
Policia e Korçës zbuloi në një njoftim zyrtar se ka zbardhur totalisht ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë, ku në një lokal pati një sherr masiv me thika.
Policia ka arrestuar në total dhjetë persona pasi mori pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim.
Përplasja mësohet se ka ndodhur për shkaqe banale, teksa disa prej të përfshirëve në sherr dyshohet se kanë qenë të alkoolizuar.

Njoftimi i Policisë:
Korçë/Zbardhet dinamika e konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në një lokal, ku mbetën të plagosur me mjet prerës (thikë), 2 shtetas. Identifikohen dhe vihen në pranga 10 shtetasit që u konfliktuan me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër i përfshirë në konflikt. Procedohet penalisht pronari i lokalit ku ndodhi konflikti, pasi kishte punonjës të paregjistruar në organet kompetente.
Mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr.1, Korçë, në ambientet e një lokali, po ndodhte një konflikt, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë shkuan në vendngjarje, për të parandaluar përshkallëzimn e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve të përfshirë në konflikt, konkretisht:
-D. P., 54 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale "Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, "Plagosja e rëndë me dashje", "Plagosja e lehtë me dashje", "Shkatërrimi i pronës", "Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta";
-P. R., 28 vjeç, I. Sh., 51 vjeç, R. K., 21 vjeç, S. A., 21 vjeç, M. Zh., 31 vjeç, S. M., 25 vjeç, G. D., 37 vjeç, S. Sh., 31 vjeç, dhe M. L. 29 vjeç, të gjithë banues në Korçë, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", "Plagosja e lehtë me dashje", "Shkatërrimi i pronës", "Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore" dhe "Prishja e qetësisë publike".
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. K., 38 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar i përfshirë në konflikt.
Këta shtetas janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin, duke prishur qetësinë publike dhe duke shkaktuar dëme materiale në lokal. Gjatë veprimeve procedurale, ata kanë dhënë deklarata të rreme përpara punonjësve të Policisë. Në vijim të veprimeve për rastin u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e lokalit ku ndodhi konflikti, shtetasin R. I., 45 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale "Punësimi i paligjshëm", pasi nga verifikimet rezultoi se kishte punonjës të paregjistruar në organet kompetente. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
1 Shtator12:03
Katër anëtarë votuan kundër, KLP liron nga detyra drejtuesen e BKH-së Aida Hajnaj
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP-së) liroi nga detyra drejtoreshën e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Aida Hajnaj. ...
AKTUALITET
1 Shtator11:32
1 mijë euro “qerasje” për të mos hequr tendën, lihet në burg inspektori i IMT-së
Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” edhe për inspektorin tjetër të IMT-së në Bashki...
AKTUALITET
1 Shtator07:42
Zi në artin shqiptar, ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i madh Dhimitër Anagnosti
Një emër i madh i artit shqiptar, regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti është ndarë nga jeta në moshën 89-vjecare.
Vajz...
AKTUALITET
1 Shtator07:35
Motori përplas të moshuarën në Sarandë, dy të plagosur (detajet)
Gjatë mbrëmjes së djeshme në Sarandë ka ndodhur një aksident me dy të plagosur.
Një e moshuar u përplas nga nj&eum...
AKTUALITET
31 Gusht23:19
EMRAT/ Identifikohen autorët e dyshuar të përleshjes me thika
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Pazarit të Korçës, ku një sherr me...
AKTUALITET
31 Gusht23:06
Dy grupet u konfliktuan me thika, policia shoqëron 3 persona
Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e pazarit në Korçë, ku dy persona mbetën t&eu...
AKTUALITET
31 Gusht22:17
Detaje nga aksidenti në Lezhë-Milot, tre të plagosur nisen drej Traumës në Tiranë
Dy automjete janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Lezhë–Milot”. Sipas njo...
AKTUALITET
31 Gusht17:07
Qëlloi një fëmijë në kopsht/ Ja çfarë ndodhi me edukatoren...
Një edukatore është proceduar penalisht ditën e sotme. Shkak për procedimin është bërë një shpullë që...
AKTUALITET
31 Gusht15:21
Qeveria ‘ha’ sigurinë ushqimore: Ligji i ri ndëshkon pasojat, jo burimin e rrezikut
Kodi i ri Penal sjell risi në fushën e sigurisë ushqimore, duke përfshirë disa vepra penale të reja që synojnë të n...
AKTUALITET
31 Gusht15:12
Zbulim tronditës në det: Ish-oficeri shqiptar i burgut gjendet pa jetë – Prokuroria italiane zbardh të vërtetën e errët
Vrasja e Fatos Cenajt në Itali po zbardhet gjithnjë e më shumë nga autoritetet vendase. Sipas mediave italiane, hetimi për vdekjen e 58...