Ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK
Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Anti...
Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Anti...
Punonjësi i "Shqiponjave" që humbi jetën ne Maliq, Enea Mekolli Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashki...
Momente tensioni u regjistruan gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, menjëherë pas golit të shënuar nga skuadra mike. F...
Mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvend. Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca me kryeministrin Edi Rama, një...
Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gj...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërk...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të paprecedentë, ku ritmet e plakjes së popullsisë po tejkalojnë m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe t&e...
Dashi Gjatë ditës mund të ndjeni nevojën për të ndryshuar diçka në rutinën tuaj. Sa i përket punës, ...
LESKOVAC, Serbi - Nga stadiumi 'Duboçica' në Leskovac, trajneri i Kombëtares, Sylvinho dhe mbrojtësi Elseid Hysaj, folën për mediet në prag të ndeshjes kundër Serbisë.
Hysaj është i vetmi futbollist i Kombëtares që vijon të jetë edhe pas 11 vitesh në ekip, pasi ka qënë në fushë gjatë trazirave në Beograd 11 vite më parë.
Dueli merr jetë të shtunën në orën 20:45 dhe vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Tanët mbajnë vendin e dytë me tetë pikë, një më shumë se Serbia që ka një ndeshje më shumë për të luajtur. E cilësuar si një finale për vendin e dytë, atë që të dërgon në play-off e Kupës së Botës, përballja pritet me interes nga dy kampet, ndërsa siguria për këtë duel është e lartë.
Trajneri Sylvinho u tregua i qartë për atë që Shqipëria kërkon nga dy duel. Ai tha se vetëm tri pikët mund ta afrojnë ekipin me zonën play-off, teksa ka shprehur besimin te futbollistët e tij. I pyetur nga gazetarët serbë për të ardhmen, braziliani nuk ia 'ka përtuar' duke i thënë se është i lumtur me punën që ka bërë në Shqipëri.
"Ndeshja juaj më e rëndësishme në krye të ekipit?
Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Sot po, kjo ka më shumë rëndësi. Një muaj më parë ishte ajo me Letoninë, nëse nuk do fitonim kjo nesër nuk do vlente. Më pas kemi Andorrën në vazhdim. Sfida nesër është emblematike, ndihet në atmosferë dhe kjo u pa edhe në Tiranë.
Sulmi dhe golat?
Sa i takon ndeshjes, është e bukur për t'u luajtur. Kemi pasur tre ditë e gjysmë të shpejta për trajnim, për të folur dhe për të analizuar ndeshjen. Kemi punuar në dy fazat, në sulm dhe mbrojtje. Goli është pjesa e fundit e futbollit. Të gjithë lojtarët janë të gatshëm dhe nesër do zgjedhim emrat për në fushë. Nuk më shqetëson goli, është pika e fundit. Unë kam besim te futbollistët dhe e di që do bëjmë më të mirën në fushë.
Keni ndonjë surprizë për nesër? Trajneri i Serbisë tha se e di sesi do luani në fushë...
Edhe ne e dimë si do luajnë ata. Tre në mbrojtje, dy anësorë, tre në mesin e fushës dhe sulmi. Nuk do them për surpriza, kemi edhe një stërvitje.
Një ndeshje si finale, sa janë shanset për fitoren tonë?
Futbolli është i paparashikueshëm. Për këtë ne nuk vendosim baste. Unë jam një trajner që kam luajtur në nivele të larta si futbollist. Nuk kam parë një ekip që fiton para se të fillojë ndeshja. Rivalët janë një ekip i fortë që luajnë në nivele të larta. Në Tiranë (0-0) pamë që ishim në një nivel, në futboll mund të ndodhë çdo gjë.
Forma e futbollistëve kuqezi jo e duhura, a është ky shansi i fundit për ta?
Nesër kemi ndeshjen më të rëndësishme, kjo vlen për ndeshjet e radhës. Atmosfera është e mirë. Ne kemi një grup futbollistësh dhe nuk më intereson momenti i tyre, por që të futen në fushë dhe të japin më të mirën. Edhe nëse fitojmë këtu dhe nuk mbajmë ritmin, nuk vlen. Kemi mësuar në Evropian dhe unë kam besim te emrat që kam thirrur se në fushë do japin më të mirën.
Ndeshje ndryshe edhe për historinë, a ka presion në grup dhe si po përballohet? Ky duel vendos vendin e dytë në Grupin K...
Ne këtu dhe futbollistët jemi mësuar me presion. Luajmë që 15 vjeç, pastaj kemi zhvilluar edhe derbi. Kam lindur në Sao Paolo dhe kam luajtur në Londër. Jemi këtu, kemi fatin në duart tona. Kush fiton nesër shkon më pranë play-off. Jemi të qetë dhe të gatshëm për fitore.
Pikat më të forta të Serbisë dhe a keni frikë se mund të shkarkoheni me një humbje?
Pyetja e parë është e bukur, për të dytën mendoj unë për të ardhmen. Kam qenë në Brazil, me Arsenalin, me Barcelonën dhe në Shqipëri ndihem shumë i lumtur për punën time.
Serbia ka futbollistë shumë të mirë, ekip fizik, në lojën një me një kanë cilësi. Mbaj mend Brazil - Serbi në Botërorin e Rusisë 2018, keni pasur ekip të mirë sepse kam qenë pjesë e stafit të Brazilit. Unë mund të të them emrat, por kjo nuk ka rëndësi. Si Serbia dhe ne kemi shumë futbollistë të fortë dhe kjo e bën ndeshjen më të bukur kur dalim në fushë. Hoxha, Manaj, Broja, Asani, Laçi, Daku, janë shumë cilësorë.
Si janë dy skuadrat sot dhe tre muaj më parë? Si doni t'i motivoni futbollistët?
Kjo është një gjë e bukur në Kombëtare, ndryshe nga klubet. Është një metodologji tjetër, ndryshon gjithçka. Ky është një muaj kur futbollistët vijnë në momentin më të mirë, ndryshe nga qershori kur kampionatet kishin mbaruar. Tetori dhe nëntori janë muajt kur futbollistët mund të jenë në formën më të mirë, ose të dëmtohen. Për fat nuk kemi shumë lëndime. Skema si luajnë në klubet e tyre dhe ajo në Kombëtare janë ndryshe.
Motiv? E kam një letër, por nuk mund ta tregoj tani (qesh). Punojmë me ekipin edhe nga ana psikolgjike.
Keni thirrur 55 emra dhe 44 prej tyre i keni futur në fushë. Para këtij dueli, a është dikush që do të 'rrëmbjë' fanellën e titullarit nesër?
Kjo që thoni është e drejtë, kemi dyert të hapura për lojtarët. Cake dhe Gripshi janë dy afrimet e fundit. Klisman po bën mirë, Gripshi më pëlqen. Është përgjegjësi e madhe të kesh këtë ekip, unë mundohem të bëj zgjedhjet më të mira. Kemi marrë më herët edhe emra nga U-21. Dua emra që kanë përvojë këtë moment", tha Sylvinho.
Pas konferencës për mediet, Kombëtarja zbriti në fushë për stërvitjen gjenerale në impiantin ku nesër do luhet takimi.
SIGURIA DHE MASAT E FIFA-s
Ndeshja në Serbi është vlerësuar si e një rrezikshmërie të madhe nga FIFA, duke dërguar dy oficerë sigurie. Veç zhvendosjes së sfidës nga Beogradi në Leskovac për shkak të frikës nga huliganët serbë dhe klimës së tensionuar politike, Federata Serbe e Futbollit nuk nxorri në shitje asnjë biletë.
6500 tifozët serbë në Leskovac do jenë me ftesa dhe të përzgjedhur, përfshi futbollistë nga akademitë e futbollit. Serbia është e dënuar që këtë duel ta zhvillojë me reduktim të 20 përqind të kapacitetit të stadiumit. Në bazë të një marrëveshjeje mes dy federatave, në ndeshjet Serbi - Shqipëri dhe anasjelltas nuk do ketë tifozë kundërshtarë.
Pas pesë sfidave të luajtura në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, Anglia me 15 pikë mban kreun duke lënë pas Shqipërinë me tetë pikë. Serbia me shtatë pikë ndodhet në pozitën e tretë, por ka një ndeshje më pak. Më pas vijnë Letonia (4 pikë) dhe Andorra me zero pikë.
Klubi italian Juventusi i ka uruar suksese sulmuesit Edon Zhegrova përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. Më e bukura...
Përkrah trajnerit Sylvinho në prag të ndeshjes vendimtare ndaj Serbisë, u shfaq edhe mbrojtësi Elseid Hysaj. Ai u shpreh besimplot&eu...
Trajneri kryesor i ekipit kombëtar të Serbisë, Dragan Stojković, iu drejtua publikut një ditë para ndeshjes kundër Shqipëri...
Kombëtarja e Shqipërisë ka mbërritur në Nish, ndërsa siç edhe pritej është shoqëruar nga forca të shu...
Dragan Stojkovic, trajneri i Serbisë, është i vetëdijshëm për peshën që paraqet sfida me Shqipërinë. Kjo &eu...
Në orën 12:28 të kësaj të premteje avioni i pagëzuar si ‘Naimi’ do lërë pistën e aeroportit ‘N&...
Kombëtarja shqiptare do të ndeshet këtë të shtunë, 11 tetor 2025, me Serbinë në Leskovac, sfidë e vlefshme pë...
Real Madrid aktualisht po përballet me një krizë të madhe me lëndime në mbrojtje, megjithatë lajmi i mirë është...
Kombëtarja e Kosovës do të përballet nesër (e premte) me Slloveninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadë...
Kombëtarja kuqezi ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen e shumëpritur të 11 tetori në Leskovc dhe mesditën e së pr...