Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Nga Florjan Binaj
Me 17 maj u mbushën 3 vjet nga vrasja e Teatrit Kombëtar. Teatri Kombëtar, nuk ishte vetëm një godinë. Teatri Kombëtar ishte teatri i parë i ndërtuar pas teatrove të lashtësisë në Butrint, Apolloni, Orik, Bylis etj., Aty ka lindur ajo që është sot Akademia e Shkencave, ajo që është sot Universiteti i Arteve, Lidhja e Shkrimtarëve, Estrada e Filarmonia e Shtetit.
Po kujt i plasi, ai u shemb!
Nëpër ato korridore kanë ecur, dhe në atë sallë kanë luajtur Naim Frashëri, Kadri Roshi, Marije Kraja, Violeta Manushi, Drita Pelinku, e sa e sa të tjerë, po kujt i plasi prapë përveç atyre që duan të kenë kujtesë qytetare dhe diçka për të treguar e kujtuar, ai u shemb!
Është e vërtetë që e ndërtuan fashistët por ne mund të bënim të paktën aq saç bënë italianët që shembën fashizmin por jo godinat ndërsa ne, nuk e di për fashizmin por ne nuk kemi dënuar ende komunizmin por ama godinat e ndërtuara nga italianët nuk i kemi falur! Dhe prisni, prisni, s’keni parë asgjë akoma…
Godinat e kanë fajin! Madje kush dashuron godinat që nuk dashuron prishësin e tyre, është një e keqe e popullit!
Edhe godinat e ministrive duhet t’i shembim se janë ndërtuar nga fashistët!
Madje edhe universitetin ta shembim, jo këtë e kemi shembur prej vitesh nga brenda, ta shembim nga jashtë, e t’i ndërtojmë prapë që ajo forcë që do jetë në pushtet pas disa vitesh të ketë çfarë të shembë edhe kush do jetë në opozitë të ketë me çfarë të merret…na plasi neve, taksat e popullit janë se mos janë lekët tona…
…dhe ndërkohë që prishim çdo gjë që nuk na rri me shijet liderëve të partive në mënyrë që askush të ankohet për shembësit dhe shembjen, nuk mbetet gjë tjetër veçse t’i hyjmë njëri-tjetrit!
Ka 3 dekada që përpiqet të shembet sistemi i vlerave në mënyrë që e keqja të ngjajë më e mirë se e mira dhe e mira të ngjajë më e keqe se e keqja! Që të ketë kuptim shprehja ishim mirë kur ishim keq!
Të shembet çdo ide ndryshe, të shembet kundërshtimi, të shembet gara, të shemben mundësitë, të shemben zgjidhjet që sjellin zgjedhje dhe zgjedhjet që sjellin zgjidhje!
Të shemben profesionistët sepse ata dinë të thonë “jo” kjo nuk është e mirë për atdheun!
Të shemben ëndrrat, me gjithë sirtarë e dollapë dhe të ëndërrosh të shpallet krim!
Të shembet shpresa, madje a ka mundësi ajo të shembet e të vdesë e para se na prish shumë punë po vdiq e fundit!
Të shembet familja, fëmijët t’i detyrojmë të emigrojnë dhe të hiqen edhe fjalët mami babi e të zëvendësohen me vota 1 dhe vota 2…
Të shemben talentet sepse i vetmi talent që i duhet një vendi që po shembet është talenti i shembjes…
Të shembet lashtësia në mënyrë që pushtuesit të ngjajnë vëllezër dhe historianët dhe arkeologët të ngjajnë pushtues. Dhe pasi të kemi shembur çdo gjë e të mos ketë mbetur asgjë, të shpallim shembësit heronj kombëtar! Sot, 3 vjet pas, të gjitha argumentet e sajuara për ta shembur Teatrin Kombëtar kanë rënë. Ne nuk jemi kundra një Teatri të Ri, por nëse ishte vërtetë kaq i domosdoshëm, deri tani do ishte ndërtuar!
Ndotja e ajrit në Tiranë është në nivele alarmante. Studimi i laboratorit Italian “Neotes”, i cili në bashkëpun...
Le t’ju tregojmë sesi mund të largoni magjitë e zeza, xhindet, djajtë, dhe çdo fuqi të mbinatyrshme që ju ka pushtu...
Turistët në Theth nisin të shkojnë të shumtë që në muajin mars. Natyra aty është mahnitëse dhe shum&eum...
Një 24 vjeçar nga Sardenja kishte disa javë që ishte i arratisur dhe mburrej për këtë në Facebook, duke u tallur me ...
Numri i aksidenteve rrugore gjatë muajit prill është ulur me 25%, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një...
Gjykata e ka dënuar me burg të përjetshëm Aurel Hoxhallarin, pjesë e grupit që vrau Devi Kasmin. Devi Kasmi u ekzekutua në...
Agjencia kombëtare e Krimit në Britaninë e madhe do të hetojë avokatët që dyshohet se ndihmojnë bandat kriminale, e q&...
Për nga numri i posteve në këshillat bashkiakë të Shqipërisë dhe votave të fituara renditet në vend të kat&e...
SPAK ka kërkuar një vit burg për Bashkim Dedja, ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese. Por në zbatim të nenit 59, kërkohet...
Prokuroria e Përgjithshme ka bërë bilancin në lidhje me kallëzimet penale që janë regjistruar përgjatë proce...