Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri
Më 8 korrik 2026, Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian rrëzoi një tjetër përpjekje të oligarkut rus Oleg Deripaska p...
Më 8 korrik 2026, Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian rrëzoi një tjetër përpjekje të oligarkut rus Oleg Deripaska p...
Policia e Ersekës ka arrestuar një 75-vjeçar, i cili dyshohet se ndezi qëllimisht një zjarr, flakët e të cilave u pë...
Hakerë të lidhur me Iranin kanë zgjeruar përpjekjet për të goditur infrastrukturën kritike amerikane, duke vënë n...
Euro vijon të këmbehet me 91.8 lekë në blerje dhe 92.5 lekë në shitje, sipas kursit të publikuar në mëngjesin e 3...
Moti gjatë ditës së sotme, pritet të jetë kryesisht i nxehtë, por me zhvillime të paqëndrueshme në disa qarqe t&e...
Temperaturat e larta, jo të zakonshme për periudhën e vjeshtës, po shoqërohen me përhapjen e virozave, të cilat këtë...
DASHI Hëna hyn te Binjakët dhe mendja hapet ndaj ideve të reja dhe lidhjeve të papritura. Ne mund të kapim njohuri të dobishme ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Llukarë të Prishtinës, ku një person ka mbetur i vdekur. Viktima e aks...
34 ditë në protestë kanë shënuar banorët e Divjakës, të cilët edhe mbrëmjen e së mërkurës kan&e...
“Nuk jeni vetëm”, kanë qenë këto thirrjet e protestuesve ndërsa kanë mbërritur te Blloku i Sigurisë, në...

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) po finalizon një marrëveshje për financimin e ngrirjes së vezëve për futbollistet që dëshirojnë të shtyjnë mëmësinë për shkak të karrierës sportive. Masa, e paprecedentë në futbollin spanjoll, pritet të prezantohet zyrtarisht deri në fund të këtij muaji.
Lajmi është bërë i ditur fillimisht nga ylli i Barcelonës dhe kapitenia e kombëtares spanjolle, Alexia Putellas, në një intervistë për “El País Semanal”. Sipas saj, iniciativa përfaqëson një hap të rëndësishëm për futbollistet, të cilat shpesh përballen me dilemën mes vazhdimit të karrierës dhe dëshirës për t’u bërë nëna.
“Për mua është një hap i madh përpara, sepse federata kupton se po i shërben vendit tënd duke shkuar kundër kohës tënde biologjike. Nuk mund të ndalosh dhe nuk mund të bëhesh nënë, sepse ke nevojë për trupin tënd për të punuar”, u shpreh Putellas.
Në kuadër të marrëveshjes, RFEF pritet të bashkëpunojë me një klinikë të specializuar për fertilitetin për të mbuluar kostot që lidhen me procesin e ngrirjes së vezëve për të gjitha futbollistet që dëshirojnë ta shtyjnë mëmësinë.
Federata thekson se qëllimi i kësaj mase nuk është t’i nxisë futbollistet të vonojnë vendimin për t’u bërë nëna, por t’u ofrojë atyre një alternativë dhe mbështetje nëse zgjedhin ta shtyjnë mëmësinë për arsye profesionale.
Nisma do t’i bashkohet planit për balancimin e jetës profesionale dhe asaj private, të prezantuar përpara Kupës së Botës 2023. Ky plan parashikon edhe mbështetje financiare për familjet, duke mbuluar shpenzimet e udhëtimit dhe duke mundësuar që futbollistet të kalojnë kohë cilësore me fëmijët e tyre gjatë grumbullimeve dhe kampeve stërvitore.
Me këtë hap, Federata Spanjolle e Futbollit synon të krijojë kushte më të favorshme për futbollistet profesioniste dhe të shmangë situatat ku ato detyrohen të zgjedhin mes karrierës në futboll dhe dëshirës për të krijuar familje.
Barcelona duket se nuk ka hequr dorë nga Julian Alvarez. Pavarësisht dështimit për ta transferuar sulmuesin argjentinas gjatë afatit ...
Yan Diomande pritet të jetë lojtari më i ri i Real Madrid. PSG ka konfirmuar në një komunikim me “Sky Sport” se ësht...
Mbrojtësi i Real Madridit, Raúl Asencio, është dënuar për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit në jug ...
Dritarja e hyrje-daljeve gjatë merkatos së verës konsiderohet tashmë e mbyllur si procesi bazë për klubet e Kategorisë s&eu...
Edhe këtë vit, Premier League dominon tregun e transferimeve. Në këtë sesion të merkatos klubet angleze investuan miliona euro, ...
Ndryshe nga çdo sezon, këtë vit është e vështirë të parashikosh fituesin e “Topit të Artë”, n&...
Walid Regragui, i cili ishte trajner i Marokut nga viti 2022 deri në vitin 2026, e ka pranuar edhe një herë në një intervistë t&...
Julian Alvarez ishte emri më i “nxehtë” në këtë merkato vere, ku dëshira e tij për t’u transferuar në...
Roma po përjeton një garë të vërtetë me kohën në orët e fundit të merkatos. Verdhekuqtë kanë ende ...
Tottenham ka arritur marrëveshje me Chelsea-n për transferimin e Mykhailo Mudryk në formë huazimi, në një lëvizje surpriz&e...