës, duke u përhapur me shpejtësi nga lagjja Abazaj drejt ...
Mëngjesin e 4 gushtit 2026, rreth orës 5.20, një 78-vjeçar, i identifikuar si Jorgji D., po lëvizte në këmbë nga rru...
Një situatë shqetësuese është regjistruar pranë zonës së Valamarit, ku ujërat e zeza përfundojnë drejtp...
I ftuar në edicionin informativ të lajmeve, gazetari Genc Burimi foli mbi ngërçin politik në Kosovë dhe mundësinë e ...

Një situatë që ngre pikëpyetje në futbollin shqiptar dhe në procedurat për marrjen e shtetësisë.
Dhjetë futbollistë të rinj, djem dhe vajza me origjinë shqiptare, janë aktualisht në pritje të përfundimit të procedurave për marrjen e shtetësisë shqiptare. Bëhet fjalë për talente që mund të jenë pjesë e ekipeve kombëtare të Shqipërisë në të ardhmen, por procesi për pajisjen e tyre me shtetësi duket se ka hyrë në një ngërç. Burime konfidenciale pranë këtij procesi i kanë bërë të ditur Top Channel se kërkesat për këta futbollistë janë kthyer nga Institucioni i Presidentit të Republikës drejt Ministrisë së Brendshme.
Arsyeja e komunikuar lidhet me ndryshimet në ligjin për shtetësinë dhe nevojën për miratimin e akteve të reja nënligjore. Por pikërisht këtu lind pyetja që kërkon përgjigje: Pse procedurat për këta dhjetë futbollistë janë kthyer pas, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi shtetësinë shqiptare për futbollistin kosovar Albion Driton Rrahmani?
Me dekretin nr. 464, të datës 3 gusht 2026, Presidenti Bajram Begaj i dha shtetësinë shqiptare Albion Driton Rrahmanit, duke iu referuar Kushtetutës dhe ligjit nr. 113/2020 “Për shtetësinë”, të ndryshuar. Rrahmani është pjesë e Kombëtares së Kosovës dhe nuk është kandidat për të përfaqësuar Shqipërinë.
Sipas raportimeve mediatike, shtetësia shqiptare i nevojitet për arsye që lidhen me karrierën e tij profesionale në Itali. Pra, në vetvete, dhënia e shtetësisë për Rrahmanin nuk përbën një problem. Pikëpyetja që ngrihet është tjetër:
Nëse procedura ka mundur të përfundojë për Rrahmanin, çfarë e pengon procesin për dhjetë futbollistët që mund të veshin fanellën kuqezi? Dhe kjo nuk është thjesht një çështje administrative. Për një futbollist të ri, koha është thelbësore.
Grumbullimet e Kombëtareve të moshave, turnetë ndërkombëtarë, eliminatoret dhe kampionatet europiane zhvillohen në cikle të përcaktuara. Një vonesë në marrjen e dokumenteve mund t’i heqë një talenti mundësinë për t’u grumbulluar dhe për të përfaqësuar Shqipërinë në një kompeticion të caktuar.
Nëse kthimi i aplikimeve lidhet vërtet me ndryshimet në kuadrin ligjor, atëherë nevojitet një shpjegim i qartë: Cila është konkretisht pengesa ligjore? Pse procedurat për këta dhjetë futbollistë nuk mund të vijojnë aktualisht? Dhe mbi të gjitha: Pse në një rast tjetër, atë të Albion Rrahmanit, procedura ka përfunduar?
Janë këto pyetje që Top Channel i ka ngritur duke iu referuar edhe informacionit të marrë nga burime konfidenciale pranë procesit, ndërsa një përgjigje zyrtare nga institucionet përgjegjëse do të ishte thelbësore për të sqaruar situatën. Në një kohë kur Shqipëria po investon gjithnjë e më shumë në identifikimin e talenteve të diasporës dhe afrimin e futbollistëve me origjinë shqiptare nga akademitë europiane, çdo pengesë administrative mund të ketë pasoja sportive.
Sepse këtu nuk bëhet fjalë thjesht për një pasaportë. Bëhet fjalë për dhjetë futbollistë që mund të jenë e ardhmja e Kombëtares shqiptare. Dhe pyetja mbetet, kur do të përfundojë procesi i tyre dhe pse, nëse ligji është pengesa, një procedurë ka përfunduar ndërkohë që dhjetë të tjera presin?/TOPCHANNEL
Rezultati i finales së Kupës së Botës me triumfin e Spanjës ka ndryshuar rrënjësisht kartat në garën pë...
Bujar Pllana refuzoi të luajë me Lekia Gdansk në Poloni, ndërsa janë zhvilluar tri javët e para të kampionatit në kate...
Juventusi po përshpejton kërkimet për një portier të ri titullar, ndërsa e ardhmja e Michele Di Gregorios në portën ba...
Interi ka mposhtur Juventusin me rezultatin 2-1 në derbin miqësor të Italisë, të zhvilluar në Perth të Australisë, duke ...
Pas barazimeve ndaj Celtic dhe Interit, Milani i Ruben Amorimit ka pësuar humbjen e parë në fazën përgatitore. Kuqezinjtë u mposht...
Transferimi i Mohamed Salah te Trabzonspor duket se nuk është thjesht një goditje e madhe sportive, por edhe një nga kontratat më t&eum...
Liverpooli është gati të nënshkruajë me mbrojtësin e Barcelonës, Ronald Araujo, në një marrëveshje huazimi p&e...
Pas zhgënjimit në Botërorin 2026, Brazili ka nisur të shohë drejt së ardhmes dhe objektivit për të fituar yllin e gj...
Arsenal ka zyrtarizuar transferimin e Bruno Guimaraes nga Newcastle United, me një marrëveshje që raportohet se kap vlerën e 75 milion&eum...
Jorge Messi, babai i yllit argjentinas Lionel Messi, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare, raportojnë disa media argjentinase...