I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Në shpatet e shkretëtirës së Perusë, arkeologët kanë zbuluar një qytet 3,800-vjeçar që mund të riformësojë kuptimin tonë për djepin e qytetërimit në Amerikë.
Katër orë në veri të Limës, shpatet ngjyrë okre të Luginës Supe duken të papërshtatshme: fusha të rrahura nga era, mure të rrënuara prej qerpiçi dhe shkëlqimi i nxehtësisë që ngrihet nga shkretëtira.
Është e vështirë të imagjinohet që këto shpate të thata dikur kanë mbështetur një nga qytetërimet e para të mëdha në botë - dhe se, dikur të varrosura nën këtë shkretëtirë, një zbulim i ri po rishkruan historinë e Amerikave .
Në korrik të vitit 2025, arkeologia peruviane Dr. Ruth Shady zbuloi Peñico-n, një qytet 3 mijë e 800 vjeçar të qytetërimit të lashtë Caral në Peru. Qyteti i sapo gërmuar përfshin 18 struktura, përfshirë tempuj ceremonialë dhe komplekse banimi. Më e rëndësishmja, ofron dëshmi të reja se populli Caral i përshtatej katastrofave klimatike pa përdorur luftën, një strategji mbijetese po aq e jashtëzakonshme sot sa ishte edhe mijëra vite më parë.
“Peñico vazhdon vizionin e qytetërimit Caral për jetën pa konflikte,” tha Shady, e cila drejton kërkimet në luginë prej tri dekadash, citon BBC.
Djepi paqësor i Amerikave
Shumë kohë përpara Aztekëve, Majave apo Inkasve, bregu i thatë i Perusë ishte shtëpia e Caralëve, një nga shoqëritë më të lashta dhe më paqësore në botë. Vendbanimi i tyre kryesor Caral-Supe, i konsideruar si djepi i qytetërimit në Amerikë dhe i përfshirë në listën e UNESCO-s që nga viti 2009, lulëzoi 5 mijë vjet më parë, në të njëjtën kohë me qendrat më të hershme urbane të Mesopotamisë dhe Egjiptit.

“Caral ishte i banuar nga viti 3000 p.e.s. deri më 1800 p.e.s.,” shpjegon Shady, sipas BBC-së. Por, ndryshe nga qytetërimet e Botës së Vjetër, Carali nuk kishte mure mbrojtëse dhe studiuesit nuk kanë gjetur asnjë dëshmi armësh. Kur Shady filloi gërmimet në Caral në vitin 1994, zbuloi një shoqëri të ndërtuar mbi tregtinë, muzikën, ritualet dhe konsensusin.
Sipas gjetjeve të saj, rreth 3 mijë njerëz jetonin në Caral, plus disa fshatra më të vegjël përreth. Pozicioni strategjik i luginës Supe lidhte bregdetin e Paqësorit me luginat pjellore andeane dhe Amazonën e largët, duke krijuar një rrjet shkëmbimi kulturor dhe tregtar. Caralët kultivonin pambuk, patate të ëmbla, kungull, fruta dhe speca djegës, dhe shkëmbenin minerale nga malet dhe mbanin kafshë shtëpiake si majmunë nga Amazona. Në bregdet, ata mblidhnin molusqe, alga dhe peshk.
“Ata kishin marrëdhënie ndërkulturore me njerëz nga xhungla, malet dhe zona të largëta deri në Ekuador dhe Bolivi, por gjithmonë në mënyrë paqësore,” thotë Shady.

Ndërsa Aztekët, Majat dhe Inkasit ishin shtete ushtarake, Caral ishte një qytetërim jo i dhunshëm. Dija e tyre shtrihej edhe në arkitekturë dhe art. Amfiteatri i qytetit ishte rezistent ndaj tërmeteve, projektuar për të përballuar lëkundjet më të forta të Unazës së Zjarrit të Paqësorit, dhe kishte një dizajn akustik unik për koncerte të mëdha.
Janë zbuluar 32 flauta të kryqëzuara, disa prej kockave të pelikanëve, të tjera të dekoruara me majmunë dhe shqiponja, prova materiale e tregtisë së largët dhe përfshirjes kulturore.
“Me këto instrumente ata mirëpritnin njerëz nga bregu, malet dhe xhungla në rituale dhe ceremoni,” shton Shady.
Pavarësisht suksesit të tyre shoqëror, Caralët u përballën me një sfidë të madhe: klimën. Rreth 4 mijë vjet më parë, një thatësirë 130-vjeçare, pjesë e një ndryshimi më të gjerë global që preku gjithashtu Mesopotaminë, Egjiptin dhe Kinën, shkaktoi dështim të të korrave dhe uri. Piramidat e Caralit u braktisën.

“Ndryshimi i klimës shkaktoi një krizë në Caral,” thotë Shady. “Lumenjtë dhe fushat u thanë. Ata u detyruan të braktisnin qendrat urbane, njësoj si në Mesopotami.”
Për vite me radhë, ekipi i Shady-t besonte se të mbijetuarit u larguan drejt bregdetit për të mbledhur ushqim detar. Gërmimet në Vichama, një vend në luginën fqinje Huaura, dukeshin se e konfirmonin këtë.
Por zbulimi në Peñico tregon një histori tjetër.
I ndërtuar më në veri të Caralit, në 600 metra mbi nivelin e detit, Peñico tregon se disa nga caralët u përshtatën duke u zhvendosur më pranë burimeve të ujit të furnizuara nga akullnajat. Në një luginë ku lumenjtë ishin tharë, afërsia me shkrirjen e borës nga malet nënkuptonte mbijetesë.
Ajo që e bën këtë zbulim të jashtëzakonshëm nuk është thjesht zhvendosja, por si reagoi shoqëria. Nuk ka asnjë dëshmi lufte, armësh apo muresh të fortifikuara në Peñico, një rezultat i rrallë në kohë mungesash.
“Peñico vazhdon traditën e Caralit për të jetuar në harmoni me natyrën dhe për të bashkëvepruar me kultura të tjera me respekt,” tha Shady.
Gërmimet kanë zbuluar gjithashtu përparime në art dhe rituale. Ekipi i Shady-t ka zbuluar figurina balte të sofistikuara, varëse me rruaza, kocka të gdhendura, përfshirë një të formuar si kafkë njeriu. Një skulpturë mbresëlënëse paraqet kokën e një gruaje me një model flokësh të ndërlikuar, me fytyrën e saj të lyer me pigment të kuq hematiti.
Këto objekte sugjerojnë se, edhe me një popullsi të reduktuar, komuniteti investonte në shprehje kulturore si mënyrë për të ruajtur identitetin dhe kohezionin.
Mësime nga e kaluara
Peñico tashmë është i hapur për vizitorët, të cilët mund të eksplorojnë tempujt dhe komplekset e banimit. Një qendër e re vizitorësh ka një dizajn në formë rrethi që pasqyron veçorinë më tërheqëse të Caralit dhe Peñico-s: plaza të rrumbullakëta qendrore. Këto zona, sipas arkeologëve, mund të kenë qenë qendra administrative, provë e një shoqërie që ndoshta funksiononte mbi konsensus, ndoshta me një strukturë demokratike të ngjashme me Greqinë rreth 2 mijë vjet më vonë.
Gaspar Sihue i cili bën guida turistike në Caral, i nxit udhëtarët të vizitojnë sa nuk është bërë vend i mbipopulluar nga turistët.
Nga Klodian Tomorri Ndërsa shqiptarët u dehën një ditë më parë me propagandën se si një algoritëm i pakorru...
Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë më ...
A e dinit se miliona njerëz në botë mbajnë në trup parazitë pa e kuptuar? Këta “armiq të padukshëm” ush...
Të gjithëve na është folur që në fëmijëri për rëndësinë e të ushqyerit në mëngjes. ...
Dashi Te nxitur nga Merkuri dhe Plutoni, do e përmirësoni ndjeshëm sot jetën tuaj ne çift. Do jeni me tolerante dhe me te kuptuesh&e...
Ndodh shpesh që gjumi nuk na zë edhe kur kemi kaluar një ditë sfilitëse. Me gjithë lodhjen tonë dhe sigurinë se nuk do...
Në një intervistë prekëse në emisionin “Rudina”, aktorja shqiptare Feriola Morava Edwards ndau për herë të p...
Një rojtar i kopshtit zoologjik u sulmua për vdekje nga një tufë luanësh para vizitorëve në një kopsht zoologjik në...
Mënyra se si rritemi ka një ndikim të fortë në mënyrën se si ndërtojmë marrëdhënie romantike më von&...
Banorët e qytetit të Durrësit vijojnë të jenë nën pushtetin e ujit, që përmbyti qytetin mëngjesin e sotëm...