SPORT

Sporti në 2025, nga goli i Rei Manajt te podiumet në ski dhe mundje! Sukseset e Shqipërisë

Piranjat Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2025, 09:01

Sporti në 2025, nga goli i Rei Manajt te podiumet në ski dhe mundje!

Goli i Manajt i dha Shqipërisë një shans historik në “play-off” për Botërorin, ndërsa atletë në sportet individuale i sollën vendit për herë të parë medalje të rëndësishme në mundje, ski dhe peshëngritje.

Goditja e Rei Manajt që shkundi rrjetën në minutën e fundit të pjesës së parë në ndeshjen Serbi-Shqipëri është me gjasë momenti më sportiv i vitit, që do të mbahet mend gjatë mes ndjekësve të futbollit.

Përveçse shënoi fitoren në atë që mund të konsiderohet si një prej përplasjeve më të nxehta sportive të Kombëtares, goli i Manajt i hapi rrugën Shqipërisë për të garuar për herë të parë në fazën e “play-off”-it për një vend në Kampionatin Botëror SHBA-Meksikë-Kanada në vitin 2026. “Goli më i rëndësishëm i jetës,” tha Manaj pas fitores, e cila nxori në festë me mijëra tifozë në rrugët e Tiranës, Prishtinës dhe dhjetra qyteteve të tjera.

Në “play-off” ndodhet edhe Kosova. Kjo e fundit e siguroi vendin pas dy fitoreve surprizë kundër Suedisë dhe fitores jashtë fushe kundër Sllovenisë, një tjetër ekipi ballkanas. Federata më e re në Europë, që iu njoh e drejta për të garuar si ekip kombëtar në garat e UEFA-s e FIFA-s vetëm në vitin 2016, ka ecur shpejt, duke qenë një nga surprizat e eliminatoreve.

Ndryshe nga Shqipëria, suksesi i së cilës lidhet kryesisht me lojtarë të rritur jashtë vendit, Kosova ka rritur nivelin e kampionatit vendas me ekipe si Ballkani dhe Drita që kanë arritur kualifikime historike në garat europiane. Kjo e fundit, së bashku me Shkëndijën e Tetovës, janë ende në garë për titullin e Ligës së Konferencës së UEFA-s (Conference League), pasi kaluan fazën e grupeve dhe presin ndeshjet me eliminim të drejtpërdrejtë.

Futbolli i femrave po ashtu arriti rezultate të mira në 2025. Kombëtarja shqiptare për herë të parë mbërriti në fazën “play-off” të kualifikueseve për Europianin dhe doli e para në grupin e saj në Nations League, duke u ngjitur në Ligën B. Kampionati vendas vijon të dominohet nga Vllaznia dhe Megi Doçi, që vijon të thyejë rekorde.

Fitoret në futboll, sporti me më shumë ndjekës, nuk janë të vetmet. Huazimi i atletëve nga Rusia, e përjashtuar prej garave ndërkombëtare për shkak të pushtimit të Ukrainës, e ka vendosur për herë të parë Shqipërinë në podium në mundje. Chermen Valiev u shpall fillimisht kampion Europe në Bratislavë dhe më pas arriti në finalen e Kampionatit Botëror të Mundjes, ku mori medaljen e argjendtë. Ai nuk ishte i vetëm: Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev po ashtu u ngjitën në podium. Abakarov siguroi medalje të bronztë në Kampionatin Europian të Mundjes dhe Dudaev dominoi turneun Grand Prix në Spanjë, duke e vendosur Shqipërinë si një fuqi të re botërore në mundje të lirë.

Skiatorja 19-vjeçare e lindur në Itali, por që garon për Shqipërinë, Lara Colturi, bëri historinë gjatë vitit 2025. Vajza e artë e skive dominoi Kampionatin Botëror për të Rinj (Junior World Ski Championships) të mbajtur në Itali në shkurt 2025, ndërsa konfirmoi klasin e saj edhe në Kupën e Botës, duke u renditur rregullisht në mes të më të mirave, një arritje e paimagjinueshme më parë për flamurin kuqezi në sportet dimërore. Këtë sezon, Colturi është ngjitur tre herë në podium, duke marrë një vend të dytë historik në Finlandë përkrah numrit 1 në botë, Mikaela Shiffrin. Në kampionatin botëror, i cili vazhdon, Colturi renditet e 6-ta dhe është më e reja mes skiatoreve që renditen në 10 vendet e para.

Skitë sollën fitore historike edhe për ekipin e Lojërave Olimpike Speciale. Skiatorët nga Shqipëria, Elizon Kacanja dhe Stela Salla, fituan 2 medalje të arta në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore “Torino 2025”, duke shkruar historinë për Shqipërinë në debutimin e saj në këto lojëra dimërore. Ekipi në total siguroi 8 medalje, me Vanesa Doçin medalje ari në “Snowshoeing” dhe Joanis Myrtollari e Joel Gërmënjin me medalje bronzi.

Peshëngritja, një prej sporteve ku Shqipëria ka pasur gjithmonë fitues, pati sërish një vit të suksesshëm. Veç medaljeve të pritshme prej Erkand Qerimaj dhe Briken Calja, dy peshëngritës të rinj janë ngjitur në skenë. Enkilejda Carja, nga Durrësi, vendosi rekorde të reja, duke fituar medalje në disa gara ndërkombëtare për të rinj. Carja, veçanërisht, shkëlqeu me tre medalje të arta në Europianin e të Rinjve në Greqi, ndërsa në Botërorin e mbajtur në Lima mori një medalje të artë dhe një të argjendtë. Ertjan Kofsha, i cili garon për moshat nën 23 vjeç, u ngjit po ashtu në podium me një medalje të argjendtë dhe një të bronztë në Kampionatin Europian.

Mbretëreshat e xhudos, atletet e trajnerit Toni Kuka në Kosovë, vazhdojnë të mbledhin “ar”. Distria Krasniqi ishte makineri fitoresh gjatë gjithë vitit 2025, duke koleksionuar medalje nga Parisi në Zagreb, e paprekshme në kategorinë e saj. Por skena po i lë vend edhe Laura Fazliut, e cila me argjendin në Lojërat Botërore Universitare tregoi se është gati për sfidat olimpike. Akil dhe Nora Gjakova po ashtu sollën medalje nga kampionate prestigjioze.

Në ringun e boksit, Donjeta Sadiku konfirmoi se është boksierja më e mirë në rajon, duke fituar të artën në turneun e fortë “Feliks Stamm” në Poloni, një fitore që erdhi pas përballjeve me kampionet e botës.

Në atletikë, Luiza Gega, kampione e Europës në 3 mijë metra në gusht 2022, solli medalje të reja në vitin 2025, kur fitoi vendin e parë në garën e 5 mijë metrave në Kampionatin Europian të Kategorisë së Tretë të zhvilluar në Sofje. Në krah të saj, Franko Burraj dhe David Nikolli treguan se atletika shqiptare po rritet, me medalje të arta në garat ekipore dhe individuale në Europë.

Sportet e lojërave me dorë, volejbolli dhe basketbolli, mbeten larg arritjeve të rëndësishme; megjithatë, kampionatet lokale kanë tërhequr më shumë interes dhe ka një rivalitet të rritur. Liga Unike në basketboll, një kampionat i përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, vijon të dominohet nga ekipet e Kosovës. Ndërkohë, në ligën Gjergj Kastrioti në volejboll, një kampionat po ashtu i përbashkët mes dy vendeve, garat janë fituar kryesisht nga ekipet e Shqipërisë për të dy gjinitë.

Volejbolli i vajzave, për shkak të historisë, mbetet një nga garat me më shumë rivalitet dhe ndjekës, por në 2025 gara u “ndot” për shkak të sulmeve diskriminuese ndaj volejbollistes braziliane Nayara Ferreira. Kjo e fundit u pezullua nga gara pas kërkesave paragjykuese për test të gjinisë. Pavarësisht protestave të ekipit të Dinamos, për të cilin ajo luante, Ferreira nuk u kthye në fushë dhe është larguar nga Shqipëria.

2025 qe një vit i mirë edhe për organizimin. Në vend u zhvilluan për herë të parë disa etapa të garës çiklistike Giro d’Italia. Ndërkohë veç kampionateve të ndryshme të sporteve individuale të sallave, si peshëngritja, mundja e të ngjashme, të cilët kanë një traditë organizimi në Shqipëri, në vend u zhvillua për herë të parë Kampionati Europian i Futbollit U17, i cili u fitua nga Portugalia.

Mes këtyre sukseseve në fushë, pistë dhe podiume, viti 2025 shënoi edhe një humbje të madhe për kujtesën sportive kombëtare, ndarjen nga jeta të Ismet Bellovës, zërit legjendar që për dekada me radhë ishte ura lidhëse mes stadiumit dhe shtëpive të shqiptarëve. Bellova, i cili u shua në moshën 91-vjeçare, mbylli një epokë të artë të gazetarisë sportive. Ai la pas një trashëgimi që shërben si frymëzim për brezat e rinj të atletëve dhe komentatorëve./BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan