AKTUALITET

Media italiane: Këta janë bosët shqiptarë të drogës që shijojnë pushimet në Dubai

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2026, 10:52

Media italiane: Këta janë bosët shqiptarë të

Për “Dori” Petokun dhe “Aldo” Sinomatin nuk është dhënë ende drita jeshile për ekstradimin. Frika e hetuesve është se ata vazhdojnë të menaxhojnë bizneset e narkotrafikut

Nga Alessia Marani dhe Federica Pozzi, IL MESSAGGERO

Strehë e sigurt dhe pushime: për ata që kërkojnë t’i shpëtojnë drejtësisë, por edhe për ata që duhej të ishin tashmë pas hekurave, pasi janë arrestuar gjatë arratisë dhe megjithatë vazhdojnë të jenë të lirë në pritje të një ekstradimi që nuk vjen kurrë.

Kjo strehw është në Emiratet e Bashkuara Arabe, mes rrokaqiejve dhe rezidencave luksoze të Dubait, ku janë identifikuar tre nga trafikantët e drogës, që hetuesit italianë i konsiderojnë ndër më të fuqishmit që veprojnë në Romë, por që tashmë thuhet se kanë bërë hapin e madh, duke drejtuar nga lart import-eksportin e drogës mes Europës dhe Amerikës së Jugut, duke përfituar nga ekonomia globale dhe një distrikt digjital shumë i avancuar.

Figura të njohura të vjetra: disa të fotografuar në rini në tribunën e Curva Nord të Lacios pranë të ndjerit Fabrizio Piscitelli, “Diabolik”, i vrarë pa mëshirë me një plumb pas koke në parkun e Ujësjellësve, në një ditë të nxehtë gushti gati tetë vjet më parë.

Të tjerë janë rikthyer në kronika kohët e fundit, të përfshirë në dosje hetimore për disa nga krimet më të egra të botës së krimit romak, me lidhje në Camorra-n dhe ‘Ndrangheta-n.

Karabinierët, Guardia di Finanza dhe policia i ndjekin prej vitesh ata dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Çfarë ka ndodhur me shqiptarët Dorian Petoku “Dori” dhe Altin Sinomati “Aldo”, kjo është pyetja që ngre deputetja Stefania Ascari (M5S), anëtare e komisionit antimafia, e cila ka depozituar një interpelancë parlamentare për këtë çështje:

“Për dy prej tyre, Dorian Petoku dhe Altin Sinomati, që i kanë shpëtuar drejtësisë italiane dhe më pas janë lokalizuar, nuk ka informacion mbi statusin e tyre të ndalimit (apo lirisë) në atë vend. Analistët kanë frikën e bazuar se, pikërisht për shkak të lirisë së lëvizjes që mendohet se vazhdojnë të gëzojnë, ata mund të vazhdojnë të drejtojnë nga distanca sistemin e narkotrafikut që godet vendin tonë”.

Petoku, pas dënimit në operacionin “Grande Raccordo Criminale”, qëndroi në burg deri në nëntor 2023. Më pas, ndërsa ishte në trajtim në një komunitet në Nola, arriti të zhdukej dhe të arratisej drejt Dubait, ku u identifikua dhe arrestua nga GICO i Guardia di Finanza në korrik 2024: që prej asaj kohe pritet ekstradimi i tij.

Një pritje që tingëllon si tallje: autoritetet italiane kishin hasur vështirësi për tre vjet për të siguruar ekstradimin e tij nga Shqipëria në vitin 2021. Në Dubai, në fakt, Dori – kushëri i Arben Zogut, i njohur si “Riccardino” i grupit famëkeq të shqiptarëve të Ponte Milvios, miq të Diabolikut, për të cilët edhe figura si Massimo Carminati dhe krahu i tij i djathtë Riccardo Brugia kishin frikë (“janë të egër fare, marrin pistoletën dhe qëllojnë”) – është një njeri i lirë. Atij i është konfiskuar pasaporta dhe i janë vendosur disa masa të vogla kufizuese, por asgjë që të pengojë realisht kapacitetin e tij operativ.

Edhe vetë Zogu (i dëbuar nga territori italian pasi vuajti një pjesë të dënimit në Itali) thuhet se ndodhet në Dubai. Si Dori, edhe Sinomati – i konsideruar si porositësi i vrasjes së Selavdi Shehajt “Passerotto”, e ndodhur në plazhin e Torvaianicës në vitin 2020 – është atje. Sipas prokurorëve, ai ka paguar 150 mijë euro Raul Calderonit (i dënuar në shkallë të parë si ekzekutuesi material i vrasjes së Piscitellit) për të eliminuar “Passerotto”-n.

I goditur nga një urdhër arresti në mars 2025 së bashku me bosin Giuseppe Molisso, ai ishte strehuar në Dubai. Aty karabinierët e Njësisë Hetimore të via In Selci e lokalizuan në tetor të po atij viti.

“Mos-përfundimi i procedurave të ekstradimit rrezikon të komprometojë efektivitetin e luftës kundër krimit të organizuar transnacional”, thekson Ascari, duke u kërkuar ministrave të Jashtëm dhe të Drejtësisë “masa të mëtejshme, edhe në nivel dypalësh, për të siguruar sa më shpejt dorëzimin e këtyre subjekteve drejt drejtësisë italiane”.

Nga larg, të ndihmuar nga dark web-i, telefonat e enkriptuar dhe qelizat e mirëorganizuara në Itali, Gjermani dhe Holandë, Zogu dhe Petoku – sipas hetuesve – vazhdojnë të ushtrojnë ndikimin e tyre kriminal mbi rrugët e kokainës.

Nga rrahës dhe shpërndarës rruge, shqiptarët – me miratimin e kalabrezëve që u besojnë atyre inteligjencën informatike – janë shndërruar në ndërmjetës të fuqishëm ndërkombëtarë në fushën e drogës dhe pastrimit të parave.

Pikërisht për këtë të fundit, hetuesit kanë një tezë: klanet më të fuqishme po shohin përtej Romës, që konsiderohet shumë e vëzhguar nga Prokuroria dhe skuadrat hetimore. Për të tërhequr më pak vëmendje, ata po derdhin para të pista (me ndihmën e bankave të fshehta kineze) në qytete të tjera të Italisë Qendrore-Veriore, në radhë të parë Firence. Dyqane, por mbi të gjitha lokale dhe restorante: lumenj parash që “pastrohen” përmes një rrjeti shumë të dendur personash fasadë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?