AKTUALITET

‘300 mln $ dëme nga përmbytjet, shteti s’ka të paguajë’, Vuksani: Tokat do jenë të papërdorshme për 10 vite!

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2026, 17:16
‘300 mln $ dëme nga përmbytjet, shteti s’ka të

Për ditë të tëra Shqipëria mbeti nën pushtetin e ujit, ndërkohë që pasojat nga kljo ngjarje që alarmoi qytetarët duket se janë më afatgjata nga sa pritej. Në një intervistë per Syri.tv, drejtuesi i Departamentit të Bujqësisë në PD, Gjok Vuksani bën me dije se si pasojë e përmbytjes, mijëra hektarë tokë do të jenë të papërdorshme, të paktën për dekadën e arshsshme.
Fatura e dëmeve nga përmbytjet e fundit sipas tij arrin shifrën alarmante prej 300 milionë dollar.

I ftuar në edicionin e lajmeve të pasdites në Syri Tv, drejtuesi i Departamentit të Bujqësisë në PD, Gjok Vuksani, thekson se referuar të dhënave të para, rreth 13,000 hektarë tokë bujqësore, kryesisht në zonat më pjellore si Shkodra, Lezha, Lushnja dhe Fieri, janë përmbytur, duke shkaktuar një dëm total që përfshin jo vetëm të mbjellat, por edhe bagëtinë, serat dhe infrastrukturën mbështetëse.

Përballë kësaj situate katastrofike, Vuksani shprehet se përgjigja e institucioneve për dëmshpërblim duket e vakët dhe e pamjaftueshme, gjë që sipas tij deri më tani, në terren janë parë vetëm disa “grupe konstatimi” dhe janë kryer “vizita kortezie”, pa u finalizuar asnjë procesverbal zyrtar apo vlerësim real i kostos së dëmit.

Për më tepër, hendeku mes dëmit të shkaktuar dhe kapacitetit shtetëror për ta mbuluar atë është i thellë. Vuksani thekson se ndërsa dëmi llogaritet deri në 300 milionë dollarë, fondi i rezervës së shtetit për emergjencat civile raportohet të jetë vetëm 10 milionë dollarë, duke e bërë praktikisht të pamundur një kompensim të plotë. Megjithatë, kërcënimi më i madh mbetet ai afatgjatë.

Në zona si Lezha dhe Lushnjë, futja e ujit të detit ka shkaktuar një rritje drastike të nivelit të kripëzimit të tokës, deri në tre herë mbi normën. Ky fenomen, shton ndër të tjera zyrtari i PD, nuk dëmton vetëm një sezon, por degradon cilësinë e tokës për një periudhë që mund të zgjasë deri në 10 vjet. Rikthimi i tokës në gjendje prodhuese kërkon procese komplekse dhe të kushtueshme shpëlarjeje, të cilat janë të parealizueshme për fermerët në kushtet aktuale.

Në qoftë se do ia fillojmë nga fatkeqësia e madhe që patën fermerët nga përmbytjet, janë rreth 13,000 hektarë tokë, sipas të dhënave zyrtare, të cilat janë përmbytur gjatë reshjeve të fundit. Po. Ka autorë të ndryshëm që kanë nxjerrë edhe një lloj shifre, e cila mund të jetë rreth 300 milionë euro, shifra e dëmeve që janë shkaktuar në bagëti, në sera, në të mbjella, në stalla e kështu me radhë. Pra, është një shumë që duhet kompensuar rreth 300 milionë euro. Deri tani, edhe sipas kontakteve që kam pasur unë me fermerët, kanë shkuar vetëm ca grupe të konstatimit, nuk kanë bërë një procesverbal të rregullt dhe nuk kanë nxjerrë një kosto se sa ka qenë dëmtimi. Kryesisht, kanë bërë më shumë numërimin e tyre dhe një si të thuash parashikim të përafërt, por jo diçka konkrete, jo një procesverbal, jo një dokument zyrtar i cili identifikon se janë kryer, si të thuash një inventar i plotë i dëmeve të shkaktuara. Pra, me thënë të drejtën, unë kam shumë pak besim, edhe fermerët kanë shumë pak besim, sepse nuk është hera e parë që përmbyten zona të caktuara siç është Lezha, siç është Lushnja, siç është Fieri, Vlora dhe përgjithësisht nuk kanë marrë pothuajse asgjë. Ose edhe ato njerëz që kanë marrë, kanë marrë njerëzve duke u shkuar sipas përkatësive politike. Pra, janë vlerësuar kryesisht patronazhistët, pavarësisht se ato mund të mos kenë asnjë çikë përmbytje.

Pra, deri tani kemi vetëm ca vizita kortezie, në qoftë se mund t'i quajmë të tilla, të ca njerëzve. Ka qenë një përfaqësues nga njësia vendore, ka qenë një përfaqësues nga drejtoria e bujqësisë dhe vetëm është bërë një vizitë kortezie për t'ju thënë se ne ju vizituam. Por nuk ka gjë konkrete, nuk ka një kosto të nxjerrë, nuk ka një ndarje të dëmeve të shkaktuara për të mbjellat, për serat, për kafshët, dhe si të thuash, jemi vetëm në kuadrin e propagandës. Nga ana tjetër, nga fondi i rezervës i gjendjes të emergjencave civile janë vetëm 10 milionë dollarë. Pra, dëmi është 150 deri në 300 milionë dollarë, ndërsa rezervat e shtetit shqiptar për kushte të jashtëzakonshme janë vetëm 10 milionë dollarë. Pra, edhe nga pikëpamja praktike pothuajse është e pamundur si të thuash mbështetja dhe kompensimi i fermerëve. Nuk kemi sistem sigurimi në bujqësi. Pra nuk kemi si të thuash, produktet bujqësore apo kafshët apo serat të siguruara, jo për fajin e fermerëve, por sepse asnjë agjenci nuk merr përsipër të sigurojnë bujqësinë dhe produktet e bujqësisë, sepse janë me risk shumë të lartë. Pra, përgjegjësia dhe si të thuash barra e gjithë kësaj sakrifice dhe dëmi bie mbi fermerin. Në këto 13,000 hektarë tokë, por janë edhe akoma më shumë, po duhet të themi se janë edhe në zonat më pjellore të Shqipërisë, siç është Shkodra, Lezha, Lushnja dhe Fieri.

Po dëmi është pothuajse 100%. Pra, i gjithë cikli i prodhimit të vjeshtës është shkatërruar. Sepse kemi, shohim pseudo-specialistë që thonë uji qëndroi tre ditë, pesë ditë. Jo, dëmi nuk është i plotë. Pra, ajo sipërfaqe që përmbytet, që rri më shumë se tre ditë, përgjithësisht dëmi është i pariparueshëm. Pra nuk është një kulturë, është diçka e ndryshme me kulturat frutore, të cilat kanë një qëndrueshmëri më të madhe. Po sidomos serat, perimet, është dëmi shkon rreth 100% të gjithë të gjithë produktit të pritshëm. Ky është momenti i parë. Momenti i dytë është që po ndodh një fenomen tjetër, që është fenomeni i i ardhjes së ujit nga deti, ose nga laguna. Ka ndodhur së fundmi në Lushnjë, ka ndodhur në Lezhë, në zonën e Rrilës dhe Talës dhe ky është një dëm më afatgjatë. Sepse futja e ujit të kripur dhe përmbytja e tokave bujqësore rrit në nivele shumë të mëdha, me dy deri në tre herë nivelin e kripëzimit të tokës. Dhe në këtë rast nuk kemi më vetëm përmbytje apo dëme të një sezoni, por kemi si të thuash dëmtime të cilësisë së tokës për një kohë të gjatë, që shkon deri në 10 vjet. Dhe duhet që të merren masa nëpërmjet shpëlarjes së tokës me ujëra të bollshme gjatë periudhës së verës, gjë e cila nuk ekziston, se s'kanë fermerët ujë për vaditje, dhe që të bëhet e rimbjellë apo që të arrihet prodhimi maksimal pas pesë deri në 10 vitesh.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë