"Protestë në 20 gusht", aktivistët: Do të nisemi nga Brindisi drejt ishullit të Sazanit! Bashkohuni me ne!
Më 20 gusht, një grup aktivistësh do të niset nga Brindisi drejt ishullit Sazan në Shqipëri. Ata do të udhëtojnë ...
Më 20 gusht, një grup aktivistësh do të niset nga Brindisi drejt ishullit Sazan në Shqipëri. Ata do të udhëtojnë ...
Banorët e Pallatit "FI 2009" në Vlorë, i cili ndodhet përballë ish-Parkut të Tregtisë, denoncojnë një situatë...
Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh janë krijuar këtë të enjte në hyrje të Elbasanit, në aksin Tir...
Zbulimi i skemës korruptive “5D” dhe arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, u shoqëruan me lëvizje tektonike në Bashkinë...
I pyetur mbi koncesionin e hemodializës dhe akuzat për abuzim me fondet publike, kreu i PD-së, Sali Berisha, e cilësoi rastin si një ...
I pyetur mbi dyshimet se zjarret mund të jenë të qëllimshme dhe të lidhura me interesa klienteliste, kreu i PD-së, Sali Berisha,...
Ura e Rubikut në Mirditë, që lidh qytetin me disa fshatra përreth dhe me Rrugën e Kombit, është kthyer në një pro...
Një qytetar nga Vlora ka dërguar në redaksinë e Piranjat News një denoncim lidhur me gjendjen e rëndë të rrugës k...
Një konflikt brenda një familjeje në fshatin Majtarë të Dibrës ka përshkallëzuar deri në përdorimin e arm&eu...
Çdo pasdite marshojnë drejt ndërtesave të qeverisë, të mbyllura për pushimet verore. Në Tiranë, protesta vazhdo...

Zbulimi i skemës korruptive “5D” dhe arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, u shoqëruan me lëvizje tektonike në Bashkinë e Tiranës, duke ndryshuar thuajse i gjithë niveli i lartë menaxherial i institucionit kryesor vendor në vend.
Këto “lëvizje” duket se kanë prishur raportet financiare mes ish-drejtuesve të rëndësishëm lokalë dhe disa kompanive të konsideruara si “satelitë” të tyre.
Në mars të vitit 2021, një kompani e tregut të teknologjisë, “3i Solution”, u shpall fituese në një tender me vlerë rreth 750 mijë euro, të zhvilluar nga “Tirana DC”, një shoqëri publike në pronësi të Bashkisë së kryeqytetit.
Objekti i tenderit ishte “informatizimi i proceseve të punës për 48 muaj”. Raportime të mëhershme mediatike kanë ngritur dyshime se ky tender kishte elementë të mjaftueshëm të konfliktit të interesave.
Një nga pronarët e shoqërisë private, Ervis Smakaj, u konsiderua si një lidhje e ngushtë e nënkryetarit të bashkisë së asaj kohe, Arbjan Mazniku, i cili mbante edhe postin e Kryetarit të Këshillit Administrativ të “Tirana DC”.
Megjithatë, si biznesmeni Smakaj, ashtu edhe Mazniku, i cili sot është deputet në Parlament nga radhët e Partisë Socialiste, kanë mohuar publikisht që të kenë lidhje me njëri-tjetrin dhe që të kenë “rakorduar” për tenderin 750 mijë euro të “Tirana DC”.
Ankesa: “Tirana DC nuk na jep lekët”
Në mars të vitit 2026, kompania “3i Solution” i drejtohet Gjykatës së Tiranës me një kërkesë për lëshimin e urdhër-ekzekutimit për disa fatura të papaguara. Në kërkesë, Ervis Smakaj pretendon se shoqëria pubike “Tirana DC” nuk i ka paguar tre fatura, për një vlerë totale prej rreh 160 mijë euro.
Në dokumentat gjyqësore konsultuar nga “Boldneës.al” thuhet se “Tirana DC duhet të paguajë “1.Fatura tatimore nr. 31, datë 13.12.2022, në shumën 2.858.562 lekë; 2. Fatura tatimore nr. 60, datë 29.12.2023, në shumën 5.277.345 lekë; dhe 3. Fatura tatimore nr. 114, datë 02.10.2025, në shumën 7.696.129 lekë”.
Sipas pretendimeve të kompanisë private, “këto fatura tatimore nuk janë likuiduar nga pala debitorë (Tirana DC), pavarësisht përmbushjes së detyrimeve nga ana e tij dhe pavarësisht kërkesave të përsëritura për pagesën e detyrimit”.
Gjykata e Tiranës e mori në shqyrtim këtë kërkesë në 5 gusht 2026 dhe vendosi të shpallë mos-kompetencën, pasi kërkesën për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit, pra urdhërit që detyron debitorin “Tirana DC” që të shlyejë faturat e papaguara, i duhet drejtuar Gjykatës Administrative.
Gjyqtarja e çështjes argumentoi se rasti hyn në sferën administrative, pasi mos-marrëveshja e pretenduar financiare është ndërmjet një kompanie private dhe një shoqërie me kapital publik.
Megjithatë, ndërkohë që çështja pritet të shqyrtohet në vijim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, rasti është një dëshmi konkrete se valët sizmike të “lëvizjeve tektonike” në lidershpin-in e Bashkisë së Tiranës prekin edhe palë të treta, të cilat dikur kanë pasur akses të rëndësishëm në institucionin vendor./Bold News
Një automjet ka marrë flakë gjatë lëvizjes në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë, në afërsi të fsh...
Ura e Rubikut në Mirditë, që lidh qytetin me disa fshatra përreth dhe me Rrugën e Kombit, është kthyer në një pro...
Me qëllim koordinimin sa më të mirë të masave për përballimin e fluksit në hyrje-dalje në pikat e kalimit kufitar...
Angjelin Sterkaj, i cili në vitin 2023 u dënua me 16 vite burg nga Gjykata e Lartë në Islandë për vrasjen e Armando Beqirajt par...
Një qytetar nga Vlora ka dërguar në redaksinë e Piranjat News një denoncim lidhur me gjendjen e rëndë të rrugës k...
Një konflikt brenda një familjeje në fshatin Majtarë të Dibrës ka përshkallëzuar deri në përdorimin e arm&eu...
Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Hallkat”, në kuadër të një hetimi për trafikimin e armëv...
Këtë të shtunë pika kufitare e Morinit u përball me fluks të lartë qytetarësh dhe mjetesh, pavarësisht procedur&e...
Një violinist 45-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Francë, pasi u kap duke transportuar 38.3 kilogramë...
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme përfshiu zonën e Paulesh–Vidhasasgjel, në Njësinë Administrative Pajov&e...