Çifti u ngriti “kurthe” seksuale burrave dhe i helmoi! Çfarë synonin me veprimin e tyre mizor
Një grua në Britani, e cila paraqitej si punonjëse seksi, u jepte fshehurazi burrave doza vdekjeprurëse qetësuesish, në mënyr...
Një grua në Britani, e cila paraqitej si punonjëse seksi, u jepte fshehurazi burrave doza vdekjeprurëse qetësuesish, në mënyr...
Ndërsa “Les Bleus” janë në mes të Kupës së Botës, Zinédine Zidane, trajneri i mundshëm i ardhsh&eum...
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Seman , në afërsi të vendit té quajt...
Pas një pushimi të shkurtër ka rinisur procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Ilir Meta në Gjykatën e Posaçme. Gjatë...
Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në hyrje t&eum...
SPAK ka goditur rreth një muaj më parë një tjetër grup kriminal, një rrjet të dyshuar ndërkombëtar të trafik...
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka lëshuar akuza të forta ndaj Izraelit gjatë një takimi të partisë së tij, duke dekla...
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Laert Haxhiu, i akuzuar...
Një mega operacion i Prokurorisë së Posaçme çoi në lëshimin e 10 urdhër arresteve te emrave të njohur të...
Temperaturat e larta të verës paraqesin rrezik të shtuar për shëndetin, veçanërisht për të moshuarit, fëmi...

Lushnja më në fund sheh dritë në fund të tunelit, teksa duket se dora e trajnerit të ri, Artan Bano, ka nisur të ndihet në skuadër. Tekniku 59-vjeçarit i kanë mjaftuar vetëm dy javë përgatitore në krye të verdhejeshilëve për të debutuar me fitore. Të shtunën, në kuadër të javës së 18-të të kampionatit, Lushnja mposhti Korabin me shifrat 2-0 në stadiumin “Roza Haxhiu”.
Më në fund, lushnjarët panë të konkretizohej edhe reparti ofensiv, me golat që u shënuan në minutat shtesë të të dy pjesëve. Fillimisht ishte kapiteni Canka që zhbllokoi rezultatin, ndërsa në fundin e takimit realizoi Jurgen Peqini, i sapoardhuri nga merkatoja e dimrit. Një fitore me zemër, shpirt dhe karakter, që jep sinjale të qarta ndryshimi dhe shprese për sigurimin sa më shpejt të mbijetesës në Kategorinë e Parë.
Ndeshja- Të dyja ekipet erdhën në këtë përballje me mungesa të rëndësishme, si Meta te Lushnja dhe golashënuesi Marku te Korabi. Takimi nisi i kujdesshëm nga të dyja palët, me fokus fillimisht shmangien e humbjes, për të kaluar më pas te kërkimi i fitores, veçanërisht për vendasit. Lushnjarët u shfaqën më kërkues dhe më të vendosur, duke luftuar për çdo top dhe duke treguar dëshirë të madhe për ta fituar ndeshjen. Pavarësisht rasteve të krijuara, rezultati u zhbllokua vetëm në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, kur Canka shënoi një gol të bukur me kokë pas një goditjeje nga këndi, duke i dhënë topit një trajektore që vuri në vështirësi portierin mik.
Me shifrat 1-0 u mbyll pjesa e parë. Edhe pjesa e dytë vijoi në të njëjtën linjë, megjithëse terreni i rënduar u bë pengesë në disa momente për zhvillimin e lojës. Në këtë fraksion, të dy trajnerët kryen rifreskimet e nevojshme, duke hedhur në fushë edhe përforcimet e merkatos së dimrit. Goli i dytë i lushnjarëve erdhi pas një aksioni të shpejtë të lojtarëve të futur nga stoli. Në minutën e parë shtesë të takimit, pas një kundërsulmi të rrufeshëm, Zaganjori shërbeu një asist të saktë për Peqinin, i cili nuk e pati të vështirë të dyfishonte shifrat dhe të vuloste fitoren 2-0. Me këtë trepikësh, Lushnja ngjitet në kuotën e 19 pikëve, duke u renditur në vendin e 10-të, por tashmë vetëm një pikë larg Korabit që mban pozicionin e nëntë, duke e bërë edhe më interesante garën për mbijetesë.
Golat: Canka 45+2’, Peqini 90+1’
Lushnja: Haremi, Deliaj, Hida, Korreshi, Magani, Allmuça, Ribaudo (Zaganjori 57’), Uesli (Lala 80’), Uilfried, Olola (Ntepe 90+2’), Canka (Peqini 80’). (Në dispozicion: Alimuçaj, Arapi, Zgjana, Basha, Fejzaj). Trajner: Artan Bano
Korabi: Mehidri, Kurti, Uallac, Xhika, Sina (Lajthia 60’), Mziu, Laho (Ndreu 71’), Kuka (H.Reçi 79’), Spahiu(Cahani 60’), Morina, Zeqiraj(Lilaj 79’). (në dispozicion: Haka, Tepshi, Duka, Goga, E.Reçi). Trajner: Alfred Deliallisi
Kartonë të verdhë:Uesli 84/Laho 45+2,trajneri Deliallisi 45+2,Cahani 71,Ndreu 73
Gjyqtarë: O.Ferataj (Patos), E.Ganxhi Elbasan), M. Llukmani (Vlorë)
Bano: Ndeshje e vështirë, kemi shumë për të bërë
“Efekti Bano” dha rezultat që në 90 minutëshin e parë, teksa Lushnja arriti të mposhtë Korabin në ndeshjen e debutimit të trajnerit të ri. Pas triumfit të parë në krye të verdhejeshilëve, Artan Bano u shfaq i kënaqur, por njëkohësisht realist, duke theksuar se skuadra ka ende shumë punë për të bërë. “Ndeshja e parë ishte shumë e vështirë, duke ditur që u përballëm me një ekip si Korabi, i organizuar shumë mirë dhe me goxha cilësi brenda. Kampionati është shumë i fortë dhe çdo ndeshje është e luftuar, sidomos duke pasur parasysh mangësitë që kemi pasur në pjesën e parë të sezonit”, u shpreh Bano. Tekniku lushnjar theksoi se fitorja do të shijohet vetëm për pak kohë, pasi fokusi është te vazhdimësia. “Do të gëzojmë sot dhe nga nesër do të nisim menjëherë punën për ndeshjet e ardhshme.
Këto dy javë kemi punuar mirë me futbollistët, por edhe pse fituam, kemi ende shumë për të përmirësuar, si në fazën sulmuese ashtu edhe në atë mbrojtëse”, vijoi ai. Sipas Banos, progresi duhet të jetë i vazhdueshëm. “Do të rritemi çdo ditë, çdo javë. Nëse arrijmë të përmirësohemi edhe me 5%, mendoj se do t’ia dalim me sukses deri në fund të sezonit. Ky është një kampionat shumë i vështirë dhe cilësor, me fusha të vështira, që shpesh ta diktojnë lojën. Edhe në këtë takim, terreni ndikoi në 2-3 episode që mund ta kishim mbyllur më herët ndeshjen”, theksoi trajneri. Në fund, Bano u ndal edhe te ndryshimi më i madh që ka vënë re te skuadra. “Kemi kaluar vetëm një ndeshje me sukses dhe kemi shumë punë për të bërë. Ajo që ka ndryshuar më shumë është harmonia në dhomat e zhveshjes. Të gjithë janë bashkë, vijnë një orë më herët, punojmë për detajet, për problemet taktike dhe për gjithçka që i takon një skuadre futbolli”, përfundoi Bano.
Merkatoja e janarit është e hapur dhe Milani mbetet vigjilent për çdo mundësi që mund të paraqitet. Këtë e ka b...
Real Madrid po përgatit një lëvizje historike në merkato, e cila mund të thyejë të gjitha rekordet financiare të klubi...
Cristiano Ronaldo ka kryesuar listën vjetore të Sportica-s të sportistëve më të paguar, duke fituar dyfish më shumë se...
Në një intervistë të dhënë së fundmi, mesfushori Granit Xhaka ka treguar arsyet se përse zgjodhi Sunderlandin. &ldquo...
Berat Gjimshiti ka lënë pas dëmtimin tek Atalanta. Lajmet e mira vijnë nga Seria A ku Gjimshiti u largua i dëmtuar, më 10 janar,...
Barcelona humbi në transfertën e Real Sociedadit, por gjithashtu iu anuluan dy gola, ai i Fermin Lopez dhe Lamine Jamal. Për golin e këtij...
Liverpool, Manchester City dhe Manchester United siguruan të gjitha kalimin në raundin e pestë të Kupës FA për Femra, në nj...
Në Anoeta, Barça humbi përballë Real Sociedad, në një sfidë spektakolare, ku protagonist absolut ishte gjyqtari i takimit...
Në një deklaratë të ashpër pas ngjarjeve dramatike që ndodhën në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikë...
Ernest Muçi u shndërrua sërish në heron e Trabzonsporit, duke i dhënë skuadrës fitoren e radhës në transfert&eu...