Qeveria çon tek investimet fondet që vijnë nga rritja ekonomike, por dështon t’i realizojë
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike përgjatë vitit 2026 kanë pësuar një rishikim të ndjeshëm...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike përgjatë vitit 2026 kanë pësuar një rishikim të ndjeshëm...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82.3 lekë, në shitje me 83.6 lekë. Euro do të blihet me 93...
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme edhe gjatë ditës së enjte, m...
Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës...
Dashi Marsi do sjellë ndryshime gjatë kësaj dite. Bëni vetëm kujdes me padurimin që mund t’iu nxjerrë nga rrug...
E bija e dëshmorit të UÇK, Tahir Sinani, Rugova Sinani ka reaguar ashpër pas publikimit nga Taulant Balla të një dokumenti t&eum...
Një hetim ndërkombëtar për trafikim në shkallë të gjerë të kokainës ka çuar në arrestimin e bosit ...
Nga "Washington Post"/ Kryeministri socialist i Shqipërisë, Edi Rama – i cili po përballet me një lëvizje proteste kundër s...
Zyra e antiterrorit pranë Policisë së Shtetit ka vendosur të bëjë një lëvizje surprizë ndaj Dritan Goxhajt, i cili ...
Pavarësisht reshjeve të shiut, protestuesit vijuan revoltën e tyre përpara Kryeministrisë. Me çadra, në rrebeshet e shiut,...

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha ka dhënë së fundmi një intervistë të gjatë për kanalin zyrtar të Dinamo Zagrebit. Gjatë rrëfimit, ai tha se momenti më i mirë i jetës së tij është nënshkrimi me Dinamon, ndërsa u premtoi tifozëve se do të rikthejnë titullin kampion në kryeqytetin kroat.
Arbër Hoxha po jeton një nga momentet më të mira të karrierës së tij. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po shkëlqen me fanellën e Dinamo Zagrebit dhe këtë e ka pranuar edhe vetë në një intervistë të gjatë për kanalin zyrtar të klubit kroat, ku ka folur për emocionet, golat vendimtarë dhe ëndrrën e madhe me Dinamon.
“Kur nënshkrova për Dinamon ishte dita më e mirë e jetës sime. Dinamo është klub i madh, me tifozë të shkëlqyer dhe një përgjegjësi të madhe", tha ai.
Hoxha u transferua te Dinamo Zagreb në vitin 2024 nga Slaven Belupo dhe shumë shpejt u kthye në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.
Në pjesën e parë të sezonit në elitën e futbollit kroat, 27-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë tri asistime në 17 ndeshje, duke kontribuar drejtpërdrejt në rezultatet pozitive të ekipit.
Mes golave të shënuar, Hoxha veçon njërin si më të veçantin.
“Goli kundër Rijekës ishte i veçantë. Ishte minuta e 80-të dhe një gol për tri pikë. Momente të tilla mbeten përgjithmonë në kujtesë", theksoi më tej lojtari kuqezi.
Atmosfera në stadiumet kroate dhe mbështetja e tifozëve të Dinamos janë një motiv shtesë për sulmuesin shqiptar, i cili tregon emocionet që përjeton sa herë që shënon para tribunave të mbushura.
“Kur sheh tribunat dhe tifozët duke kërcyer, është një ndjenjë e jashtëzakonshme", deklaroi Hoxha.
Në intervistë, Hoxha ka folur edhe për jetën e përditshme në Zagreb, përshtatjen me qytetin dhe ambientin e ri, por edhe për Kombëtaren shqiptare. Një moment i veçantë për të mbetet ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë në Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani.
“Ka qenë një ndeshje e çmendur. Kur kemi mbërritur në stadium, gjysma e tribunave ishin me tifozë të Kroacisë dhe gjysma me përkrahës të Shqipërisë. Të gjithë ishin të bashkuar dhe ishte e jashtëzakonshme", përfundoi 27-vjeçari.
Në karrierën e tij, Arbër Hoxha ka qenë pjesë e skuadrave si Ballkani, Prishtina, Lokomotiva e Zagrebit dhe Slaven Belupo.
Xherdan Shaqiri ka ngritur pikëpyetje në lidhje me atë ardhmen e tij. Gjatë një interviste për mediet zvicerane, sulmuesi dardan...
E hëna mund të konsiderohet si mbrëmja e surprizave në NBA. Skuadra e Lakers u mund në mënyrë të papritur 124-112 n&e...
Kamer Qaka nuk do të jetë i Tiranës, pasi Partizani e ka bindur për t’u veshur i kuq. Ish-mesfushori i Kombëtares trondit k&eum...
Katër nga trajnerët më të spikatur të Serie A, të ndarë nga gara për titullin kampion dhe kualifikimin në Champio...
Një tronditje e madhe goditi Parc des Princes të hënën në mbrëmje. Dy herë kampionët në fuqi, PSG, u eliminuan n...
Një natë me dy skuadra në Riad, një natë që filloi me iluzionin e një rekordi dhe përfundoi mes polemikave të nxe...
Al Nasr u mposht dje me rezultatin 3-1 nga Al Hilal. Me 7 pikë më pak se kryesuesit mund të thuhet se titulli duket si iluzion, ndërsa v&e...
Horge Valdano, një nga legjendat e Real Madrid si lojtar, trajner e drejtues në etapa të ndryshme, ka analizuar situatën e krijuar së...
Gara për golashënuesin më të mirë të sezonit në kampionatin “Abissnet Superiore” vijon të jetë mjaft ...
Juventus përfiton në maksimum nga frenimi i Interit, Milanit dhe Napolit në ndeshjet e tyre të javës së 20 dhe iu afrohet më ...