AKTUALITET

Tabaku ngre shqetësimin: 90 familje në rrugë, “Made in Albania” po shuhet nga taksat dhe kriza ekonomike

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2026, 10:12

Tabaku ngre shqetësimin: 90 familje në rrugë, “Made in

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, vizitoi sërish një fabrikë fasonerie, ku ngriti alarmin për thellimin e krizës në prodhimin vendas dhe mbylljen e bizneseve që deri dje eksportonin produkte “Made in Albania”. Gjatë vizitës, Tabaku tregoi se fabrika që pak muaj më parë kishte 120 punonjës, sot ka mbetur me vetëm 30.

Sipas saj, mbi 90 familje kanë humbur vendin e punës, ndërsa makineritë e pluhurosura janë simbol i një sektori që po shuhet për shkak të politikave të gabuara ekonomike.

“Këto janë produktet e fundit ‘Made in Albania’ që ky biznes ka prodhuar në tetor të vitit të shkuar. Fatkeqësisht, si rezultat i taksave të larta, pagesës së inputeve në doganë, zhvlerësimit të euros dhe rritjes së vazhdueshme të pagës minimale, këto biznese po mbyllen,” u shpreh Tabaku.

Ajo theksoi se barra fiskale po rëndon njëkohësisht mbi punëmarrësit dhe punëdhënësit, duke e bërë të pamundur mbijetesën e sektorit fason, një nga sektorët më të rëndësishëm për punësimin dhe eksportet në vend.

“Ky biznes deri dje kishte 120 punonjës. Sot ka vetëm 30. Makineritë e pluhurosura nuk janë thjesht pajisje pune, janë mbi 90 familje të hedhura në rrugë, mbi 90 punonjës pa të ardhura,” deklaroi deputetja e PD-së. Tabaku e cilësoi situatën si një kambanë alarmi për ekonominë shqiptare, duke theksuar se zhvlerësimi i euros po nxjerr nga tregu bizneset e ndershme dhe po godet drejtpërdrejt prodhimin vendas.

Ajo bëri thirrje që çështjet e biznesit dhe të prodhimit shqiptar të mos ndahen sipas vijave politike, por të trajtohen si një emergjencë kombëtare.

“Këto janë çështje që duhet ta bashkonin politikën. Alarmi për një ekonomi të kapur në pak duar ka vite që troket në dyert e ekonomisë, por sot është bërë realitet,” u shpreh Tabaku.

Sipas saj, ndryshimi i politikave fiskale dhe mbështetja reale për produktet shqiptare janë thelbësore jo vetëm për të rikthyer prodhimin “Made in Albania” në tregje, por edhe për të garantuar një të ardhme për familjet që sot po përballen me papunësi dhe pasiguri ekonomike.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?