Regjisori i njohur, Dhimitër Anagnosti, u nda nga jeta këtë të hënë në moshën 89-vjeçare, pas një kohë të gjatë që ishte i sëmurë.
Kush ishte Dhimitër Anagnosti, një nga regjisorët më të mëdhenj shqiptarë?
Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator. Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.
Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”. Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”. Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë.
Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen. Anagnosti është ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë. Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtar dramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali.
Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.
Veprat e “pavdekshme” të Dhimitër Anagnostit, autor i shumë filmave shqip:
Gjoleka, djali i Abazit (2006)
Kthimi i ushtrisë së vdekur (1989)
Përrallë nga e kaluara (1987)
Gurët e shtëpisë sime (1985)
Kujtime nga Gjirokastra (1983)
Vëllezër dhe shokë (1982)
Në shtëpinë tonë (1979)
Monumenti (1977)
Lulëkuqet mbi mure (1976)
Kur hiqen maskat (1975)
Cuca e maleve (1974)
Përjetësi (1974)
Motive nga dita e diel (1973)
Malet me blerim mbuluar (1971)
Parafabrikatet (1970)
Plagë të vjetra (1968)
Duel i heshtur (1967)
Komisari i dritës (1966)
Njeriu kurrë nuk vdes (1961)
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
1 Shtator07:24
Kursi i këmbimit valutor 1 shtator 2025, vlerat e monedhave të huaja sot
Në tregun e këmbimit valutor, sot, 1 shtator 2025 një dollar amerikan këmbehet me 82.7 lekë në blerje dhe me 84 lekë në ...
SOCIALE
1 Shtator07:14
Horoskopi 1 shtator 2025. E hëna, ditë me fat për këto shenja
Dashi
Financiarisht, vendosja e Hënës sugjeron që mund të zbuloni një mundësi të fshehur ose të zgjidhni një &cced...
SOCIALE
1 Shtator07:06
Parashikimi i motit, si do jetë dita e parë e muajit shtator
1 Shtatori 2025 pritet të nisë me mot të kthjellët dhe të ngrohtë në të gjithë territorin e Shqipërisë. N...
SOCIALE
31 Gusht23:48
Tri shenjat e zodiakut që kanë më shumë gjasa të të thyejnë zemrën
Pra, ka ndodhur përsëri: Ai person për të cilin miqtë e tu të paralajmëruan të theu zemrën. Lista e këngë...
SOCIALE
30 Gusht18:29
Virus tjetër pritet në vjeshtë, Brataj jep detajet (VIDEO)
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka ndarë disa të reja lidhur me situatën e pritshme të rasteve të gripit n&eu...
SOCIALE
30 Gusht15:35
Stuhia ndërpret përkohësisht fluturimet në aeroportin e Rinasit
Mesditën e së shtunës, vendi u përfshi nga moti i keq, me reshje intensive shiu dhe erëra të fuqishme.
Stuhia e rëndë s...
SOCIALE
30 Gusht13:29
Pamje dramatike/ Teleferiku i Dajtit bllokohet nga era e fortë! (VIDEO)
Një stuhi e fortë me erëra të rrëmbyeshme ka përfshirë vendin, duke shkaktuar dëme materiale dhe rrezikuar seriozisht ...
M.B.
SOCIALE
30 Maj07:44
Projekti i Bankës Botërore për turizmin, qeveria kërkon shtyrje të afatit për shtesën 30 mln USD
TIRANA- Qeveria ka kërkuar shtyje me 11 muaj të afatit të mbylljes së shtesës së projektit |”Zhvillmi i Integruar Urban dh...
M.B.
SOCIALE
30 Maj07:42
Financat kanë rrezik të kalojnë një fazë të trazuar, parashikimi i Horoskopit për sot
Dashi
Me shumë gjasë sot do tregoheni të ftohtë dhe nuk do shpreheni për ato që do ndieni. Për ju të ...
m.l
SOCIALE
29 Maj22:53
U nda nga jeta nga një atak në zemër/ Sarah Jessica Parker për vdekjen tragjike të Mr. Big: Ishte shumë e trishtueshme t’i thoja lamtumirë
SHBA- Sarah Jessica Parker zbuloi se vdekja e Z. Big, në serialin "And Just Like That" ishte një nga momentet më të vë...