Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

FIER- Gjykata e Fierit ka dënuar me burg një tutore me iniciale Y. Xh. e cila shfrytëzonte për prostitucion një vajzë në ambientet e lokalit të saj të marrë me qera në lagjen “Apollonia”. Ajo e ushtronte këtë veprimtari me klientët e lokalit kundrejt shumës 3000 deri në 5000 lekë.
Tutorja u shpall fajtore për ‘Shfrytëzimi i prostitucionit’ dhe ‘Mbajtja e lokaleve për prostitucion’, dhe u dënua nga togat e zeza me 4 vite burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar me 3.4 vite pas hekurave. Nga ana tjetër, vajza me iniciale H. O., u dënua për kryerjen e veprës penale “Prostitucioni” me 1 vit pas hekurave, por përfundim nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi iu ul në 8 muaj.
Në përfundim, gjykata vendosi të pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim, për pjesën e pavuajtur të dënimit për të pandehurën H.O duke e vënë në provë për 16 muaj me kusht që gjatë afatit të provës mos të kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës, Dega Territoriale Fier.
Njoftimi:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasit Y.Xh. dhe H.O. për veprat penale ‘Shfrytëzimi i prostitucionit’ dhe ‘Mbajtja e lokaleve për prostitucion’ parashikuar nga neni 114/1 dhe 115 të Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve të kryera duke përdorur metoda proaktive mbi procedimin penal nr.294, regjistruar mbi bazën e materialit kallëzues dërguar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, më datë 30.11.2022, rezultoi se shtetasja Y.XH, në ambientet e lokalit të saj të marrë me qera të ndodhur në lagjen “Apollonia”, Fier ka shfrytëzuar për prostitucion shtetasen H.O, ku kjo e fundit ushtronte këtë veprimtari me klientët e lokalit kundrejt shumës 3.000-5.000 lekë.
Me vendimin nr.62-2024-41-58 (606) datë 29.07.2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurës Y.Xh për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe në bazë të nenit 114/1 të K.Penal dënimin e saj me 4 vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurës Y.Xh për kryerjen e veprës penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe në bazë të nenit 115 të K.Penal dënimin e saj me 2 vjet burgim.
Në bazë të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, e pandehura Y.Xh dënohet me 5 vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale të pandehurës Y.XH i ulet 1/3 e masës së dënimit dhe përfundimisht dënohet me 3 vjet e 4 muaj burgim. Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit.
Deklarimin fajtor të të pandehurës H.O për kryerjen e veprës penale “Prostitucioni” dhe në bazë të nenit 113/1 të K.Penal dënimin e saj me 1 vit burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale të pandehurës H.O i ulet 1/3 e masës së dënimit dhe përfundimisht dënohet me 8 muaj burgim.
Në bazë të nenit 59 të K.Penal, të pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim, për pjesën e pavuajtur të dënimit për të pandehurën H.O duke e vënë në provë për 16 muaj me kusht që gjatë afatit të provës mos të kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës, Dega Territoriale Fier.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cënojnë moralin dhe dinjitetin e shtetasve.
TIRANË- Tre persona të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme janë arrestuar ditën e sotme. Mësohet se t...
KORÇË- Gjykata e Korçës ka vendosur masën “arrestit me burg” për 68-vjeçarin. Iqmet Skënde...
GREQI- Një 67-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e djeshme në Greqi pasi u rrëzua nga një pemë, në...
TIRANA- Ditën e sotme është zbardhur vendimi i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...
LEZHA- 12 emigrantët nga Bangladeshi dhe Egjipi kanë lënë ambientet e kampit të Gjadrit dhe kanë shkuar në qendrë...
LEZHA- Anija italiane e rojes bregdetare që pritet të transferojë 12 emigrantët nga qendra e Gjadrit drejt Italisë ka mbërr...
TIRANA- Dita e shtunë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet...
TIRANA- Në një seancë maratonë ku janë lexuar edhe konkluzionet e mbrojtjes, Gjykata e Posaçme kundër Korr...
ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen për posedim të paligjshëm të lëndës narkotike. ...
RRUGA E ARBRIT- Një aksident ka ndodhur në bypassin e Murrizit. Mësohet se nga aksidenti janë plagosur katër persona. ...