
Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Taulant Seferi ka dalë sot (e mërkurë) në konferencën zyrtare për media nga “Shtëpia e Futbollit”. Sulmuesi kuqezi zbuloi objektivin e ekipit kombëtar para ndeshjeve të Ligës së Kombeve.
Taulant Seferi u shpreh se Kombëtarja ka si objektiv vendin e parë, duke theksuar rëndësinë e përqendrimit maksimal në çdo ndeshje dhe respektimit të çdo kundërshtari. Sulmuesi foli edhe për ndryshimet me trajnerin Maran, duke vlerësuar lojën me topin dhe presingun, ndërsa nënvizoi besimin që ka grupi për të arritur sukses.
Objektivi vendi i parë, sa ju vendos në presion? – Sa i përket objektivit tonë si vendi i parë, padyshim objektivi jonë i Kombëtares është vendi i parë, por ne, si gjithë ekipi së bashku duhet të shohim ndeshje për ndeshje, sepse në futbollin e sotëm nuk ka më ndeshje të lehtë. Duhet të japim maksimumin, të fokusohemi 100% dhe të shohim ndeshje pas ndeshje. Shpresoj që në fund të jetë kështu, siç të gjithë po flasin dhe do jetë e mira për të gjithë neve. Ajo që ne na ngel është që ne të punojmë fortë, të jemi të përqendruar dhe të shohim ndeshje pas ndeshje.
Mirlind Daku zbulon objektivin e Shqipërisë: Vendi i parë dhe rruga drejt Euro 2028
Si po shkojnë përgatitjet për ndeshjet? – Ndryshimi është sepse trajneri Maran dëshiron që të luajmë me topin, dëshiron më shumë futboll sulmues dhe do që ekipi të bëjë presing. Për ne sulmuesit është më mirë kur bëjmë presing dhe kur e kemi topin më shumë. Këto ditë kemi punuar më shumë me topin. Përpara kemi qenë më shumë të fokusuar në aspektin mbrojtës, e kemi pritur kundërshtarin më shumë. Shpresoj që këto që po punojmë me trajnerin Maran, të na dalin edhe në lojë, sepse besoj që po na pëlqen të gjithë futbollistëve ky sistem. Shpresoj që t’ia dalim me sukses.
Si e shihni pozicionin tuaj me trajnerin Maran në ekip? – Trajneri ia jep vlerësimin të gjithë futbollistëve. Nëse unë do luaj titullar apo jo, e di trajneri. Padyshim, unë besoj që i ka pëlqyer loja ime që ka parë në dy ndeshje miqësore dhe në kampionat. Unë jam këtu, trajneri vendos nëse do të luaj, apo do të jem në bankë rezervë. Do të vlerësoj çdo vendim të trajnerit. Ne jemi të kënaqur, pikë së pari sepse jemi në Kombëtare, pastaj gjërat e tjera dhe është grupi që do të sjelli sukseset apo fitoret.
Futeni si favoritë në këtë ndeshje, si e përgatit Shqipëria një ndeshje ndryshe? – Siç e thashë më parë, padyshim objektivi jonë është vendi i parë, ne duhet të jemi të fokusuar në çdo ndeshje. Nuk duhet të nënvlerësojmë asnjë kundërshtar, sepse sot çdo kundërshtar është shumë i fortë dhe kur të futesh në fushë je 11 vs 11. Duhet vlerësuar në maksimum çdo kundërshtar që i kemi në grup. Kemi shumë besim sepse e kemi grupin shumë të mirë. Kemi shumë besim që do të dalim me sukses.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
23 Shtator13:35
Tebas i përgjigjet Real Madridit pas akuzave për arbitrat: Jetoni në një galaktikë tjetër
Në sfidën e parë të vërtetë, në derbin e Madridit, Reali pësoi një humbje të rëndë përballë...
SPORT
23 Shtator13:31
Lautaro në superformë me Interin, kapiteni zikaltër zbulon sekretin: Jam stërvitur shumë
Lautaro Martinez po përjeton një nisje të jashtëzakonshme të sezonit me Interin, duke konfirmuar edhe një herë rolin e tij si...
SPORT
23 Shtator13:07
Sfidat e Nations League, Daku: Objektivi është vendi i parë dhe kualifikimi në Euro 2028
Dy lojtarët e Kombëtares, Mirlind Daku dhe Taulant Seferi dolën sot, e mërkurë 23 shtator në një konferencë për s...
SPORT
23 Shtator11:25
“Golat nuk janë përcaktues”, Yamal thumbon Kane: Kam fituar trofe
Tre nga klubet më të famshme në botë, Real Madrid, Bayern Munich dhe Barcelona, kanë nisur prej kohësh një fushatë t&e...
SPORT
23 Shtator11:15
Disiplinë e hekurt, Klopp vendos rregulla strikte, s’ka vonesa në stërvitje e as telefona në aktivitetet e përbashkëta
Jürgen Klopp ka nisur misionin për të rikthyer Gjermaninë në elitën e futbollit botëror. Trajneri i ri i përfaqës...
SPORT
23 Shtator11:02
David Alaba po mendon ta vazhdojë karrierën e tij. Destinacioni ende enigmë
Ai nuk është pensionuar ende, por David Alaba do të donte të fillonte të luante përsëri. 34-vjeçari, i cili nuk u zg...
SPORT
23 Shtator10:54
Italia me “fytyrë” të re, Mancini ndryshon “azzurrët”, dominojnë lojtarët e rinj
Italia e Roberto Mancinit nis aventurën në Nations League me objektivin për t’u rikthyer te trofetë. Trajneri italian kërkon nj...
SPORT
23 Shtator09:41
Dëmtimi në derbi/ Reali humbet Valverden për 3 deri në 6 javë
Real Madridi do të duhet të bëjë llogaritë pa Federico Valverden, i cili ka pësuar një ndrydhje të shkallës s&eum...
SPORT
23 Shtator09:36
Kevin De Bruyne flet për merkaton: Nuk e mendova kurrë largimin nga Napoli gjatë verës…
Nga grumbullimi me kombëtaren belge, teksa është në pritje për t’u përballur me Italinë, Kevin De Bruyne flet pë...
SPORT
23 Shtator09:14
Gjermania, futbollistët ndjejnë efektin Klopp: Gati të kalojmë zjarrin për të
Jurgen Klopp iu rikthye zyrtarisht punës së trajnerit pas më shumë se dy vjet shkëputjeje. Ish trajneri i Mainz, Borussia Dortmund dh...