Banorët e Treganit denoncojnë gjendjen e rrugës: Nuk mund të shkojmë në shtëpi!
Banorët e fshatit Shilbatër në Elbasan ngrenë shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës, e cila, sipas tyre, jo ...
Banorët e fshatit Shilbatër në Elbasan ngrenë shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës, e cila, sipas tyre, jo ...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë së Piranjat news ku ngre shqetësimin për djegien e mbetjeve në disa zona të...
Protestuesit e ditës së 135-të të qëndresës qytetare kanë ndryshuar drejtim pas përfundimit të fjalimeve, duke mars...
Armëpushimi energjetik i shpallur nga Donald Trump të dielën u vu në provë dhe dështoi në terren përpara përfundimi...
Sadleva Bodo pritet të marrë detyrën e Adriatik Kupit në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB). Kupi...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për kontratën e re prej 18.6 milionë eurosh, pa TVSH, ...
Në Shqipëri përdoren pesticide të ndaluara, edhe atëherë kur Bashkimi Evropian (BE) kërkon ndalimin e disa lëndëv...
Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Shqipëri vjen në një moment delikat për biznesmenin, emri i të cilit ës...
Një grabitje nën kërcënimin e armës së zjarrit është regjistruar në orët e para të mëngjesit n&eum...
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Fierit ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Sokol Hoxhës, i cil...

Leku shqiptar ka regjistruar forcimin më të madh ndaj euros gjatë dekadës së fundit, krahasuar me 40 monedhat kryesore globale të përfshira në analizën e Eurostat, duke e ulur me rreth një të tretën vlerën e euros në tregun vendas që nga viti 2016.
Sipas Eurostat në gusht 2016, një euro këmbehej me 136.51 lekë, ndërsa në gusht 2026 kursi zbriti në 92.78 lekë për euro, me rënie 32% të vlerës së euros ndaj lekut në një periudhë 10-vjeçare.
Në matjet e Eurostat u analizua kursi mesatar i këmbimit mujor për 40 nga monedhat kryesore në qarkullim në botë, europiane dhe jashtë Europës. Leku rezulton valuta me mbiçmimin më të madh ndaj euros në periudhën gusht 2016 – gusht 2026 (shiko grafikun me poshtë).
Krahasimi i Eurostat përfshin monedha të rëndësishme të ekonomive të zhvilluara dhe në zhvillim, si dollari amerikan, franga zvicerane, sterlina britanike, jeni japonez, dollari kanadez, dollari australian, por edhe monedha europiane si korona çeke, zloty polak, forinta hungareze, leu rumun, dinari serb dhe denari i Maqedonisë së Veriut, etj.
Këmbimi i lekut është shkëputur ndjeshëm nga pjesa më e madhe e monedhave të tjera të analizuara. Në asnjë prej valutave kryesore në listën e Eurostat nuk është regjistruar një rënie kaq e madhe e kursit të euros ndaj një monedhë vendase.
Franga zvicerane dhe korona çeke pas lekut
Pas lekut, forcimet më të mëdha ndaj euros janë regjistruar nga franga zvicerane dhe korona çeke, por me ritme dukshëm më të ulëta. Franga zvicerane u forcua rreth 14% ndaj euros, ndërkohë, korona çeke është forcuar me rreth 10.5%, ndërmjet gusht 2016- gusht 2026
Në rajonin e Ballkanit, lëvizjet kanë qenë shumë më të moderuara. Dinari serb është forcuar me rreth 5% ndaj euros, ndërsa denari i Maqedonisë së Veriut ka mbetur pothuajse i pandryshuar, me kursin rreth 61.5 denarë për euro në të dyja periudhat.
Edhe disa monedha europiane të vendeve të zhvilluara kanë pasur ndryshime të kufizuara. Sterlina britanike dhe zloty polak kanë ruajtur pothuajse të njëjtin raport me euron, ndërsa disa monedha të tjera janë dobësuar gjatë kësaj periudhe.
Shumica e valutave janë dobësuar ndaj euros
Ndryshe nga leku, një pjesë e madhe e monedhave të përfshira në analizë kanë humbur terren ndaj euros gjatë dhjetë viteve të fundit.
Euro është forcuar ndjeshëm ndaj lirës turke, ku kursi ka kaluar nga 3.32 lira për euro në gusht 2016 në mbi 55 lira në gusht 2026. Po ashtu, euro ka fituar terren ndaj hryvnias ukrainase, jenit japonez, rupisë indiane dhe disa valutave të tjera.
Në rastin e monedhave të mëdha ndërkombëtare, ndryshimet kanë qenë më të kufizuara. Dollari amerikan ka kaluar nga 1.12 dollarë për euro në 1.16 dollarë për euro, duke reflektuar një dobësim relativisht të moderuar ndaj monedhës europiane.
Një dekadë ndryshimesh në kursin e këmbimit
Forcimi i lekut ka ndryshuar ndjeshëm raportin mes monedhës shqiptare dhe euros. Në vitin 2016, një euro kushtonte mbi 136 lekë, ndërsa në vitin 2026 niveli është afër 93 lekëve.
Të dhënat e Eurostat matin vetëm ndryshimin e kursit të këmbimit dhe nuk japin një analizë të faktorëve që kanë ndikuar në lëvizjet e monedhave. Për Shqipërinë, periudha e forcimit të lekut ka përkuar me rritjen e hyrjeve valutore në ekonomi, përfshirë zgjerimin e turizmit, rritjen e remitancave dhe flukset e tjera në valutë, kryesisht parasë informale që ka hyrë në pjesën më të madhe përmes ndërtimit. /Monitor
Tenderi me vlerë rreth 1.09 miliardë lekë apo rreth 11.4 mln euro për mirëmbajtjen e akseve kryesore rrugore në rajonin qendror ...
Java do të startojë me një përmirësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e Shq...
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje. Mësohet se n...
Policia e arrestoi në Memaliaj 44-vjeçarin, ndërsa procedoi në gjendje të lirë Andi Hasanin, 49 vjeç. Të dy u kons...
Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhu...
Një 58-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë gjatë natës në Agia Galini, në zonën e Rethymnos, në i...
Vijon marshimi i protestuesve në protestën e 134-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Qytetarët marshojnë n&e...
Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës vijoi edhe këtë të diel në Tiranë, në ditën e 134-t të tubim...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rekomandon një reformë të thellë të sistemit të taksave dhe financimit të bashki...
Ndërsa kryeqyteti shqiptar mbushet me kulla dhe çmimet e banesave arrijnë nivele gjithnjë e më të vështira për t&rsq...