SOCIALE

Viktimat e pafajshme, a është Shqipëria një vend i sigurtë?

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Shtator 2025, 21:38

Viktimat e pafajshme, a është Shqipëria një vend i

“Armando ka qenë një njeri i qetë, nga një familje shumë e mirë, një djalë i edukuar dhe i qytetëruar, nuk e ka merituar të largohet kështu. Ai ka shkuar thjesht të pijë një kafe përballë bashkisë, takimi me Erogen Brajoviqin ka qenë rastësor. Në Shkodër sot del në mëngjes për një kafe dhe nuk e di nëse kthehesh në darkë në shtëpi. Ky është realiteti”, kështu ka treguar një mik i Armando Palit, që humbi jetën mëngjesin e djeshëm në një intervistë për “TCH”, duke përshkruar tronditjen dhe dhimbjen e thellë të familjes Pali, e cila humbi djalin e tyre të vetëm për shkak të një atentati që nuk kishte asgjë të bënte me të.

Vrasja e Armando Palit dhe plagosja e Meri Kacerit

Viktimat e pafajshme, a është Shqipëria një vend i

Mëngjesi i së hënës, 8 shtatorit, në Shkodër, do të duhej të ishte si çdo ditë tjetër. Armando Pali, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak dhe ish-inspektor në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit, kishte zgjedhur të pinte një kafe pranë bashkisë, në një lokal përballë shkollës “Kole Idromeno”. Për fat të keq, ai ndodhej aty në të njëjtën kohë me Erogen Brajoviqin, një figurë e njohur e botës së krimit në veri të vendit. Të dy janë takuar bashkë dhe janë ulur në të njëjtën tavolinë. Plumbat e një atentati mafioz, që kishin në shënjestër Brajoviq, i morën jetën Palit i cili nuk kishte asnjë lidhje me bandat e Shkodrës. Thjesht një qytetar që shkoi për një kafe dhe nuk u kthye më në shtëpi.


Në të njëjtën ngjarje u plagos edhe Meri Kaceri, 25 vjeçe, kamarierja e lokalit. Ajo ndodhej në vendin e punës, në fillim të ditës së saj të zakonshme, kur breshëria e kallashnikovit e shtriu përtokë. Fatmirësisht, mjekët arritën ta stabilizojnë dhe sot ajo është jashtë rrezikut për jetën. Ky atentat i ku humbi jetën edhe truproja e Brajoviq, Liridon Kraja tregoi edhe një herë se në Shqipëri plumbat nuk bëjnë dallim mes njerëzve me precedentë penalë dhe të pafajshmëve. Dhe ky nuk ishte rasti i parë.

Çifti i pafajshëm në Shkodër, Bashkim dhe Flutura Basha

Viktimat e pafajshme, a është Shqipëria një vend i

Atentati kishte për objektiv Hamza Licin, vëllain e Ibraim Licit, një emër i kërkuar për vrasje, ndërsa në makinë ndodhej edhe Arlind Bushati, i cili kishte denoncuar disa ditë më parë një atentat të dështuar ndaj tij. Por fatkeqësia ra mbi dy prindër të pafajshëm, që po ktheheshin pranë fëmijëve të tyre. Qytetarët e Shkodrës, që i njohin prej vitesh konfliktet mes bandave të qytetit u kujtuan edhe njëherë se rruga për në shtëpi nuk është më e sigurtë.

Memaliaj, vrasja e kamarieri Gledio Muka dhe një klienti, Marsel Çela

Viktimat e pafajshme, a është Shqipëria një vend i

Edhe më tragjike ishte ajo që ndodhi në Memaliaj në korrik të vitit 2024. Në një lokal përballë bashkisë, një atentat mafioz u kthye në një masakër ku humbën jetën tre persona. Shënjestra e atentatit ishte Shyqyri Kalemi dhe vëllai i tij, Arturi, por në breshërinë e tre kallashnikovëve humbën jetën edhe kamarieri i lokalit, Gledio Muka, 36 vjeç, dhe një klient i rastësishëm, Marsel Çela, 47 vjeç.

Gledio Muka kishte vetëm disa muaj që punonte në lokal për të mbajtur familjen e tij. Në momentin e atentatit, ai sapo kishte mbaruar turnin, kur plumbat e kapën në fytyrë dhe e lanë të pajetë në vend.

“Flori dhe kaluar floririt. Nuk e prisnim ta vrisnin. Punonte atje kamarier, për bukën e gojës. Pse ma vranë djalin? E kishin lënë punën, po rrinte atje se ishte vapë. Djali ka nënë babanë dhe unë, e xhaxhallarët. Kërkojmë të drejtën e djalit. Pse na e vranë? Çfarë u bë? Djalë i vetëm, i mori jetën djalit… Gledi nënës, floriri nënës”, tregoi atëherë gjyshja e të ndjerit.

Klienti Marsel Çela, banor i zonës, kishte dalë për të pirë një kafe të qetë pranë shtëpisë. Plumbat e atentatit e lanë të vdekur në vend. Autorët, që lëviznin me një BMW të zezë, u larguan me shpejtësi, duke lënë pas tre viktima dhe një komunitet të shokuar.

Tirana, vrasja e Mimoza Pajës në Don Bosko

Viktimat e pafajshme, a është Shqipëria një vend i

Në mars 2023, Tirana u trondit nga atentati në Don Bosko, ku viktimë mbeti banakierja Mimoza Paja. Ajo punonte në një lokal të thjeshtë dhe atë mbrëmje kishte marrë me vete edhe mbesën 10-vjeçare. Shënjestra ishte Fatjon Murati, i cili kishte lënë Shqipërinë vetëm disa orë më parë dhe kishte udhëtuar drejt Turqisë. Autorët nuk u tërhoqën dhe qëlluan drejt lokalit, pa marrë parasysh kush ishte brenda.

Plumbat e kallashnikovit i morën jetën 58-vjeçares Mimoza Paja, ndërsa mbesa e vogël u plagos lehtë nga xhamat e thyer. Pesë persona të tjerë mbetën të plagosur.

“I ka vdekur burri. Ishte me qira, bënte tre punë. Ishte e sëmurë, ka tre vajza dhe një djalë. Ishte shumë varfër, ka vuajtur shumë. Mbesën që u plagosur e kishte shumë përzemër, ishte vajza e vajzës”, tregoi një grua, banore e zonës.

Dhimbja më e madhe ishte për fëmijën 10-vjeçar që pa me sytë e saj sesi plumbat i morën gjyshen. Një mbrëmje e zakonshme në lokalin e gjyshes, e kthyer në një kujtim të tmerrshëm që nuk do të harrohet kurrë për të miturën.

Një tjetër i vrarë rastësisht në Don Bosko, Erion Çela

Viktimat e pafajshme, a është Shqipëria një vend i

Një vit më parë, në janar 2022, në të njëjtën zonë, Don Bosko, ndodhi një tjetër tragjedi. Objektivi i atentatit ishte Geron Hasanbelliu, por autorët, të porositur nga Kasandër Noga, ngatërruan shënjestrën. Në vend të tij, breshëria e kallashnikovit goditi një tavolinë ku ndodhej një kalimtar i pafajshëm, 35-vjeçari Erion Çela, i cili mbeti i vdekur. Katër persona të tjerë u plagosën.

“Panik, të bërtitura, ikën me vrap, shumë frikë për klientët për stafin. Ambulanca nuk e di për sa minuta por u vonua, viktima doli për rreth një orë nga lokali. Bashkëshortja ishte pesë minuta para se të ndodhte ngjarja në tavolinë ndërsa 5 minuta pasi u largua që aty, ndodhi atentat”, tregoi më vonë menaxheri i lokalit.

Këto ngjarje të dhimbshme kanë një gjë të përbashkët: viktimat e pafajshme që u përfshinë pa dashur në llogaritë e gjakut mes bandave. Armando Pali shkoi për një kafe dhe nuk u kthye. Flutura dhe Bashkim Basha ktheheshin në shtëpi me motor dhe u goditën rastësisht. Gledio Muka po shërbente tavolinat për të mbajtur familjen, ndërsa Mimoza Paja po mbyllte si çdo ditë turnin e zakonshëm në banak. Erion Çela po pinte një kafe kur plumbat ia morën jetën.

Sot mund të flitet shumë për sigurinë dhe rendin që ofron vendi ynë, në veçanti kur i referohesh turistëve që shohin bregdetin, fshatrat piktoreske dhe natyrën mikpritëse, pa e ditur se nën fasadën e Shqipërisë turistike fshihet një përplasje e egër bandash.

Vërtet mund të kthehesh qetësisht mbrëmjeve në shtëpi pa u cenuar nga askush, por ky është i njëjti vend ku një mëngjes të zakonshëm, ndërsa pi kafen në qendër të qytetit, plumbat e kallashnikovit mund të të marrin jetën papritur./ Lapsi.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan