Eksploziv në portën e banesës së 36-vjeçarit, dyshohet për mesazh paralajmërues
Një sasi tritoli shpërtheu mëngjesin e sotëm në zonën e Bathores. Lënda plasëse ishte vendosur në portën e b...
Një sasi tritoli shpërtheu mëngjesin e sotëm në zonën e Bathores. Lënda plasëse ishte vendosur në portën e b...
Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 78.7 lekë, në shitje me 79.7 lekë. Euro do të blihet me 91...
Ballkani po paguan gjithnjë e më shumë për të nxitur shtimin e bebeve, por po lind gjithnjë e më pak. Shqipëria ka sh&...
Dita e sotme pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme në vendin tonë. Sipas parashikimit, moti do të j...
Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të treguar superioritetin tuaj ndaj disa per...
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Për më shumë se njëqind ditë, mijëra shqiptarë protestojnë çdo mbrëmje në Tiranë dhe gjetkë. ...
Një prej shqiptarëve të diasporës, që po udhëton nga Anglia drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës...

Anketa e fundit e INSTAT që kishte qëllim matjen e aftësive teknologjike në popullatë, gjeti se vetëm 11,2% e popullsisë zotëron aftësinë për të shkruar kode në një gjuhë programimi në vitin 2025, nga 8,7% që ishte në 2024-ën.
Në një vit popullsia me aftësi të avancuara në teknologji është rritur ndjeshëm, por niveli mbetet dukshëm më i ulët krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë në Europën Qendrore dhe Lindore.
Në vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas të dhënave të Eurostat dhe vlerësimeve të projekteve rajonale të TIK, pjesëmarrja në programim zakonisht luhatet midis 15–20% për Serbinë dhe Malin e Zi, me Serbinë që njihet për ekosistemin më të zhvilluar të TIK në rajon. Maqedonia e Veriut renditet me rreth 14–16%, ndërsa Bosnja dhe Kosova me 12 dhe 14% të popullsisë me aftësi programimi, por sërish mbi Shqipërinë. Edhe në këtë fushë Shqipëria mbetet pas rajonit për aftësitë e programimit në nivel popullsie.
Aftësitë e avancuara të TIK në Shqipëri në një pjesë të vogël të popullsisë kufizojnë potencialin për të ushqyer sektorin e teknologjisë dhe ekonominë digjitale. Rritja me afro 30 pikë % brenda një viti (nga 8,7% në 11,2%) tregon se ka një dinamikë pozitive, por nuk është e mjaftueshme për të kapur ritmin e rajonit.
Të dhënat e tjera nga anketa tregojnë se aftësitë më bazike, si instalimi i programeve, përdorimi i Word, prezantimet apo transferimi i materialeve janë me të popullarizuara në mesin e popullsisë, duke treguar se rritja e aftësive digjitale po ndodh, por më ngadalë në nivelet që kërkojnë njohuri teknike më të thelluara.
Kjo situatë është reflektuar shpesh edhe në raportet europiane për konkurrues mërinë digjitale, ku Shqipëria renditet mirë në përdorim të përgjithshëm të teknologjisë, por dobët në përgatitjen e fuqisë punëtore për profesione të specializuara në sektorin TIK.
Në krahasim me vendet lindore të BE-së si Polonia, Hungaria apo Rumania,– hendeku është edhe më i thellë. Për shembull, pjesa e individëve që dinë programim në këto vende shkon nga 18% deri në 25%, të nxitur nga një treg pune më i zhvilluar, paga më konkurruese dhe një traditë më e gjatë në arsimin teknik.
Shqipëria ka bërë progres, por mbetet në pozicionin e fundit në rajon për sa i përket zotërimit të aftësive të programimit. Ekspertët e arsimit sugjerojnë ndërmarrjen e politikave më të forta për nxitjen e arsimit profesional, programeve të posaçme teknologjikë dhe zhvillimit të talenteve të reja, përndryshe tregu i punës do të vazhdojë të vuajë mungesën e profesionistëve të TIK-ut, ndërkohë që vendet e tjera të Ballkanit avancojnë më shpejt./ Monitor
Policia e Tiranës ka zbuluar 2 lokale të përshtatura për organizimin e lojërave të fatit. Si rezultat, u arrestuan 3 shtetas t&e...
Një nga aksionerët e Dinamos, Ergys Agasi i cili zotëron 30% të kuotave të bluve dyshohet për kryerjen e disa veprave penale. SP...
Operacioni tek AKSHI, SPAK reagon zyrtarisht: Hetime për grup të strukturuar kriminal mbi tenderat Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsi...
Janë zbardhur akuzat e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion ndaj drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, z&e...
Ndërsa po afrohet periudha e festave, një familje e tërë vazhdon të jetojë në rrugë në qytetin e Montpeljesë. ...
Mesditen e së hënës, 15 dhjetor 2025, në Janinë, Greqi, një grua 23-vjeçare, së bashku me dy burra të tjerë,...
Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë për mediat, ku ka folur për aksionin e SPAK. Berisha ka renditur një sër&e...
Banorët e lagjes Mustafa Gonxhe në Këlcyrë përballen prej më shumë se 10 vitesh me një problem të rëndë...
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka firmosur tetë masa sigurimi për zyrtarë që dyshohet se kanë abuzuar me tenderat në AKSHI, ...
Edhe këtë vit, gjeli i detit në Peqin rrezikon të mbetet pa shitur. Fermerët, kryesisht në moshë të tretë, detyro...