Katërshja e UÇK-së në Hagë/ “Heronj kombëtarë në Kosovë”, mediat botërore raportojnë për aktgjykimin final
Mediat e mëdha ndërkombëtare po i kushtojnë vëmendje shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë &Ccedi...
Mediat e mëdha ndërkombëtare po i kushtojnë vëmendje shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë &Ccedi...
Gjykata Speciale ka konstatuar se Hashim Thaçi ka patur kontribut të qenësishëm në atë që konsiderohet si plan ...
Në Burojë, vendlindjen e Hashim Thaçit, familjarët e ish-presidentit po e presin me ankth vendimin e Gjykatës Speciale në Hag&...
Një atmosferë e tensionuar dhe e mbushur me emocione ka pushtuar rrugët jashtë Dhomave të Specializuara në Hagë, ku po mbah...
Trupi gjykues ka konstatuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar arriti të vërtetojë se ishte kryer krimi i luftës i arrestimit t&eum...
Një zhvillim i rëndësishëm është bërë i ditur nga Gjykata Speciale në Hagë gjatë seancës për ...
Disa qytetarë që ishin duke qëndruar përpara Gjykatës Speciale janë larguar tashmë nga kjo hapësirë pas urdhë...
Seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur tashmë në Gjykatën e Specializuar në Hagë, ndërsa kjo ngj...
Kosova dhe kudo ka shqiptarë, mbajnë sot frymën. Teksa ka nisur seanca në Hagë ku do të jepet vendimi për 4 ish-drejtues t&...
Në përgjigje të diskutimit të nxitur nga rasti i George Mazonakis dhe referenca ndaj plazmaferezës, Profesori i Terapi...

Pas pushimit dimëror, Kategoria e Parë rikthehet këtë fundjavë me javën e 18- të, duke hapur zyrtarisht kapitullin e dytë të sezonit 2025–2026. Dymbëdhjetë skuadrat janë gati të hyjnë në 16 javët vendimtare të sezonit të rregullt, ku çdo pikë do të peshojë dyfish në garën për ngjitjen dhe mbijetesën.
Pjesa e parë u mbyll me dominimin absolut të Skënderbeut, që kryeson renditjen me autoritet, ndërsa Laçi dhe Pogradeci vijojnë një duel të fortë “dhëmbë për dhëmbë” për vendin e dytë. Merkatoja e dimrit ka sjellë lëvizje të shumta, me afrime dhe largime që pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në ecurinë e skuadrave. Vëmendje e veçantë për debutimin e trajnerit Artan Bano në krye të Lushnjës, ndërsa Kukësi vazhdon ende pa një trajner zyrtar, duke u menaxhuar nga një staf kujdestar. Java e 18-të ofron përballje interesante, ku spikasin sfida direkte për zonën “play off” dhe duele delikate në fundin e tabelës. Rikthimi i kampionatit sjell pritshmëri të larta, rivalitet të fortë dhe ndeshje që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në fatin e sezonit. Me tabelën e ngjeshur dhe objektivat e qarta, java 18 pritet të vendosë tonin e gjithë fazës së dytë.
LAÇI – KUKËSI (13:30) Laçi e nis pjesën e dytë të sezonit nga vendi i dytë, me synimin e qartë për të qëndruar në zonën e sigurt të ngjitjes. Përballë ka një Kukës në vështirësi të thellë, të fundit në renditje dhe me probleme të dukshme organizative. Në letër, bardhezinjtë janë favoritë absolutë, por presioni për fitore mund të jetë një armë me dy tehe.
POGRADECI – BESA (13:30) Pa diskutim, ndeshja e javës. Dy skuadra që e mbyllën pjesën e parë në formë pozitive dhe që ndajnë objektiva të njëjta. Pogradeci kërkon të mbrojë vendin e tretë dhe të konfirmohet si pretendente serioze, ndërsa Besa vjen për të marrë pikë të arta në një transfertë të vështirë. Një duel që premton intensitet, ritëm dhe rivalitet të fortë.
ILIRIA – KASTRIOTI (13:30) Derbi i Krujës zhvendoset në Luz të Vogël të Kavajës, për shkak të dënimit të Ilirisë, e cila do të luajë si pritëse 50 km larg Fushë-Krujës deri në fund të sezonit. Një sfidë me peshë emocionale dhe klasifikimi, ku Kastrioti kërkon vazhdimësinë, ndërsa Iliria pikë jetike për t’u shkëputur nga zona e rrezikut.
LUSHNJA – KORABI (13:30) Sytë janë te pankina verdhejeshile, ku Artan Bano debuton si trajner i Lushnjës. Përballë një Korabi të ekuilibruar dhe të rrezikshëm, vendasit synojnë një nisje të re psikologjike. Një ndeshje ku rezultati do të tregojë nëse “efekti trajner” do të ndihet që në javën e parë në “Rozha Haxhiu”.
BURRELI – APOLONIA (13:30) Dy skuadra me pikë të barabarta dhe objektiva të ngjashme për mesin e tabelës. Burreli kërkon të shfrytëzojë faktorin fushë, ndërsa Apolonia vjen për të konfirmuar stabilitetin e saj. Një përballje e hapur, ku detajet mund të bëjnë diferencën.
SKËNDERBEU – LUFTËTARI (16:00) Kryesuesit e Skënderbeut presin Luftëtarin në Korçë, me synimin për të vazhduar marshimin e pandalshëm. Diferencat në renditje janë të mëdha, por futbolli ka treguar se surprizat nuk përjashtohen. Gjithsesi, çdo rezultat tjetër përveç fitores do të ishte befasi për vendasit.
Barcelona po konsideron Ron Raçin, qendërmbrojtësin e ri të Hajduk Split, si opsion për të forcuar mbrojtjen për sezonin e ...
Futbollisti i Sunderlandit, Luke O’Nien, ka folur hapur për përvojën e tij duke punuar krah për krah me Granit Xhakën te Sunder...
Ditën e sotme u hodh shorti për fazën “play off” të Ligës së Konferencës. Drita dhe Shkëndija mësuan ...
Disfata me Tiranën ka lënë shije jo të mirë në Ballsh, madje duket se në klub kanë shfaqur pakënaqësi edhe p...
Vitin e kaluar, qeveria e Ramës prezantoi me bujë të madhe atë që u cilësua si “Rilindja e Infrastrukturës Sportive&r...
Më në fund, Roma i bën një dhuratë trajnerit Gasperini, me klubin kryeqytetas që bëri zyrtare afrimin e Donyell Malen nga A...
Te PSG hapet çështja Dembélé. Rinovimi i kontratës së yllit francez nuk është më aq i sigurt. Klubi parisie...
AEK i Athinës u trondit dje nga OFI Kreta në Greqi. Këto të fundit fituan 0 me 1 duke i eliminuar në çerekfinalen e Kupës...
Milani vazhdon të këmbëngulë për sigurimin e shërbimeve të Andrej Kostiçit, por për momentin përballet me ...
Java e 20-të e Superiores rezervon dy përballje brenda zonës Final Four. Egnatia mat forcat me Elbasanin, ndërsa Dinamo me Vllazninë....