
Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Klisman Cake është larguar nga Shkëndija e Tetovës për të nisur një aventurë të re në Rusi. Klubi bën të ditur se palët kanë mbyllur bashkëpunimin katërvjeçar dhe Cake transferohet tashmë te Akhmat Grozny.
Rikujtojmë që 26-vjeçari u ftua nga trajneri Silvinjo për ndeshjet e Kombëtares në tetor dhe në Rusi ai do të gjejë Mirlind Dakun i cili luan për Rubin Kazan.
Klisman Cake nis aventurë të re në Rusi, pasi zyrtarisht transferohet te Akhmat Grozny. Të gjithë në KF Shkëndija i urojmë Cakes shumë suksese në vazhdimin e karrierës.
KF Shkëndija dhe mbrojtësi Klisman Cake kanë mbyllur bashkëpunimin katërvjeçar, pasi klubi rus Akhmat Grozny ka aktivizuar klauzolën e largimit për futbollistin kuqezi.
Klisman Cake
Në respekt të dëshirës së lojtarit për të hedhur hapin e radhës në karrierë dhe për të provuar një sfidë të re ndërkombëtare, Shkëndija vendosi të bashkëpunojë në realizimin e këtij transferimi, duke përfituar një dëmshpërblim financiar.
Transferimi i Cakes vjen edhe si një histori korrektësie dhe besimi të ndërsjellë. Pas titullit kampion, verën e kaluar ai ishte lojtar i lirë dhe kishte mundësi të largohej pa asnjë përfitim për klubin, por zgjodhi të rinovojë edhe për një sezon tjetër, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në suksesin historik evropian të Shkëndijës. Sot, ai largohet duke i sjellë përfitim klubit që i dha hapësirën dhe besimin.
Klisman Cake iu bashkua Shkëndijës në janar të vitit 2022 dhe për katër vite e pesë sezone jo të plota ishte pjesë e pandashme e kuqezinjve. Gjatë kësaj periudhe ai fitoi titullin kampion dhe regjistroi 133 paraqitje zyrtare (106 në kampionat, 3 në Kupë dhe 24 në arenën evropiane), duke shënuar 12 gola.
Cake do të mbetet përgjithmonë pjesë e gjeneratës historike të Shkëndijës që realizoi ëndrrën e kualifikimit në fazën kryesore të një kompeticioni evropian, konkretisht në UEFA Conference League.
KF Shkëndija e falënderon Klisman Caken për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë ndër vite, duke i uruar shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij te Akhmat Grozny dhe më tej.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
10 Janar09:07
Asllani përplas trajnerin me Torinon? Baroni çudit duke folur për largimin
Kristjan Asllani mund të mos lëvizë nga Torino, sipas trajnerit Marko Baroni që tregoi vlerësim për mesfushorin. Baroni doli n&e...
SPORT
9 Janar17:26
Mbappe shtyn Real Madridin të nënshkruajë në verë me super yllin francez
Kylian Mbappe dëshiron që Real Madridi të nënshkruajë me Jeremy Jacquet. Sulmuesi francez e ka informuar bordin e klubit se duhet ta ...
SPORT
9 Janar15:48
Endri Çekiçi te Tirana? Zbulohen prapaskenat e fundit për ish-futbollistin e Kombëtares
Endri Çekiçi është një alternativë për Tiranën. Mesfushori me tipare sulmuese nuk është përshtatur ...
SPORT
9 Janar14:00
Al Nassr humbet sërish, goli i Ronaldos nuk mjafton, Al Hilal vijon kryesimin
Vijon forma jo e mirë e Al Nassr të Cristiano Ronaldos, që të enjten në mbrëmje pësoi humbjen e dytë radhazi ndaj Al-Q...
SPORT
9 Janar12:27
Elbasani, mbrojtja më e mirë e Superiores. Sa gola kanë pësuar verdheblutë në 18 javë kampionat
Elbasani dhe Egnatia janë liderët e mbrojtjes. Të dy skuadrat kanë pësuar vetëm 11 gola, ose rreth 0.61 gola për ndeshje, d...
SPORT
9 Janar10:17
Silvinjo pas rinovimit të kontratës me FSHF-në: Projekt me shumë punë, forca Shqipëri
Pas rinovimit të kontratës me Federatën Shqiptare të Futbollit deri në korrik të vitit 2026, trajneri i Kombëtares shqiptar...
SPORT
9 Janar09:59
Spektakël në Kuvajt, PSG fiton Superkupën
PSG dominon totalisht futbollit në Francë dhe jo vetëm, pasi këtë vit, përjashto Botërorin për Klube, fituan të g...
SPORT
9 Janar09:55
E pazakontë/ Mourinho detyron lojtarët e Benficës të flenë në qendrën stërvitore pas humbjes
Trajneri Jose Mourinho i ka detyruar lojtarët e Benficës të qëndrojnë në qendrën stërvitore të klubit pasi humb&e...
SPORT
9 Janar09:47
Akuzat e forta të gazetares sportive: Diego Kosta më infektoi qëllimisht me COVID-19
Gazetarja holandeze, Helene Hendriks ka akuzuar ish-sulmuesin e Çelsit dhe Atletiko Madridit, Diego Kosta, se i është kollitur qëllimish...
SPORT
9 Janar09:46
Redon Xhixha vendoset menjëherë nën urdhërat e Nuhijut, por sulmuesi i Tiranës nuk do të debutojë kundër Skënderbeut
Redon Xhixha ka dalë menjëherë në stërvitje me Tiranën, duke u prezantuar zyrtarisht me stafin teknik dhe shokët e skuadr&e...