Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
TIRANË- Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme, të siguruar nga Dosja.al, janë zbardhur bisedat mes Suel Çelës dhe Ledio Zabelit mbi përgatitjet për atentatin që kanë planifikuar ndaj Ardian Çopjas.
Në bisedë Çela i ka dërguar Zabelit një foto të një personi, fytyra e të cilit nuk duket, me dy derra të vrarë anash. Suel Çela i shpjegon bashkëbiseduesit të tij se qitësi (person i paidentifikuar në foto) nuk ka kryer asnjë gabim, i shpjegon se qitësi i ka parë vetëm pjesën e poshtme të trupit, dhe pavarësisht shkallës së lartë të vështirësisë, i thotë se plumbi e ka tejshpuar shumë afër zemrës.
Vetitë e këtij qitësi që përshkruhen nga Çela, sipas SPAK, janë identifikuar nga specialistët e “RENEA”-s se janë të njëjta me qitësin në tentativën e vrasjes së Ardjan Çopjas.
Pjesë nga dosja:
Më datë 10.06.2020 në orën 07:30 Marjus Lulaj komunikon me shtetasin Ledio Zabeli të cilit i dërgon mesazhet me tekst; "....mimjes dak....po bahemi gati....na drreka besoj jam aty....", pas rreth dy orësh Marjus Lulaj komunikon sërish me Ledio Zabelin të cilit i dërgon një fotografi në të cilën shfaqet një person i ulur në gjunjë dhe përpara tij dallohen të vrarë dy derra të egër. Në fotografi nuk shfaqet pjesa e fytyrës së personit i veshur me bluzë kamuflazhi dhe pantallona ngjyrë bezhë.
Pas dërgimit të fotografisë, Marjus Lulaj i dërgon mesazhet me tekst "....ka dal per derra ky...ska ba asnji gabim...ka gjujt duke pa vetem pjesen e poshtme trupit...mos flasim mas oreksit... 1 mm afer zemres...ske ca thu...ka gjujt tamam...finalen e ka ai lart...". Nga konteskti i përgjithshëm i këtyre komunikimeve dyshohet se pikërisht personi i shfaqur pjesërisht në fotografinë e mësipërme është personi i cili ka qënë në rolin e ekzekutorit në ngjarjen e datës 08.06.2020, ngjarje në të cilën ka mbetur i plagosur shtetasi Ardjan Çopja. Marjus Lulaj i shpjegon bashkëbiseduesit të tij se qitësi nuk ka kryer asnjë gabim, ai shpjegon se qitësi i ka parë vetëm pjesën e poshtme të trupit, dhe pavaresisht shkallës së lartë të vështirësisë, plumbi e ka tejshpuar shumë afër zemrës. Këto veti që përmend Marjus Lulaj për personin që ka qelluar ndaj Ardjan Çopja, janë identifikuar edhe nga specialistët e repartit RENEA të cilët referuar gjetjeve të distancës dhe dyshimit për pozicion kanë konkluduar se qitësi në tentativën e vrasjes së Ardjan Çopja ka njohuri të mira në përzgjedhjen dhe përcaktimin e pozicionit të qitjes, ka njohuri shumë të mira në përcaktimin e armës së duhur për të realizuar qitje në distancë të largët, ka njohuri shumë të mira në njohjen e sistemit të operimit të pushkës dhe ka njohuri shumë të mira në njohjen e operimit të optikës së pushkës.
Dosja.al po publikon dosjen hetimore te SPAK për Suel Çelën, por nuk merr përsipër vërtetësinë e bisedave e përgjimeve dhe rrethanat në këtë dosje dhe as nuk komenton dosjen hetimore. Po e publikojmë dosjen për transparencë të publikut dhe në fund kur te zbardhet ngjarja e plotë do të kemi një shënim redaksional./ Dosja.al
Gjoni dhe Roka ELBASAN- Një ditë pas lëshimit të 21 masave të sigurisë në lidhje me operacionin e SPAK të zhvi...
suel cela TIRANË- Janë zbardhur pjesë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme, siguruar nga Dosja.al lidhur me goditjen...
TIRANË- Mbi 35 protestues janë shoqëruar këtë mbrëmje nga policia, në lidhje me protestën e zhvilluar mbasditen e...
ITALI- Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj part...
Protesta TIRANË- Mediat e huaja kanë kthyer vëmendjen në vendin tonë ndërsa kanë publikuar artikuj në lidhje me pro...
ELBASAN- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, ku si pasojë tre persona mbetën të plagosur. M&eu...
DURRË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se një 60-vjeçar me iniciale M...
foto ilustruese TIRANË- Ka përfunduar pas tre orësh mosbindja civile e sotme e Partisë Demokratike. Bëhet me dije se qarkullimi &e...
TIRANË- Mediat e huaja i kanë bërë jehonë protestës që po zhvillohet mbrëmjen e sotme në qytetin e Tiranës. ...
Protesta TIRANË- Protesta e sotme e opozitës në 5 pika në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja. "The Ass...