Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep/ Policët fshihen nga kamera e Piranjave!
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të nda...

Trajneri i Norvegjisë, Ståle Solbakken, ka kritikuar ashpër situatën politike që po shoqëron Botërorin 2026, duke folur për atë që e quajti “hipokrizi të përgjithshme” në botën e futbollit.
Tekniku norvegjez bëri komentet gjatë një konference për shtyp në Greensboro, në Karolinën e Veriut, ku kombëtarja e Norvegjisë është akomoduar para nisjes së turneut.
Solbakken u pyet për incidentin që përfshiu sulmuesin e Irakut, Aymen Hussein, i cili sipas raportimeve u mbajt për shtatë orë në aeroportin e Çikagos nga autoritetet amerikane pas mbërritjes së delegacionit irakian.
“Ne të gjithë jemi dakord se kjo është e panevojshme dhe se shumë gjëra mund të ishin bërë ndryshe, por jemi të gjithë hipokritë”, deklaroi Solbakken, duke iu referuar faktit se futbolli botëror është mbledhur në Amerikën e Veriut për Kupën e Botës.
Megjithatë, ai shtoi se, pavarësisht problemeve, skuadrat janë aty për të luajtur futboll. “Botërori organizohet këtu dhe ne jemi këtu për të luajtur futboll”, tha ai.
Kur u pyet se çfarë kishte parasysh me “shumë gjëra” që mund të ishin ndryshe, trajneri norvegjez u tregua i drejtpërdrejtë. Ai përmendi situatën ndërkombëtare dhe tensionet gjeopolitike, duke deklaruar se nga konfliktet mes shteteve deri te vështirësitë me hyrjen në vend të pjesëmarrësve, ka shumë çështje që kanë krijuar polemika rreth turneut.
Norvegjia rikthehet në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1998. Në fazën e grupeve ajo do të përballet me Irakun më 16 qershor, me Senegalin më 22 qershor dhe me Francën më 26 qershor.
Deklaratat e Solbakken janë ndër kritikat më të forta të bëra deri tani nga një trajner pjesëmarrës në Botërorin 2026, duke rikthyer në qendër të vëmendjes debatet që kanë shoqëruar organizimin e turneut në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.
Kanë kaluar 13 vjet. Gjatë kësaj periudhe, Reali ka fituar gjashtë Liga të Kampionëve, katër tituj kampionë dhe dy Kup...
Stadiumet e mbushura me tifozë, aeroportet e tejngarkuara dhe fluksi i madh i vizitorëve nga e gjithë bota për Kupën e Botës 202...
Koreja e Jugut ka marrë një fitore të rëndësishme përballë Çekisë në duelin e dytë të Botër...
Meksika ka fituar 2-0 ndaj Afrikës së Jugut, në ndeshjen e parë të këtij Botërori. Quinones zhbllokoi shifrat pas një ga...
Sulmuesi i Meksikës, Julián Quiñones ka hyrë në histori duke realizuar golin e parë të Botërorit 2026 në ndeshj...
Cristiano Ronaldo kryeson bindshëm listën e yjeve më të pasur të Kampionatit Botëror 2026, ndërsa Lionel Messi dhe Neymar kom...
Leon Goretzka festoi titullin e kampionit të Gjermanisë me Bayern Munichun muajin e kaluar, i shtati që nga mbërritja në klub në...
Numërimi mbrapsht po shkon drejt fundit. Kupa e Botës 2026 nis sonte – dhe me të fillon festa më e madhe e futbollit. Për 39 di...
Për të luftuar kostot e larta të transportit në SHBA, lojtarët e Gjermanisë kanë vendosur të mbulojnë kostot e tr...
Neymar mungoi përsëri në seancën stërvitore të ekipit kombëtar të Brazilit dje, raporton Foot Mercato. Vërehet s...