Banorët e Treganit denoncojnë gjendjen e rrugës: Nuk mund të shkojmë në shtëpi!
Banorët e fshatit Shilbatër në Elbasan ngrenë shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës, e cila, sipas tyre, jo ...
Banorët e fshatit Shilbatër në Elbasan ngrenë shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës, e cila, sipas tyre, jo ...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë së Piranjat news ku ngre shqetësimin për djegien e mbetjeve në disa zona të...
Protestuesit e ditës së 135-të të qëndresës qytetare kanë ndryshuar drejtim pas përfundimit të fjalimeve, duke mars...
Armëpushimi energjetik i shpallur nga Donald Trump të dielën u vu në provë dhe dështoi në terren përpara përfundimi...
Sadleva Bodo pritet të marrë detyrën e Adriatik Kupit në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB). Kupi...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për kontratën e re prej 18.6 milionë eurosh, pa TVSH, ...
Në Shqipëri përdoren pesticide të ndaluara, edhe atëherë kur Bashkimi Evropian (BE) kërkon ndalimin e disa lëndëv...
Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Shqipëri vjen në një moment delikat për biznesmenin, emri i të cilit ës...
Një grabitje nën kërcënimin e armës së zjarrit është regjistruar në orët e para të mëngjesit n&eum...
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Fierit ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Sokol Hoxhës, i cil...

Perceptimi i problemeve mjedisore është përkeqësuar ndjeshëm në Shqipëri gjatë një viti, me rritje të forta të shqetësimit për ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës.
Sipas Balkan Barometer 2025 të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RCC) 55% e shqiptarëve përmendin ndotjen e ajrit si problem në komunitetin e tyre, nga 42% në 2024, ndërsa shqetësimi për ndotjen e ujit është rritur nga 24% në 43%, ose me 19 pikë përqindjeje.
Edhe ndotja e tokës ka shënuar një rritje të fortë, nga 20% në 2024 në 40% në 2025, pra është dyfishuar si shqetësim në perceptimin e qytetarëve. Në të gjithë Ballkanin Perëndimor, ndotja e tokës është rritur nga 38% në 44%, ndërsa ndotja e ujit nga 43% në 52%.
Por problemi që e dallon më shumë Shqipërinë nga rajoni është trafiku. Në 2025, 48% e shqiptarëve e përmendin trafikun e rënduar si shqetësim mjedisor, kundrejt 30% në 2024 dhe vetëm 33% mesatarisht në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon, përpara Kosovës me 37%, Maqedonisë së Veriut me 34%, Malit të Zi dhe Serbisë me nga 30% dhe Bosnjë-Hercegovinës me 22%.
Rritje regjistrohet edhe për zhurmën, e cila shqetëson 43% e shqiptarëve, nga 32% një vit më parë. Mesatarja rajonale është vetëm 21%, çka e vendos Shqipërinë sërish dukshëm mbi vendet e tjera.
Ndotja e ajrit, megjithëse është rritur fort në Shqipëri, mbetet disi nën mesataren e rajonit prej 61%. Për ndotjen e ujit Shqipëria është gjithashtu nën mesataren 52%, ndërsa për trafikun dhe zhurmën situata përmbyset dhe vendi del dukshëm mbi rajonin.
Në nivel rajonal, RCC konstaton se ndërgjegjësimi për ndotjen është rritur përgjithësisht në 2025: ndotja e ajrit është rritur nga 57% në 61%, ajo e ujit nga 43% në 52% dhe ajo e tokës nga 38% në 44%.
Për Shqipërinë, megjithatë, ritmi i rritjes është shumë më i fortë: +13 pikë për ajrin, +19 pikë për ujin, +20 pikë për tokën, +18 pikë për trafikun dhe +11 pikë për zhurmën. /ekofin.al
Për urbanistin, Imeldi Sokoli hekurudha e re është një nga projektet më abuzuese infrastrukturuese. I ftuar në emisionin &lsquo...
Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi në Greqi i një 19-vjeçari turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar ng...
Greta Gjoci, nënë e një foshnjeje tremuajshe, u dërgua më 5 tetor në burgun e Pojskës në Pogradec, pasi Gjykata e Posa...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3lekë dhe do shitet me 82.2 lekë. Ndërko...
Në mars të vitit 1962, Emin Lamçe Tafani, një emigrant shqiptar nga Cërriku që jetonte në Belgjikë, i shkruante Enve...
Leku shqiptar ka regjistruar forcimin më të madh ndaj euros gjatë dekadës së fundit, krahasuar me 40 monedhat kryesore globale të...
Tenderi me vlerë rreth 1.09 miliardë lekë apo rreth 11.4 mln euro për mirëmbajtjen e akseve kryesore rrugore në rajonin qendror ...
Java do të startojë me një përmirësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e Shq...
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje. Mësohet se n...
Policia e arrestoi në Memaliaj 44-vjeçarin, ndërsa procedoi në gjendje të lirë Andi Hasanin, 49 vjeç. Të dy u kons...