Nga portieri i futbollit te mbreti i Tooros, historia e pabesueshme e George Kamuras-it
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...
Turgutluspor ka bërë histori në futbollin turk. Klubi ka emëruar Zeynep Mestan si trajneren e re të skuadrës së parë t...
Autoritetet ukrainase kundër korrupsionit, NABU dhe SAPO, kanë nisur një aksion ndaj zyrtarëve të Prokurorisë së Përgj...
Pas paraqitjes së fjalës përfundimtare nga kryeprokurorja Kimberly West dhe prokurori i rastit, Prokuroria e Specializuar në Hagë ka ...
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku, zhvilloi n&e...
Gjyqtarët e Republikës kërkojnë zbatimin e menjëhershëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat e magj...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ka reag...
Dy email-e të dërguara nga biznesmeni Alban Eftimi në adresë të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku janë bërë pjes&eu...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka refuzuar kërkesën e avokatëve britanikë p&eum...
Hetuesit e ngjarjes së ndodhur në stacionin e karburantit “EIDA” në zonën e Brrylit në Tiranë nuk kanë ende nj&...

Pesë ditë pas ngjarjes tragjike të së martës, ku humbi jetën gjatë përmbytjeve në Durrës, familjarët e Astrit Hysenajt, 54 vjeç, kundërshtojnë pretendimet e Bashkisë së Durrësit se viktima kishte lënë punën herët për shkak të motit të keq dhe po kthehej në banesë në momentin kur u mor nga rrjedha e ujit dhe ra në kanal.
Sipas të afërmve, Astrit Hysenaj kishte shkuar në punë në orën 5:30 të mëngjesit, ashtu si çdo ditë, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike.
“Daja u nis në punë në 5.30 si normalisht. Familja tentoi ta ndalojë për shkak të situatës, por ai shkoi. Shqetësimi ynë nisi pasi nuk u kthye në punë dhe bëmë denoncimin. Pamë nga kamerat se deri në 8.25 ka qenë duke punuar te mbikalimi i Plepave”, u shpreh mbesa e të ndjerit, Klodiana Bërsheni.
Familjarët theksojnë se deri në momentet e fundit të jetës, ai ka qenë në krye të detyrës dhe kërkojnë që çdo provë filmike pas asaj ore të bëhet publike.
“Deri në momentin e fundit të jetës ka qenë në krye të detyrës. Nëse diku ka ndonjë pamje filmike pas kësaj ore, le t’i vënë në dispozicion”, tha Osman Hysenaj, djali i xhaxhait të viktimës.
Sipas të afërmve, kanali ku Astrit Hysenaj u gjet pa jetë ndodhet pranë vendit ku ai është parë për herë të fundit.
“Kanali ku ka rënë është pranë vendit ku është parë për herë të fundit dhe rrjedha e ujit, kur të merr, të nxjerr aty ku u gjet. Nuk mund të përbaltet figura e tij duke thënë se nuk ka qenë në punë. Kërkojmë respekt për figurën e tij”, tha ndër të tjera mbesa e tij Klodiana
Pamjet filmike janë vënë në dispozicion të policisë për hetime të mëtejshme. Familjarët kërkojnë gjithashtu mbështetje ekonomike për familjen e viktimës, pasi Astrit Hysenaj ishte i vetmi që siguronte të ardhura. Në xhepin e tij, policia gjeti 10 mijë lekë të vjetra.
Të afërmit theksojnë se nuk fajësojnë askënd për ngjarjen e rëndë, por refuzojnë kategorikisht pretendimin se ai nuk ndodhej në punë në momentin e fatkeqësisë, duke e përshkruar Astrit Hysenajn si një njeri dhe punonjës korrekt e të përkushtuar ndaj detyrës.
Me udhëzimin e ri, për të gjitha riaplikimet për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti, (standarde ose të përshpej...
Rruga Elbasan–Gjinar u bllokua paraditen e sotme si pasojë e rrëshqitjeve të një masivi shkëmbor të shkaktuar nga res...
Ky është 30-vjeçari Jurgen Karaj, personi që rezulton i zhdukur pasi makina ku ndodhej si pasagjer ra në një përrua n&eum...
Në fshatin Bishan, situata e përmbytjeve vazhdon të jetë shqetësuese. Banorët po hasin vështirësi të mëdha n...
Probleme me energjinë elektrike, probleme në infrastrukturë dhe çarje argjinatura lumenjsh janë evidentuar në qarkun e Korc&eu...
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPP...
Pesë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës dhe Krujës, të cilët ishin shpallur në kërkim për vepra të...
Reshjet e shumta të shiut të orëve të fundit kanë krijuar situata problematike në disa zona të Bashkisë Mirditë. ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër lidhur me situatën e përmbytjeve në vend, duke akuzuar qeverinë...
Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë në Klos, në vendin e quajtur “Ura e Halilit”, ku një automjet...