
Nga Bledian Koka
Ogerta Manastirliu është kandidatja më e dobët që Partia Socialiste mund të zgjidhte për Kryetare të Bashkisë së Tiranës, por sfida është aty! Pyetja e madhe është: me cilin kandidat do t’i përgjigjet opozita këtij dueli?
Për një definicion banal të instaluar në Shqipëri, zgjedhjet e pjesshme lokale, kurdo që kanë ndodhur, në përgjithësi fitohen nga mazhoranca në qeveri, cilado qoftë ajo. Por, rasti i Tiranës është specifik, sepse kurrë më parë nuk ka ndodhur që një kryetar bashkie të lërë mandatin në mes në këto 34 vitet e fundit, kështu që edhe e panjohura është akoma më e madhe.
Në zgjedhjet e 11 majit që lamë pas, Partia Socialiste arriti të merrte në Tiranë 230.100 vota, ndërsa Partia Demokratike 164.300 vota. Pra, diferenca është 65 mijë vota. Ama, nëse u shtojmë votave të opozitës edhe 23.600 votat e “Mundësia”, 16.500 votat e “Shqipëria Bëhet”, 13.300 votat e “Bashkë” dhe 5.815 votat e “Djathtas për Zhvillim”, diferenca mes forcave opozitare dhe Edi Ramës në Tiranë është vetëm 6.400 vota!
Për një betejë elektorale pa kompromis, por me bonus politik, ajo që ka ndodhur më 11 maj në Tiranë është një prelud real që, me ftohjen e kokave të opozitës, mundësia për t’i dhënë një goditje të fortë Edi Ramës mu në zemër të pushtetit të ri politik e ekonomik është mëse e mundur. Madje është më shumë: është nevojë kombëtare!
Ka dy rrugë për t’u përballur me Edi Ramën në Tiranë.
E para dhe më e mundshmja është që PD dhe aleatët të propozojnë një kandidat politik, çka është e logjikshme për të vijuar betejën sipas verbit politik se “me Edi Ramën kryeministër, vendi nuk ka e nuk do të ketë zgjedhje të lira”. Një mundësi e dytë është krijimi i një fronti opozitar të logjikshëm, ku askush nuk humbet asgjë nga identiteti politik, por fitohet qasja me qytetarin, nevoja për të mbrojtur qytetin dhe mundësia për t’i dhënë një goditje të fortë regjimit.
Ndonjëherë zgjedhjet më të vështira janë ato më të thjeshtat. Për t’u parë është vullneti i gjithsecilit. Edi Rama e ka shpalosur të vetin!
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
17 Shtator17:16
Çfarë ndodhi me 7 mrekullitë e botës së lashtë?
Shtatë Mrekullitë e Botës së Lashtë ishin një koleksion strukturash të admiruara nga shkrimtarët dhe udhëtarët...
SOCIALE
17 Shtator16:47
12 kuriozitete nga bota, që nuk duhet t'i humbni
1. Popujt e Lindjes së Lashtë njihen ndër shpikësit dhe zbuluesit më të mëdhenj në disa fusha shkencore. Arritjet e...
SOCIALE
17 Shtator16:44
Zhduket nga Muzeu i Kajros, byzylyku i një faraoni!
Një byzylyk ari është zhdukur nga laboratori i restaurimit të Muzeut të Kajros në Sheshin Tahrir, i cili për vite me radh&eum...
SOCIALE
17 Shtator16:18
"Si të humbasësh një djalë në 10 ditë": Kate Hudson rikrijon pamjen ikonike
Për kulturën pop të viteve 2000, një nga pamjet më ikonike është, pa dyshim, fustani saten i verdhë i veshur nga Kate Hu...
SOCIALE
17 Shtator16:15
A po i çmend njerëzit ChatGPT-ja?
ChatGPT-ja, softueri i inteligjencës artificiale po nxit episode paranojake te përdoruesit, disa prej të cilave kanë përfunduar në...
SOCIALE
17 Shtator16:12
Telefonat në shkolla, Suedia vendos ndalimin nga vjeshta 2026
Suedia ka ndërmarrë një hap drastik për të përmirësuar kushtet e të nxënit dhe sigurinë e fëmijëve n...
SOCIALE
17 Shtator16:01
Njihuni me shenjat që do të kenë një periudhë me shumë fat
Binjakët
Nga data 11 gusht, mendimet rrjedhin lirshëm dhe do të shihni se si ato përkthehen në para. Trini Hënë-Venus ju jep...
SOCIALE
17 Shtator11:13
“Në Shkodër ka pedagogë të lidhur me krimit”, Muka: Shumë shpejt pritet të dalin abuzime të mëdha të drejtuesve
Pedagogu dhe ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, i ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri TV, komentoi Raportin e Kontrollit ...
SOCIALE
17 Shtator10:23
Qeveria pranon dështimin e inceneratorëve, por shqiptarët do të paguajnë prapë nga xhepi. Çfarë parashikon ligji i ri për mbetjet
Në një nismë të re ligjore, qeveria pranon dështimin e skemës së incenerimit, ku u hodhën dhjetëra milionë eur...
SOCIALE
17 Shtator10:11
Rruga në fshatin Vlashaj të Bulqizës tërësisht e shkatërruar, banorët apel për institucionet
Rruga që të çon në fshatin Vlashaj të Shupenzës në Bulqizë nuk i është nënshtruar asnjëherë n...