“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë”/ Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Microsoft njoftoi se platformat e saj të shërbimeve cloud, përfshirë Azure, janë prekur nga probleme të shkaktuara nga dëmtimi i kabllove nënujore në Detin e Kuq, raporton BBC.
Sipas kompanisë amerikane të teknologjisë, përdoruesit e Azure, mund të përballen me vonesa për shkak të ndërprerjeve të trafikut të internetit që kalon përmes Lindjes së Mesme.
Microsoft nuk dha sqarime mbi shkaqet e dëmtimit, por bëri të ditur se kishte arritur të ridrejtonte pjesërisht trafikun përmes rrugëve alternative.
Rrjeti global i prekur
Fundjavën e kaluar, raportime të ndryshme sugjeruan se këto ndërprerje kanë prekur Emiratet e Bashkuara Arabe dhe disa vende të Azisë. Kabllot nënujore, të shtrira në fundin e oqeaneve, përshkruhen shpesh si “shtylla kurrizore” e internetit global, pasi transmetojnë të dhëna mes kontinenteve.
Microsoft publikoi një përditësim ku shpjegonte se trafiku i Azure që kalon nëpër Lindjen e Mesme “mund të përjetojë vonesa të rritura për shkak të dëmtimeve të fibrave nënujore në Detin e Kuq”. Kompania theksoi se trafiku që nuk kalon përmes këtij rajoni nuk është prekur.
Ndërprerje të gjera në rajon
Sipas organizatës NetBlocks, e cila monitoron aksesin në internet, një seri dëmtimesh në kabllot e Detit të Kuq ka ndikuar shërbimet online në disa vende, përfshirë Indinë dhe Pakistanin.
Pakistan Telecommunication Company njoftoi në rrjetin X se kabllot janë dëmtuar pranë qytetit saudit të Xhedahut dhe paralajmëroi se shërbimet e internetit në vend mund të ngadalësohen ndjeshëm gjatë orëve të pikut.
Shkaqe të mundshme dhe shqetësime për sabotim
Kabllot nënujore shpesh dëmtohen nga ankorat e anijeve ose fatkeqësi të tjera detare, por në raste të caktuara janë bërë edhe objektiv i sulmeve të qëllimshme.
Në shkurt 2024, disa kabllo komunikimi në Detin e Kuq u dëmtuan duke shkaktuar vonesa të mëdha në trafikun e internetit midis Azisë dhe Europës. Ngjarja ndodhi pak pasi qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit paralajmëroi për rrezikun që lëvizja Houthi, e mbështetur nga Irani, mund të sabotonte kabllot dhe të sulmonte anije në Detin e Kuq. Houthit i mohuan akuzat.
Edhe në Detin Baltik, që prej pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, disa kabllo nënujore dhe gazsjellës janë dëmtuar në rrethana të dyshimta, të konsideruara si sabotime. Më herët këtë vit, autoritetet suedeze sekuestruan një anije të dyshuar për dëmtimin e një kablloje nënujore drejt Letonisë, ndërsa hetimet paraprake treguan shenja të qarta sulmi të qëllimshëm.
Ky ilaç është shpallur si përparimi më premtues në trajtimin e hipertensionit gjatë dekadave të fundit, pasi ndihmon...
DASHI Po vjen një javë kur ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit do të jenë në gjendje të rizbulojnë...
Nga Sali Berisha Miq, pas shndërrimit të zgjedhjeve në farsë të shëmtuar zgjedhore dhe denoncimit ndërkombëtar ...
Rusia thuhet se ka zhvilluar vaksinën e parë kundër kancerit, e cila u është administruar pacientëve dhe rezultatet janë sh...
Ditën e hënë më 8 shtator nis viti shkollor. Pavarësisht udhëzimeve të reja hallet e arsimit mbeten të vjetra. Kryetarja...
Numri i bizneseve në qarqet e vendit po ndjek zhvillimet e popullsisë. Bizneset e tregtisë u tkurrën në të gjitha qarqet, pë...
Kthimi në shkollë sjell një problem të njohur për shumë prindër: si të zgjojnë dhe si të çojnë f...
Tregu i punës në Shqipëri do të jetë edhe në shënjestër të masave penale, të parashikuara në kodin e ri...
Sot mund të ndiheni pak të lodhur emocionalisht. Mos u përpiqni të kontrolloni gjithçka – pranoni që jo çdo gj&eu...
Këtë fundjavë, do të mund të shohim eklipsin e plotë hënor Eklipsi do të jetë i dukshëm sidomos në pjes...