AKTUALITET

300 banesa banesa të përmbytura në Durrës, flasin banorët: Është hera e tretë, Bashkia duhet të ndërhyjë! Është dëmtuar çdo gjë që ka kapur uji

n.f Përditësimi i fundit 30 Janar 2025, 11:23
300 banesa banesa të përmbytura në Durrës, flasin
Foto ilustruese

DURRËS- Vendi ynë është përfshirë ditën e djeshme nga moti i keq. Reshje të dendura shiu "pushtuan" qytetet e vendit ndërsa u regjistruan edhe problematikat e para. Në qytetin e Durrësit reshjet e dendura të shiut kthyen rrugët në pellgje uji ndërsa u përmbytën edhe disa banesa.

Bashkia e Durrësit ka dalë ditën e sotme me një njoftim zyrtar ndërsa ka bërë me dije se banesat e përmbytura ndodhen në zonën e Durrësit të Ri, Shkozet, Nishtull dhe kryqëzimi pranë IEVP. Më tej bashkia bën me dije se uji ka hyrë në rreth 300 banesa.

200 shtëpi janë përmbytyr në zonën e Durrësit të Ri, 60 në zonën e Shkozetit dhe Plazhit, 4 banesa në njësinë administrative 4, 1 shtëpi në njësinë 1, 20 banesa në Sukth, 10 në Katund të Ri dhe 5 shtepi në Rrashbull.

Ndërkohë banorët shprehen se ata janë përmbytur edhe herë të tjera por jo në këtë masë që jemi përmbytur këtë herë. Sipas një banori shkak i përmbytjeve nuk janë reshjet e shiut por problem është kanali kryesor. Ai theksoi se bashkia duhet të vendosë një projekt për këtë këtë kanal pasi ështe herë e tretë që përmbyten.

“Jemi përmbytur edhe herë të tjera, por jo në këtë masë që jemi përmbytur këtë herë. Problemi është kanali kryesor që del nga shtrati dhe na përmbyt, nuk janë reshjet e shiut. Na ka hyrë uji brenda, kemi ngelur gjithë natën nëpër dritare. Shteti duhet të ndërhyjë për kanalin, Bashkia Durrës ta vendosë në projekt kanalin, është hera e tretë që na përmbyt”, tha një banor.

Gjatë fjalës së tij një tjetër i prekur nga përmbytja u shpreh se edhe në banesë rrinë me çizme pasi është dëmtuar çdo gjë nga uji. Sipas tij kanalet kulluese i mbyllën kur u bë rruga. Ai thekson se kanë kërkuar që të futej një tubacion por nuk është pranuar kërkesa e tyre.

“Edhe brenda në shtëpi rrimë me çizme, ka dëmtuar çdo gjë që ka kapur uji. Jemi përmbytur se uji në kanal ka dalë sipër rrugës. Kanalet kulluese i mbyllën kur u bë rruga, kërkuam që të futej një tubacion, por nuk pranuan. Kanali i madh nuk e përballon, kanalet kulluese e dërgonin ujin tek një kanal tjetër”, shtoi një tjetër.

Njoftimi i Bashkisë Durrës: 

Të gjitha grupet tona, mjetet e rënda, punonjësit e ndërmarrjeve dhe zjarrfikësit janë në terren duke punuar për largimin e ujit nga banesat. Aktualisht prania e ujit është në shumë banesa në zonën e Durresit te Ri, Shkozet, Nishtulla, kryqëzimi pranë IEVP.

Uji ka hyrë në rreth 300 banesa në total, nga të cilat 200 shtëpi janë ne zonën e Durrësit të Ri, 60 në zonen e Shkozetit dhe Plazhit, 4 banesa në njësinë administrative 4, 1 shtëpi në njësinë 1, 20 banesa në Sukth, 10 në Katund të Ri dhe 5 shtepi në Rrashbull. Teksa situata në akset kryesore rrugore në Durrës është normalizuar, zona e Durrësit te Ri, Nishtulla, Shkozet dhe Plazh ka problematika.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë