4 mijë kredi të buta nga qeveria, çudit Delina Ibrahimi: Në periferi të Tiranës gjen shtëpi me 60 mijë euro!
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar sot pas mbledhjes së qeverisë se në kuadër të programit do të je...
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar sot pas mbledhjes së qeverisë se në kuadër të programit do të je...
‘Këto janë sisteme të veçanta të shpikura për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publ...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, deputetja e PD-së Ina Zhupa, ka kundërshtuar projektligjin e qeveris&eum...
Ndahet nga jeta në moshen 78-vjeçare Emma Bonino, një nga figurat më të shquara dhe më luftarake të politikës italia...
Ka qenë ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, Erjona Ismaili, ajo që ka reaguar pas mbledhjes së qeverisë lidhur me akuzat e pretend...
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg" për Andri Vulaj, autor i vrasjes të Ylber Lulit. ngjarje e cila...
Situatë e paqartë në kombëtaren e Argjentinës, ku grumbullimi i disa prej yjeve për ndeshjet e ardhshme është në ...
Makina e re e Edi Ramës nuk qenka blerë nga shteti, por është marrë me qira. Dhe për pagesën, qeveria ka një sqarim: f...
Në 23 prill të këtij viti gjatë një interpelance në Parlament, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi deklaroi se Shqipëria ë...
“Topi i Artë” këtë sezon është një dilemë shumë e madhe, pasi është e vështirë të...
E shtuna e futbollit shqiptar është e gjitha e rezervuar për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, një përballje që pritet të mbajë të mbërthyer gjithë opinionin sportiv. Sfida do të luhet në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00, në një moment shumë delikat dhe vendimtar për të dyja skuadrat. Dy rivalët historikë vijnë në këtë ndeshje me objektiva të ndryshëm, por me të njëjtën nevojë për pikë. Partizani synon me çdo kusht zonën e “Final Four”, ndërsa Tirana lufton për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar. Të kuqtë aktualisht mbajnë vendin e pestë në renditje me 45 pikë, po aq sa edhe Dinamo e vendit të katërt, duke e bërë këtë derbi edhe më të rëndësishëm për vazhdimësinë e sezonit.
Çdo hap fals në këtë fazë mund të kushtojë shumë për objektivin final të skuadrës së drejtuar nga Oltijon Kërnaja. Megjithatë, forma e fundit e Partizanit nuk është aspak pozitive. Të kuqtë vijnë në këtë përballje pas pesë ndeshjesh radhazi pa fitore, duke regjistruar tre barazime dhe dy humbje. Fitorja e fundit në kampionat për Partizanin daton më 9 mars 2025, çka tregon qartë momentin delikat që po kalon skuadra në javët më të rëndësishme të sezonit. Nga ana tjetër, Tirana ndodhet në vendin e shtatë me 32 pikë, por ende nuk ka asgjë të sigurt mbi qëndrimin në Superiore. Për bardheblutë, çdo ndeshje është një finale dhe derbi ndaj Partizanit ka një peshë të dyfishtë, si për renditjen ashtu edhe për prestigjin.
Ndryshe nga rivali, bardheblutë vijnë në një moment më pozitiv. Tirana ka marrë 11 pikë në pesë ndeshjet e fundit të kësaj faze, falë tre fitoreve dhe dy barazimeve, duke mos pësuar asnjë humbje. Humbja e fundit e skuadrës daton më 8 mars ndaj Elbasanit, ndërsa që prej asaj sfide ekipi ka treguar stabilitet më të madh në rezultate. Bilanci i përballjeve direkte këtë sezon është në favor të Partizanit. Të kuqtë kanë fituar dy derbet e fundit ndaj bardhebluve me rezultatin identik 2-0, të dyja në epokën e trajnerit Oltijon Kërnaja. Ndërkohë, Tirana ka fituar vetëm derbin e parë të sezonit me shifrat 3-0, në periudhën kur Partizani drejtohej nga trajneri serb Mladen Milenkoviç.
Ky bilanc i jep një avantazh moral të kuqve, por derbi mbetet gjithmonë një ndeshje që nuk njeh statistika. Megjithatë, Partizani do të përballet me disa mungesa të rëndësishme në këtë sfidë. Dy titullarë si Altin Bytyçi dhe Redon Ismaili nuk do të jenë të gatshëm, pasi të dy janë të pezulluar me kartonë. Bytyçi plotësoi numrin e kartonëve të verdhë, ndërsa Ismaili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit. Mungesa e tyre detyron stafin teknik të bëjë ndryshime të rëndësishme në formacionin titullar. Për repartin defensiv, alternativat kryesore për të zëvendësuar Bytyçin janë Janjeva dhe Preka. Ky i fundit është rikthyer me skuadrën, por mbetet për t’u parë gjendja e tij fizike pas mungesës së gjatë. Në mesfushë, mungesa e Ismailit pritet të zgjidhet me aktivizimin e Kamer Qakës, i cili shihet si kandidati kryesor për të marrë rolin e titullarit në qendër të fushës.
Ndërkohë, Hjumën dhe Dumbia mbeten pika të sigurta në repartin e mesfushës, duke garantuar ekuilibër dhe forcë në një sfidë ku çdo duel do të ketë rëndësi të madhe. Ky derbi vjen në javët më vendimtare të kampionatit dhe rezultati i tij mund të ndikojë drejtpërdrejt në fatet e sezonit për të dyja skuadrat. Për Partizanin, një fitore do të thoshte një hap i madh drejt “Final Four”, ndërsa për Tiranën do të ishte një frymëmarrje e rëndësishme në garën për mbijetesë. Në një përballje ku presioni, historia, forma e momentit dhe rivaliteti peshojnë po aq sa futbolli, mbetet për t’u parë se kush do të arrijë të bëjë diferencën në mbrëmjen e së shtunës në “Air Albania”.
Futbolli italian nuk gjen qetësi. Tani kanë shpërthyer polemikat për Shoqatën e Arbitrave dhe më konkretisht, shefin Gianluca Rocc...
Mesfushori Bernardo Silva ka nisur të marrë oferta edhe para se të konfirmonte largimin nga Manchester City. Përveç Juventusit, inte...
Napoli ka regjistruar një fitore të thellë 4-0 ndaj Cremonese në javën e 34-t të kampionatit italian, në një përbal...
Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë në formë mbresëlënëse edhe në moshën 41-vjeçare, duke udhëhequr Al Na...
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka ndëshkuar AF Elbasanin dhe Vllazninë për shk...
Çmimi i Madh i Turqisë do të rikthehet në kalendarin e Formula 1 në vitin 2027, pas një mungese prej gjashtë vitesh. Gar...
E ardhmja e Milanit mbetet e paqartë, ndërsa klubi kuqezi po përgatitet për një verë të nxehtë në merkato. Sipas ...
Inter po punon intensivisht për të ndërtuar mbrojtjen e së ardhmes. Emri më i përfolur është ai i Tarik Muharemović, t...
Te Juventus kanë nisur lëvizjet e mëdha në merkato, dhe këtë herë pa u fshehur. Premtimi i drejtuesit Damien Comolli ë...
Kupa e Botës 2026 do të hyjë në histori jo vetëm për numrin e madh të pjesëmarrësve - 48 ekipe dhe...