AKTUALITET

"5 ditë kohë për ta ankimuar!" Skandali tek Onkologjiku, zbardhet vendimi i GJKKO për masat e sigurisë ndaj mjekëve

M.B. Përditësimi i fundit 25 Korrik 2024, 09:57
"5 ditë kohë për ta ankimuar!" Skandali tek
Foto ilustruese


TIRANA- GJKKO la dje në fuqi masat e sigurisë për 7 të pandehurit e repartit të Onkologjikut, të cilët akuzohen se transferonin pacientët drejt klinikave private. Ndërkohë sot GJKKO ka zbardhur edhe vendimin e plotë, bashkëngjitur me akuzat që rëndojnë ndaj tyre. Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën arrest në shtëpi ndaj mjekut Edmond Gashi dhe farmacistit Florian Marku.

Ndërkohë për mjeken Alketa Pere, ish-zv.drejtoreshën e QSUT, Brikena Qirjazi, koordinatorin e Onkologjikut, Emiljano Lela, ish-specialisten Drilona Kishta dhe administratorin e klinikës Megis, Halil Gashi është lënë në fuqi masa detyrim paraqitje. Avokatët e të pandehurve kanë kërkuar që çështja ndaj tyre të mos hetohet nga Prokuroria e Posaçme, por t’i kalojë Prokurorisë së Tiranës. 

Prokuroria e Tiranës zbardhi disa javë më parë skemën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik. 

Në njoftim thuhej se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.

Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private.

VENDIMI:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë
17.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Caktimin e masës së
sigurimit ndaj personave ndaj të cilëve zhvillohet hetimi: Edmond Gashi dhe Emiljano
Lela të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni
pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, të
parashikuara nga nenet 248 dhe 259-25 të Kodit Penal; Alketa Ymeri (Pere), Brikena
Qirjazi dhe Drilona Kishta të dyshuara për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i
detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; Halil Gashi i dyshuar për kryerjen e
veprës penale“Fshehjes së të ardhurave”, të parashikuar nga neni 180/1 i Kodit Penal, si
dhe Florian Marku i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Tregtimi dhe transportimi i
mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë
kontrabandë”, të parashikuara nga nenet 178 e 179 të Kodit Penal”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Ardit Mustafaj, bazuar në
nenet 88, 228 e vijues, 244 dhe 245 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 84, datë 24.07.2024,
vendosi:
1.Caktimin ndaj shtetasit Edmond Gashi të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” të
parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si i dyshuar: Për kryerjen e veprave penale
“Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione
publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 259/2-25 të
Kodit Penal.
– Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Edmond Gashi, të mos largohet
nga banesa e tij e ndodhur në adresën ****.
2.Caktimin ndaj shtetasit Emiljano Lela të masës së sigurimit “Detyrim për tu
paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i
dyshuar: Për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Korrupsioni
pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, të
parashikuara nga nenet 248 dhe 259/2-25 të Kodit Penal.
– Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Emiljano Lela , të paraqitet të
martën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00 para oficerit së policisë gjyqësore,
pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar.

3.Caktimin ndaj shtetases Alketa Ymeri (Pere), të masës së sigurimit “Detyrim për tu
paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si e
dyshuar: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga
neni 248 i Kodit Penal.
– Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Alketa Ymeri (Pere), të paraqitet
të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00 para oficerit së policisë gjyqësore,
pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar.
4.Caktimin ndaj shtetases Brikena Qirjazi, të masës së sigurimit “Detyrim për tu
paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si e
dyshuar: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga
neni 248 i Kodit Penal.
– Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Brikena Qirjazi, të paraqitet të
martën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00 para oficerit së policisë gjyqësore,
pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar.
5.Caktimin ndaj shtetases Drilona Kishta, të masës së sigurimit “Detyrim për tu
paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si e
dyshuar: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga
neni 248 i Kodit Penal.
– Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Drilona Kishta, të paraqitet të
martën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00 para oficerit së policisë gjyqësore,
pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar.
6.Caktimin ndaj shtetasit Halil Gashi, të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur
në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar: Për
kryerjen e veprës penale “Fshehjes së të ardhurave”, të parashikuar nga neni 180/1
të Kodit Penal.
– Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Halil Gashi, të paraqitet të martën
e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00 para oficerit së policisë gjyqësore, pranë
Prokurorisë së Posaçme kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar.
7. Caktimin ndaj shtetasit Florian Marku, të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” të
parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si i dyshuar: Për kryerjen e veprave penale
“Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose
depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, të parashikuara nga nenet 178 e 179 i
Kodit Penal.
– Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Florian Marku, të mos largohet
nga banesa e tij e ndodhur në adresën ****.
8. Për ekzekutimin e këtij vendimi, ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe policia gjyqësore.

9. Kundër këtij vendimi bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme
të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Tiranë, më datë 25.07.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

onkologjiku

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan