Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug! Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Sami Sheen, vajza e aktorit të njohur Charlie Sheen dhe aktores Denise Richards, ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve se jeta e saj luksoze financohet...
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vj...
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë zonën bregdetare të Sarandës ka shkaktuar probleme për disa mjete lundruese, duke detyrua...
Kontrolle të befasishme janë bërë këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës. Mësohet se gjat&...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...

Trajneri ka bërë zgjedhjet e tij për këtë sfidë duke i dhënë fund dilemave për repartin e avancuar, ku treshja që do të ketë si detyrë kryesore të rrezikojë portën kundërshtare do të përbëhet nga Broja dhe Uzuni nga krahët, ndërsa Manaj do të jetë në qendër. Kombëtarja shqiptare luan sot në Leskovac ndeshjen më të rëndësishme në rrugëtimin e saj drejt Botërorit 2026 përballë Serbisë. Kuqezinjtë duan të ruajnë vendin e dytë në grup dhe një fitore do ta afronte më shumë ekipin e drejtuar nga Silvinjo me sigurimin e "play-off".
Silvinjo nuk ka lënë shumë vend për surpriza, duke rreshtuar nga minuta e parë këtë formacion titullar: Strakosha në portë, Gjimshiti-Ajeti në qendër të mbrojtjes, Mitaj dhe Hysaj në krahë, në mesfushë Shehu-Laçi dhe Asllani. Në sulm, në të majtë Uzuni, që mund të quhet edhe disi surprizë, në qendër Manaj dhe në të djathtë Broja.
-Forma e skuadrave
Shqipëria: Me fitoren 1-0 në shtëpi ndaj Letonisë muajin e kaluar, Shqipëria mbetet e pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit (3 fitore, 2 barazime) dhe synon një fitore të tretë radhazi për herë të parë që nga tetori i vitit 2023. Shqipëria ka arritur që të marrë vetëm 1 pikë në dy ndeshjet e saj jashtë shtëpisë në Grupin K. (Barazim me Letoninë dhe humbje ndaj Anglisë). Matematika nuk e lejon që edhe në përballjen me Serbinë të humbasë pikë, pasi gjërat komplikohen. Një rezultat pozitiv përballë Serbisë është çelësi që hap një derë për të shkuar në Kupën e Botës për herë të parë në histori.

Serbia: Një nisje e kualifikueseve pa humbje në Grupin K (2 fitore, 1 barazim), e shoqëruar me tre ndeshje pa pësuar gola, e bëri Serbinë të dukej si një pretendente të mirë për vendin e parë, por një disfatë shkatërruese 5-0 në shtëpi kundër Anglisë në ndeshjen e tyre të fundit i solli serbët me këmbë në tokë. Kjo humbje e rëndë erdhi disi papritur, pasi skuadra e Dragan Stojković ishte e pamposhtur në shtatë ndeshje të mëparshme (3 fitore, 4 barazime). Ishte gjithashtu humbja e tyre e parë në shtëpi që nga shtatori 2023 (4 fitore, 3 barazime). Përballja me Shqipërinë kërkon vetëm 3 pikët, nëse serbët duan të sigurojnë një pjesëmarrje të tretë radhazi në finalet e Kupës së Botës.
-Kush ndan drejtësinë në ndeshjen Serbi Shqipëri?
Istvan Kovac nga Rumania do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes, i ndihmuar nga Mihai Marica dhe Ferenc Tunjogi. UEFA ka caktuar Horacio Fesnica-n, gjithashtu nga Rumania, si gjyqtarin e katërt. Dhoma e VAR-it do të jetë e zënë nga gjermanët Bastian Dankert dhe Pascal Müller.
-Gabimi që i kushtoi shumë Shqipërisë
Shqipëria bëri një gabim dhe është në një pozicion pak më të keq se Serbia përpara ndeshjes më të rëndësishme në Grupin K. Kombëtarja jonë arriti të mposhtë Andorrën, por një barazim në ndeshjen e parë ndaj Letonisë na kushtoi shtrenjtë. Në të dytën, fituam me një rezultat minimal, 1-0. Ky hap fals na vendos në vend të dytë me 1 pikë më shumë se Serbia e cila ka një ndeshje më pak se ne. Në dy vitet e fundit, Silvinho ka ndërtuar një ekip shumë të fortë dhe luftarak që e ka të vështirë të pësojë gola, por nga ana tjetër, e ka të vështirë t’i shënojë ato.

-Përballjet ‘kokë më kokë’
Serbia dhe Shqipëria kanë luajtur tre ndeshje deri më tani, por asnjëra nuk ka qenë aq e rëndësishme sa kjo e ditës së sotme që të hap një derë për në Kupën e Botës.
Megjithatë, e para do të mbahet mend për një kohë shumë të gjatë, kryesisht për gjërat që ndodhën jashtë fushës. Në kualifikueset e Kampionatit Evropian 2016, ndodhi incidenti i famshëm me dron, i cili bëri që ndeshja të ndërpritej për shkak të rrëmujës në stadium. Më vonë pikët iu dhanë Shqipërisë në tavolinë.
Në ndeshjen e kthimit në Tiranë, Serbia mposhti Shqipërinë 2:0 me gola nga Aleksandar Kolarov dhe Adem Ljajić në minutat e fundit të ndeshjes.
Ndërkohë që takimi i tretë u luajt në qershor të këtij viti dhe nuk pati gola. Shqipëria pati rastin e artë të shënonte me një penallti të akorduar në fund të pjesës së parë, por goditja e Manajt u ndal nga portieri serb, Đorđe Petrović.
Vetëm pak orë na ndajnë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë në Leskovc, aty ku kuqezinjtë do të luajnë sh...
Analiza taktike Serbia-Stili i lojës: Mbështetet në qarkullimin e shpejtë të topit dhe përdorimin e krahëve (Tadić, K...
Teksa pak orë na ndajnë nga “finalja” e Shqipërisë në Leskovc kundër Serbisë, këta të fundit duket se...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka zhvilluar një takim zyrtar me homologun e tij serb, Dragan Dzajic, në prag ...
Në mbi 200 zona në të gjithë Serbisë po mbahen tubime në mbështetje të serbëve në Kosovë, të organ...
Serbia po i jep dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen me Shqipërinë, takim ky që luhet këtë të shtunë n&e...
Federata Serbe ka rikthyer flamurin shqiptar në stadiumin “Dubocica” ku do të luhet takimi mes Serbisë dhe Shqipërisë. Nj...
Kur këtë të shtunë, ekipet kombëtare të Serbisë dhe Shqipërisë do të përballen në ndeshjen kualifi...
Gjithçka është gati për përballjen e zjarrtë mes Serbisë dhe Shqipërisë, që luhet sonte në Leskovc. ...
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar dje në Leskovc seancën e fundit stërvitore përpara përballjes me Serbinë, një ndeshj...