Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...

Në një segment të Parkut Kombëtar të Lumit Vjosa, pranë fshatit Rromës në Mallakastër, po zbatohet një projekt restaurimi i brezit breglumor përmes mbjelljes se rreth 7,500 bimëve autoktone në 3 hektare sipërfaqe, me një investim prej 6.5 milionë lekësh.
Projekti, pjesë e EU4Nature, përfshin edhe komunitetin lokal dhe garanton mirëmbajtje për 3 vite, duke forcuar brigjet e lumit dhe krijuar habitate të reja për biodiversitetin.
Sipas inxhinierit të pyjeve Nexhip Hysolako, në këtë segment të Vjosës po krijohet një brez i gjelbër me vërri, (pemë që rriten pranë zonave të lagështa) shelg, plep të bardhë dhe rrap, me qëllim që zona të marrë formën e një pylli natyror.
Eduina Guga, Drejtore e Administratës së Zonave të Mbrojtura për Parkun Kombëtar të Lumit Vjosa, thotë se, kjo ndërhyrje mund të shërbejë si model për zona të tjera përgjatë parkut.
Një zonë e degraduar ndër vite
Sipas hidrobiologut Olsi Nika, segmenti ku po ndërhyhet është një zonë që ka pësuar degradim të akumuluar ndër vite.
Ai thotë se, zona pranë Romës përfaqëson një habitat tipik të pyjeve aluvionale (pyll që rritet në toka të krijuara nga depozitimet e rërës, baltës dhe materiale të tjera që sjellin lumenjtë gjatë përmbytjes), por gjatë dekadave të fundit është dëmtuar nga mbikullotja, zjarret periodike dhe ndotja e shkaktuar nga aktivitetet njerëzore.
Këta faktorë, sipas tij, kanë reduktuar mbulesën bimore dhe kanë kufizuar rigjenerimin natyror të pyjeve breglumore.
Në shumë segmente të lumit, sipas tij, përmbytjet dhe transporti i sedimenteve krijojnë një dinamikë të fortë të habitatit.
Të njëtën situatë konfirmojnë edhe banorë të zonës. Një prej tyre, Hasan Pashai, solli ndërmend se përgjatë brezit të lumit ka pasur më herët shumë më tepër gjelbërim.
“Këtu ka pasur akacie, plep, vërri, rrap edhe lajthi, por janë zhdukur me kalimin e viteve”, tha ai.
Të dy banorët theksuan se mbjellja nuk është e mjaftueshme nëse zona nuk ruhet.
“Ja e mbollëm, t’i kthejmë kurrizin pastaj?!”, tha banori Fatmir Saliaj, ndërsa tjetri kërkoi që ndërhyrja të zgjerohet dhe brezi i lumit të ruhet “me fanatizmin më të madh”.
Sipas ekspertit të mjedisit, Olsi Nika, degradimi i habitateve përgjatë Vjosës lidhet me një kombinim faktorësh natyrorë dhe njerëzorë.
Një nga shkaqet kryesore të degradimit të brezit breglumor, sipas tij, është përdorimi intensiv i tokës përreth lumit, veçanërisht kullotja e pakontrolluar, e cila dëmton fidanët e rinj dhe pengon në stabilizimin e habitatit.
Përveç kësaj, eksperti Nika shpjegon se, nxjerrja e inerteve nga shtrati i lumit ndryshon strukturën natyrore dhe ndikon në transportin e sedimenteve (materiale që lumi i merr me vete dhe i depoziton gjatë rrjedhës).
Ndërkohë, ndotja nga aktivitetet bujqësore dhe përdorimi i pesticideve, sipas tij, e rëndon më tej gjendjen.
“Një tjetër faktor, – që ai rendit, – janë zjarret e përsëritura dhe ndryshimet në përdorimin e tokës, të cilat kanë fragmentuar peizazhin dhe kanë dobësuar lidhjen natyrore mes lumit dhe zonave të përmbytjes”.
Ermela Toçi, përfaqësuese e projektit EU4Rivers, thotë se Vjosa përballet me presione të përditshme, si shkarkimet e ujërave urbane, ndotja nga aktivitetet bujqësore dhe ndërhyrjet në shtratin e lumit, përfshirë nxjerrjen e inerteve.
Sipas saj, mungesa e impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura mbetet një nga problemet më të mëdha në zonë.
Edhe Olsi Nika vëren se problematika nuk kufizohet vetëm në segmentin e Rromës.
Një studim fizibiliteti i realizuar nga ekspertë të Universitetit të Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës në Vjenë (BOKU) dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës ka identifikuar rreth 250 hektarë zona, që kanë nevojë për restaurim përgjatë Vjosës dhe degëve të saj, të shpërndara në rreth 10 segmente të ndryshme të luginës.
Megjithatë, eksperti Nika thekson se pjesë të mëdha të sistemit lumor të Vjosës mbeten ende në gjendje shumë të mirë ekologjike, ç’ka e bën lumin unik në shkallë evropiane.
Në këndvështrimin e ekspertit Olsi Nika, restaurimi i 3 hektarëve me rreth 7,500 fidanë ndihmon në krijimin e kushteve më të favorshme për biodiversitetin lokal. Por, ai e sheh procesin kompleks dhe afatgjatë.
“Ndërhyrje të tilla mund të kenë ndikim pozitiv lokal, por ndikimi i tyre mbetet i kufizuar nëse nuk shoqërohen me masa më të gjera restaurimi dhe menaxhimi në të gjithë peizazhin lumor”, thotë ai.
Sipas një raporti të EcoAlbania, në Parkun Kombëtar të Vjosës dhe brenda një rrezeje prej 2 kilometrash nga kufijtë e tij janë identifikuar rreth 200 pika presioni të lidhura me aktivitete ekonomike. Këto përfshijnë industrinë nxjerrëse, marrjen e ujit, nxjerrjen e inerteve nga shtrati i lumit, ndotjen nga mbetjet urbane si edhe zhvillimin e pakontrolluar të turizmit.
Ndaj dhe, eksperti Nika thekson se nevojitet më shumë staf në terren, kapacitete teknike dhe monitorim shkencor afatgjatë.
“Projekti EU4Nature mund të luajë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e biodiversitetit të Shqipërisë. Megjithatë, edhe autoritetet shqiptare duhet të bëjnë pjesën e tyre për të përballuar presionin në rritje mbi zonat e mbrojtura. Mbrojtja e natyrës shkon përtej përafrimit të politikave; ajo kërkon veprime konkrete në terren”, thotë Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.
Një hetim i nisur në muajin Korrik 2025 nga prokuroria e Korçës, ku në fokus janë veprimet ligjore të ish-drejtorit t&eum...
Policia e Durrësit ka zbuluar një ambient të marrë me qira, i përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. Gjatë operacionit...
Pas apelit prekës që babai bëri një ditë më parë në media, trupi i pajetë i foshnjës që humbi j...
Pesë ngarkesa misri blegtoral për kafshë, janë bllokuar këtë të martë, pasi është konstatuar pranë tyre...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Grekan të Elbasanit, ku një person ka humbur jetën si pasoj&eu...
Durim Bami, do vijojë të qëndrojë në ambientet e paraburgimit Nr.313 në Tiranë dhe për sigurinë e tij fizike, do ...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë së Piranja News, për problemin e punimeve në rrugën “Sulejma Qosja”...
Babai i Xhuana Nikollit, vajzës 25-vjeçare e cila u vetëhelmua pas dhunës së ish bashkëshortit të saj, Eraldo Fizi ka dek...
Ilirian Feçi ka dëshmuar këtë të martë në Gjykatën e Posaçme mbi detajet e grabitjes me dhunë ndaj Lirak...
Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi akuzohet për tentativë vrasjeje të bashkëshortes së tij, pasi nuk p...