AKTUALITET

64-vjeçari shqiptar tentoi t’i abuzonte të bijën, rrëfehet nëna e adoleshentes: E gjeta të zhveshur sipër vajzës

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2026, 12:14

64-vjeçari shqiptar tentoi t’i abuzonte të bijën,

Një 64-vjeçar shqiptar, Mark Preçi, i akuzuar për tentativë përdhunimi ndaj një 25-vjeçareje me aftësi të kufizuara, pritet të paraqitet para autoriteteve gjyqësore për t’u përballur me akuzat ndaj tij. Ngjarja e rëndë, e regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe e denoncuar nga nëna e vajzës, dyshohet të ketë ndodhur më 21 shkurt, brenda banesës së familjes.

Sipas dëshmisë së nënës, vajza 25-vjeçare dhe motra e saj binjake kanë një shkallë aftësie të kufizuar mbi 95% dhe që prej vitit 2016 jetojnë me të ëmën në një apartament gjysmëbodrum, ku ajo kujdeset plotësisht për to.

Në dëshminë e saj për autoritetet, nëna ka treguar se e njihte të pandehurin prej vitesh, përmes të njohurve të përbashkët, por se nuk kishte marrëdhënie të afërta me të.

Sipas saj, prej rreth një viti e gjysmë ai paraqitej shpesh në banesë për t’i sjellë ushqime. Ditën e ngjarjes, nëna ishte larguar për rreth 20 minuta për të shkuar në farmacinë e lagjes, pasi njëra prej vajzave kishte thyer syzet. Kur u kthye në banesë, ajo pretendon se e gjeti 64-vjeçarin në dhomën e ndenjjes, në një situatë komprometuese me njërën prej vajzave.

Sipas rrëfimit të saj tronditës, vajza po bërtiste, ndërsa i pandehuri kishte rrobat e ulura. Ajo ka deklaruar se ndërhyri menjëherë duke bërtitur, ndërsa burri u largua drejt banjës. Në përpjekje për ta ndaluar, ajo pretendon se e goditi me një send kuzhine, por më pas rrëshqiti, ndërsa 64-vjeçari, sipas saj, e goditi me shqelma para se të largohej nga banesa.

Nëna ka treguar gjithashtu se dera e apartamentit ishte e mbyllur kur u kthye dhe se hasi vështirësi në hapjen e saj, duke shtyrë një objekt të panjohur që ndodhej në bravë.

Autoritetet dyshojnë se i pandehuri mund të ketë pasur një çelës rezervë të ndërtesës. Rasti është në hetim, ndërsa pritet që 64-vjeçari të dalë para gjykatës për t’u njohur me masat dhe për të dhënë shpjegimet e tij lidhur me akuzën e rëndë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?