Çfarë e pret Serbinë tani pas rënies së Vuçiçit?
Për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili...
Për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili...
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke ...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë medias greke "Kathimerini” se dëshiron të mbetet në krye të vendit...
Një valë protestash ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa Franca përballet me përshkallëzimin e trazirave...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...

Kampionati i rregullt i sezonit 2025-2026 në Kategoria e Parë ishte parashikuar të mbyllej i gjithi më 3 maj, me të gjitha ndeshjet e javës së 33-të që do të luheshin në orën 15:00. Megjithatë, axhenda e javës përmbyllëse ka pësuar ndryshime, për t’i dhënë rëndësinë e merituar finales për titullin kampion. Ndeshja mes Skënderbeu Korçë dhe KF Laçi, e cila do të vendosë skuadrën kampione të Kategorisë së Parë, është shtyrë me një ditë.
Në vend që të luhet më 3 maj, siç ishte planifikuar fillimisht, takimi do të zhvillohet më 4 maj në orën 17:00. Ky ndryshim është bërë për t’i dhënë vëmendjen e duhur ceremonisë së dorëzimit të trofeut, pasi kjo sfidë nuk ndikon në renditjen finale të skuadrave të tjera të kampionatit. Për këtë arsye, federata dhe klubi kanë vendosur që ndeshja të luhet e vetme, duke krijuar një atmosferë festive dhe duke pritur një numër të madh tifozësh në shkallët e stadiumit.
Njoftimi- Klubi korçar ka bërë edhe njoftimin zyrtar për këtë finale të shumëpritur: “Finalja e madhe! Ditën e hënë, më 4 maj, ora 17:00, kurorëzohet fituesi i Kategorisë së Parë, titull që duhet të jetë në ‘sirtarët’ e qytetit të Korçës. Kjo ka nevojë edhe për ndihmën tuaj, ndaj të gjithë të jemi në mbështetje të ekipit të zemrës, për të mbyllur një vit kalendarik të suksesshëm dhe për të parë larg, aty ku e meritojmë, lart!”
Skënderbeu Korçë do të zbresë në fushë ndaj KF Laçi me objektivin e qartë për të fituar titullin kampion dhe për ta kurorëzuar rikthimin në elitën e futbollit shqiptar. Skuadra korçare pritet të paraqitet me formacionin më të mirë të mundshëm, duke synuar jo vetëm trofeun, por edhe shpërblimin financiar prej 20 milionë lekësh që akordon Federata Shqiptare e Futbollit për skuadrën kampione të kësaj kategorie. Nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka, bardhekuqtë po përgatiten normalisht për këtë përballje dhe grupi është i plotë, pa mungesa për shkak dëmtimesh apo pezullimesh. Gjendja morale dhe psikologjike në ekip është shumë e mirë, ndërsa futbollistët janë maksimalisht të motivuar për ta mbyllur sezonin me triumf. Në Korçë gjithçka është gati për festën e madhe. Pas një sezoni të gjatë dhe të suksesshëm, Skënderbeu është vetëm 90 minuta larg kurorëzimit, ndërsa tifozët bardhekuq presin që skuadra e zemrës të rikthehet në elitë me trofe në duar dhe me një fitore që do të vuloste një rikthim madhështor.
Spektakël dhe emocione në play-off-et e NBA-së, ku Oklahoma City Thunder konfirmojnë forcën e tyre duke siguruar kualifikimin në...
‘Faktori Trump’ vazhdon të jetë i rëndësishëm kur kanë mbetur pak më shumë se 40 ditë nga Botëro...
Sfida mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich pritet të ofrojë spektakël edhe falë emrave të mëdhenj që do të zbresi...
Partizani po kalon një nga momentet më de likate të sezonit dhe shqetësimi më i madh për skuadrën mbetet padyshim aspekti dif...
“Po punoj shumë për t’u rikthyer më i fortë se më parë”, kështu shprehej pak kohë më parë Ja...
Ndonëse dy herë në disavantazh setesh, Tirana ka dhuruar një tjetër provë force në finalet “paly off” të kam...
Manchester United po përgatitet për një verë me ndryshime të mëdha, ku jo vetëm blerjet, por edhe shitjet do të jen&eu...
Real Madrid po planifikon skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm dhe është përqendruar në largimin e një grupi lojtar&e...
Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, ia ka faturuar humbjen me Elbasanin mungesë së përqendrimit të lojtarëve të tij. Ai ka the...
Manchester United ka triumfuar me shifrat 2-1 ndaj Brentford në kampionat. Skuadra nga Manchesteri e mbylli pjesën e parë në avantazh të...