
Kursi i këmbimit të euros me lekun e ka nisur edhe këtë javë në rënie të shpejtë dhe tashmë ka arritur pranë kufirit të 108 lekëve.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 108.18 lekë, duke prekur një minimum të ri historik. Kursi i euros ka pësuar rënie me 5.3% që nga fillimi i këtij viti dhe me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Agjentët e tregut të këmbimit valutor e shpjegojnë rënien e euros me një efekt gjithmonë e më të fortë të sezonit turistik. Pritshmëritë janë që këtë vit hyrjet e turistëve të huaj të shënojnë rekorde të reja historike dhe me bashkë me ta edhe flukset hyrëse të monedhës europiane.
Sipas ekspertëve, një lloj ndikimi në këtë situatë ndoshta po jep edhe efekti psikologjik. Mbështetur në të dhënat historike, tendenca rënëse e euros pritet të vazhdojë gjatë verës dhe efekti sezonal mund të arrijë pikën kulmore në fillim të muajit gusht. Kjo pritshmëri mund të shtyjë nga njëra anë për të shitur euro para zhvlerësimit të mëtejshëm të monedhës europiane dhe nga ana tjetër në pritje për të blerë euro, kur kursi të ketë rënë edhe më shumë.
Kursi i euros jo vetëm që ka arritur pikën më të ulët historike, por edhe ritmet e rënies së tij janë më të shpejtat e regjistruara ndonjëherë.
Duket se vala e radhës e forcimit të lekut ndaj euros po zhvendos kursin e këmbimit drejt niveleve të reja, të vështira për t’u parashikuar tashmë. Vitin e kaluar, në periudhën mes fillimit të qershorit dhe fillimit të gushtit euro pësoi një rënie me 3.5% të vlerës në kursin e këmbimit me lekun.
Duke simuluar një rënie në përmasa të ngjashme edhe për këtë vit, kursi i euros deri në fund të gushtit do të arrinte pranë nivelit të 104.5 lekëve. Megjithatë, ritmet e rënies së euros qysh para sezonit veror kanë qenë shumë më të shpejta, ndërsa efekti sezonal mund të jetë edhe më i fortë, edhe për shkak të pritshmërive të krijuara për turizmin.
Forcimi i lekut në kursin e këmbimit do të ketë një efekt negative mbi sektorin turistik, duke sjellë rënie të fuqisë blerëse të valutës së turistëve të huaj dhe ndoshta do të tkurrë një pjesë të fitimeve të pritura nga rritja e numrit të vizitorëve. Një efekt i ngjashëm po ndihet gjithnjë e më shumë në sektorët eksportues të ekonomisë, sidomos në ato aktivitetet ku rritja e çmimeve mund të jetë e vështirë, pa humbur në konkurrueshmëri.
Ndërkohë, forcimi i lekut po sjell përfitime në rritje për atë segment të ekonomisë që ka të ardhura në monedhën vendase dhe shpenzime në euro. Këtu përfshihen importuesit, prodhuesit që punojnë me lëndë të para importi, huamarrësit në monedhën europiane, etj.
Në teori, kjo situatë duhet të përkthehet tashmë në një ulje të çmimeve të mallrave të konsumit të importuara. Por, nga ana tjetër ky përfitim mund të shkojë për të mbuluar kostot në rritje të forcës së punës e ndoshta edhe për të rritur fitimet e biznesit, sidomos në tregjet me probleme të funksionimit të konkurrencës.
Një efekt padyshim pozitiv forcimi i lekut po jep për rritjen e fuqisë paguese të huamarrësve në valutë të huaj dhe në ruajtjen e parametrave cilësore të kredisë për ekonominë, të paktën në këtë segment të portofolit. MONITOR
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
5 Qershor13:41
Jori Delli habit me deklaratën e saj për Kristin: Ka tërheqje s*ksuale ndaj meje..
Edhe pas mbarimit të Big Brother VIP, Jori Delli dhe Krist Aliaj e kanë ruajur ende raportin e tyre miqësor.
Teksa ishin të ftuar në...
SOCIALE
5 Qershor13:19
Nuk do ta besoni sa para la në zarf Olsi në dasmën e mikut të tij, Elgitit
Mbrëmjen e djeshme Elgiti dhe Klea kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Dasma u mbajt në Himarë me të ftuar familja...
SOCIALE
5 Qershor11:39
Krist Aliaj habit me deklaratën për çiftin Luiz- Kiara: 'Pasioni po mbaron, ai duhet të kërkojë…'
Ish-konkurrenti i Big Brother VIP, Krist Alija ka dhënë mendimin e tij për marrëdhënien mes Luizit dhe Kiarës. Ai u shpreh p&eum...
SOCIALE
5 Qershor10:38
Dasma e fundjavës/ Klea Huta ndan fotot e para të martesës me Elgit Dodën, mesazhi special për djalin e saj
Dasma e Elgit Dodës dhe Klea Hutës rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve ditën e djeshme. Në një ceremoni në...
SOCIALE
5 Qershor07:00
Horoskopi 5 qershor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot
Mund të jeni ndjerë disi të frustruar në iniciativat tuaja gjatë ditëve të fundit. Pengesat e jashtme, si ngjarjet që ...
SOCIALE
4 Qershor21:00
Fotot/ Detaje nga dasma e Elgit Dodës dhe Klea Hutës, artistja duket magjepsëse e veshur me të bardha
Klea duket magjepsëse me një fustan të bardhë saten ngjitur pas trupit, me flokët të mbajtur bisht.
Ndërsa pjesën e b...
SOCIALE
4 Qershor20:00
Mbretëresha, Prima Dona apo kuçedër? Olta Gixhari tregon cili epitet i pëlqen më shumë
Aktorja e njohur e teatrit shqiptar, Olta Gixhari, e cila arriti famë të madhe me pjesëmarrjen në “Big Brother”, ka folur edhe...
SOCIALE
4 Qershor18:25
5 shenjat që tregojnë se ai do të ndahet, por ka frikë të ta thotë
Kur biem kokë e këmbë në dashuri ndonjëherë harrojmë të jemi racionalë, si rrjedhojë nisim të mos u kus...
SOCIALE
4 Qershor17:30
Këto shenja do të kenë verën më të keqe
Me siguri po mendoni "Kam kaluar një dimër të vështirë, më lër të mos jem në këtë listë".&nbs...
SOCIALE
4 Qershor18:00
“Luizi është i paqartë”/ Krisje në lidhjen me Kiarën? Kristi: Pasioni mes tyre po mbaron, dallohet nga sjellja që...
Kiara dhe Luizi kurorëzuan lidhjen e tyre, të krijuar brenda “Big Brother VIP”, në martesë edhe pse shumë persona kishin ...