
Interesimi i PSG-së për Khephren Thuram mund të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen e Randal Kolo Muanit. Juventusi shpreson të shfrytëzojë këtë situatë për të rikthyer sulmuesin francez në Torino.
Kefren Thuram mund të jetë çelësi që Juventusi të rikthejë Randal Kolo Muanin në Torino gjatë merkatos së verës.
Sulmuesi francez mbetet një nga objektivat kryesorë të bardhezinjve, por negociatat me Paris Saint-Germain kanë rezultuar të ndërlikuara, ashtu si edhe një vit më parë. Megjithatë, situata mund të ndryshojë falë interesimit të kampionëve të Europës për mesfushorin e Juventusit.
Sipas mediave italiane, PSG ka kërkuar informacione për Thuram gjatë kontakteve të fundit mes dy klubeve. Edhe pse dy operacionet do të zhvilloheshin veçmas, një transferim i mundshëm i francezit në Paris do ta lehtësonte ndjeshëm rikthimin e Kolo Muanit te Juventusi.
Aktualisht, Thuram vlerësohet mbi 40 milionë euro, ndërsa vlera e Kolo Muanit konsiderohet rreth 20 milionë euro. Megjithatë, situata financiare e sulmuesit është më e ndërlikuar për PSG-në, pasi ai u ble nga Eintracht Frankfurt për një shumë që iu afrua 100 milionë eurove dhe klubi francez nuk dëshiron të regjistrojë humbje financiare nga shitja e tij.
Për Juventusin, largimi i Thuram do të sillte të ardhura të rëndësishme për të financuar operacionet e merkatos dhe për t’i dhënë më shumë liri lëvizjeje drejtuesve të klubit.
Nga ana tjetër, vetë mesfushori shihet i hapur ndaj një rikthimi në Francë. Kalimi te PSG do t’i ofronte mundësinë të luante me një nga skuadrat më të forta të Europës dhe njëkohësisht të rifitonte vendin në Kombëtaren franceze, pas mungesës në Botërorin e fundit.
Për momentin nuk ka negociata zyrtare mes palëve, por interesimi i PSG-së për Thuram mund të shndërrohet në një element vendimtar në të ardhmen e Kolo Muanit dhe të merkatos së Juventusit.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
24 Qershor15:49
Cristiano vendos një rekord të pathyeshëm, por shikoni kush është shqiptari që qëndron në krah të gjigantëve të botës
Të shënosh në një Kampionat Evropian apo Kupë Bote është ëndrra e çdo futbollisti.
Të shënosh në...
SPORT
24 Qershor15:37
Zinedin Zidane, në prapaskenë po punon për Francën e Botërorit të ardhshëm…
Ndërsa “Les Bleus” janë në mes të Kupës së Botës, Zinédine Zidane, trajneri i mundshëm i ardhsh&eum...
SPORT
24 Qershor15:31
Sulmuesi anglez u ndal me magji? Kur spiritualisti nga Gana thoshte: Po punoj për Kane..
Barazimi pa gola ndërmjet Anglisë dhe Ganës ka bërë xhiron e botës. Jo vetëm për rezultatin, por për pretendimet ...
SPORT
24 Qershor15:05
Skocia, Robertson para Brazilit: Jemi gati, ndeshje e vështirë!
Lojtari i Skocisë, Robertson doli në konferencë para takimit ndaj Brazilit.
“Po luajmë kundër një vendi të madh, ndo...
SPORT
24 Qershor14:25
“E adhurojnë të gjithë”, Ferrari i mahnitur nga Hamilton!
Ish-inxhinieri i Ferrarit, Rob Smedley, ka zbuluar se atmosfera brenda skuadrës italiane është jashtëzakonisht pozitive sa i përket L...
SPORT
24 Qershor14:03
Vetëm një surprizë! Regjistruan humbje, njihuni me pesë skuadrat e eliminuara zyrtarisht nga Botërori
Botërori 2026 nuk është i prirur që të rezervojë eliminime surprizë që në grupe. Vetëm Turqia ishte një...
SPORT
24 Qershor13:51
Queiroz sulmon arbitrat pas barazimit me Anglinë: VAR-i kishte shkuar për kafe!
Trajneri i Ghana national football team, Carlos Queiroz, ka kritikuar ashpër arbitrimin pas barazimit 0-0 ndaj England national football team në nde...
SPORT
24 Qershor13:12
Kthesë e bujshme në merkato, befasohet Inter, Marco Palestra shkon te Chelsea
Një kthesë e bujshme ka tronditur tregun e transferimeve dhe planet e Interit për sezonin e ri. Kur gjithçka dukej e mbyllur për ka...
SPORT
24 Qershor12:42
Ronaldo i tensionuar paralajmëron ashpër gazetarët: “Bëni kujdes me pyetjet, ose nuk përgjigjem!”
Përballja e radhës e Cristiano Ronaldos me mediat ka prodhuar një moment mjaft të tensionuar, i cili po bën xhiron e rrjetit.
Ylli p...