Kupa e Botës 2026 ka rikthyer në skenën e madhe dy emrat më të mëdhenj të futbollit modern: Lionel Mesi dhe Cristiano Ronaldo. Edhe pse në moshat 39 dhe 41 vjeç, të dy legjendat kanë treguar në ndeshjet e para të fazës së grupeve se ende mbeten vendimtarë për kombëtaret e tyre, duke ndezur sërish diskutimet për një përballje të fundit mes tyre në një Botëror.
Ideja më emocionuese për tifozët mbetet një duel i mundshëm në fazën me eliminim direkt, madje që në çerekfinale. Për këtë skenar duhet që disa kushte të rëndësishme të përmbushen në të dyja kampet: të Argjentinës dhe të Portugalisë.
Argjentina tashmë është në një pozicion shumë të favorshëm. Me pesë golat e Mesit, skuadra ka siguruar vendin e parë në grup dhe ndeshja e fundit nuk ka më peshë në renditje. Në fazën e 1/16-ve, kundërshtari i mundshëm do të jetë një nga ekipet e vendit të tretë në Grupin H, ku përfshihen emra si Uruguaji, Kepi i Gjelbër ose Arabia Saudite.
Në letër, Argjentina konsiderohet favorite, ndërsa në çerekfinale mund të përballet me ekipe si Australia, Irani apo madje edhe Belgjika, në varësi të zhvillimit të tabelës. Rruga duket relativisht e hapur për kampionët në fuqi, të cilët synojnë të shkojnë sa më larg pa pengesa të mëdha.
Ndryshe nga Argjentina, Portugalia ka një detyrë më të vështirë. Ajo duhet me patjetër të mposhtë Kolumbinë në ndeshjen e fundit për të siguruar vendin e parë në grup. Në të kundërtën, rrezikon të përfundojë në anën tjetër të tabelës, duke e bërë një përballje me Argjentinën të mundur vetëm në finale.
Në fazën e 1/16-ve, Portugalia mund të përballet menjëherë me kundërshtarë të fortë si Kroacia ose Gana, ndërsa në 1/8-at mund të ketë përballje me Zvicrën, Austrinë ose Algjerinë, varësisht nga zhvillimi i grupit.
Messi dhe Ronaldo janë përballur vetëm dy herë në ndeshje zyrtare miqësore. Në vitin 2011, Argjentina fitoi 2-1 në një duel ku të dy yjet shënuan, ndërsa në vitin 2014 Portugalia triumfoi 1-0 me një gol në fund të ndeshjes.
Një duel që po e pret e gjithë bota
Nëse të dy skuadrat kalojnë me sukses fazat e eliminimit direkt, Botërori 2026 mund të na dhurojë një tjetër kapitull historik të rivalitetit më të madh të futbollit modern. Një përballje Messi–Ronaldo në çerekfinale do të ishte jo vetëm një ngjarje sportive, por një moment që do të mbyllte një epokë të artë në historinë e futbollit botëror.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
26 Qershor17:39
Pse Botërori 2026 po thyen rekordin e autogolave? Shpjegohet fenomeni që po përsëritet në çdo ndeshje
Kupa e Botës 2026 nuk po vendos rekorde vetëm për numrin e golave të shënuar, por edhe për autogolat. Turneu që po zhvillohet...
SPORT
26 Qershor15:57
“Gëzuar ditëlindjen, Kapiten i Përjetshëm!” Milani nderon legjendën Paolo Maldini
Data e sotme, 26 qershor, shënon një ditë të veçantë për të gjithë familjen kuqezi dhe dashamirësit e futb...
SPORT
26 Qershor15:43
Como nuk humbet kohë dhe e merr mbrapsht Nico Paz: 60 milionë gati për Realin!
ITALI - Como nuk humbi kohë duke ndjekur Nico Paz. Një ditë pasi Real Madrid vendosi të ushtronte opsionin e blerjes p...
SPORT
26 Qershor15:24
Hap i rëndësishëm në karrierë, Asllani nënshkruan me Dortmundin
Lajm i bujshëm vjen nga merkatoja. Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani është larguar nga Hofenhaim dhe është bërë me sk...
SPORT
26 Qershor15:23
Botërori që shpëton jetë, në Meksikë bie kriminaliteti kur luan kombëtarja
Ndërsa Kupa e Botës 2026 po dhuron emocione në fushë, në Meksikë ndikimi i kombëtares shkon shumë përtej futbolli...
SPORT
26 Qershor15:15
Nga shofer autobusi te Botërori si protagonist, historia e trishtë portierit që kujdeset edhe për gjyshen me një këmbë
Portieri i Ganës, Benxhamin Asare, i cili mbush 34 vjeç në korrik, ishte ndër protagonistët e ndaljes së Anglisë, duke b&...
SPORT
26 Qershor13:47
“Plas” tek Uruguai para sfidës me Spanjën, Bielsa akuzon lojtarët se duan ta shkarkojnë
Federico Valverde po udhëheq një grup lojtarësh të Uruguait që po “rebelohen” kundër Marcelo Bielsa-s, pasi trajneri...
SPORT
26 Qershor13:41
“Tërmet” në merkato/ Milani gjen regjisorin e ri, dy yje në ardhje, bëhen gati valixhet për sulmuesin!
Struktura drejtuese e “Djallit” ka ndryshuar formë, por ambiciet mbeten në nivelet më të larta.
Me një organigramë ...
SPORT
26 Qershor13:22
Klop shpërthen pas humbjes së Gjermanisë: Një katastrofë e vërtetë
Humbja 2-1 e Gjermanisë ndaj Ekuadorit, e cila mbylli Grupin E, ndërsa nuk ndikoi në kualifikimin e tyre si fitues të grupit, ka ndezur ka...
SPORT
26 Qershor13:15
Nga yll futbolli në “asistencë sociale”: Si ia fshiu babai 80% të pasurisë Raphinha-s pa rënë fare në sy
Nëse mendonit se futbolli elitë të garanton gjithmonë një jetë mes luksit, rasti i Raphinha-s do t’ju bëjë t&eum...