SPORT

Revolucion total te Chelsea, këta janë 11 lojtarët që pritet të largohen

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Gusht 2026, 17:24
Revolucion total te Chelsea, këta janë 11 lojtarët që pritet

Chelsea vazhdon të jetë një nga klubet më aktive në afatin kalimtar të verës. Edhe pse ka afruar tetë përforcime të reja nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso, klubi londinez tani është gati të shesë plot 11 futbollistë, me synimin për të arkëtuar afro 573 milionë euro nga largimet e tyre.

Sipas Mirror, drejtuesit e Chelseat po punojnë për të balancuar skuadrën pas investimeve të mëdha gjatë verës.

Xabi Alonso ka përforcuar ekipin me emra si Morgan Rogers, për të cilin Chelsea pagoi rreth 136 milionë euro, Maxence Lacroix, Danny Welbeck, Jordan Henderson, Valentín Barco, Geovany Quenda, Marc Ballestra dhe Emmanuel Emega.

Megjithatë, ardhjet e shumta kanë bërë që skuadra të mbingarkohet, ndaj klubi është i gatshëm të ndahet me disa emra të njohur.

Në mbrojtje, Trevoh Chalobah është shumë pranë transferimit te Como për rreth 36 milionë euro. Gjithashtu, Axel Disasi është në shitje për 29 milionë euro, Benoit Badiashile vlerësohet me 35 milionë euro, ndërsa Malo Gusto mund të largohet nëse mbërrin një ofertë prej 87 milionë eurosh.

Në repartin e mesfushës, Enzo Fernandez vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm. Chelsea kërkon rreth 139 milionë euro për argjentinasin, i cili u transferua nga Benfica në janar të vitit 2023.

Edhe Pedro Neto nuk konsiderohet i paprekshëm. Portugezi mund të largohet nëse ndonjë klub ofron rreth 81 milionë euro.

Ndryshime të mëdha priten edhe në repartin ofensiv. Ardhja e Danny Welbeck ka shtuar konkurrencën, duke bërë që disa sulmues të jenë në listën e largimeve.

Liam Delap është një nga kandidatët kryesorë për t'u larguar pas një sezoni zhgënjyes, ndërsa Nicolas Jackson, i cili vlerësohet me 75 milionë euro, ka zgjuar interesimin e Aston Villas pas huazimit të tij te Bayern Munich.

Chelsea është i gatshëm të dëgjojë oferta edhe për Marc Guiu, që vlerësohet me 29 milionë euro, si dhe për Emmanuel Emegha, me një vlerë prej 23 milionë eurosh.

Në listën e largimeve është edhe David Datro Fofana, kartoni i të cilit vlerësohet me rreth 3.5 milionë euro.

Në total, nëse realizohen të gjitha këto transferime sipas vlerësimeve aktuale, Chelsea mund të arkëtojë afro 573 milionë euro, duke financuar kështu projektin e ri të Xabi Alonsos dhe duke ulur ndjeshëm numrin e lojtarëve në skuadër.

 

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

SOCIALE 6 Gusht17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...